Zbulohet oferta e PDSH-së për gjuhën shqipe, çfarë përmban dokumenti

6 Gusht 2017, 17:58Rajoni TEMA

Janë publikuar dispozitat e propozim ligjit të PDSH-së për realizimin e barazisë së gjuhëve dhe shkrimeve zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Në dokumentin e siguruar nga “INA”, tregohet edhe përmbajtja e ofertës së PDSH-së për gjuhën shqipe,

“Ky është zyrtarizim i gjuhës shqipe, gjithçka tjetër është mashtrim. (Neni 1 dhe 2 ligjit për realizimin e barazisë së gjuhëve dhe shkrimeve zyrtare në Republikën e Maqedonisë, propozuar nga ana e PDSH-së)”, thuhet në reagim.

Neni 1

Gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe dhe shkrimet (alfabetet) e tyre janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë dhe kanë status të barabartë gjatë aplikimit në të gjitha institucionet e RM-së.

Neni 2

Në Republikën e Maqedonisë sigurohet barazia e gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe dhe shkrimeve (alfabeteve) të tyre. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë kanë të drejta të barabarta në lidhje me përdorimin e gjuhëve zyrtare në të gjitha institucionet shtetërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje