Çmenduria në Itali, pranga 15 zjarrëfikësve: Ndiznin flakët qëllimisht për t’u paguar me 10 euro ora

7 Gusht 2017, 14:27Bota TEMA

Pesëmbëdhjetë forca zjarrfikëse vullnetare të dyshuar se kanë ndezur vatra zjarri për të përfituar nga fondi i ndërhyrjeve në rast dëmesh, u arrestuan në Sicili, njoftoi sot policia e Raguzës (jug të Italisë).

 

Forcat zjarrfikëse kanë ndezur vatra zjarri duke simuluar thirrje telefonike në drejtim të forcave të shpëtimit, vlerësuan hetuesit. Duke i mundësuar forcave vullnetare për të përfituar në mënyrë abuzive pagesa të akorduara nga shteti italian, rreth 10 euro për orë në rast të situatave të emergjencës.

Pesëmbëdhjetë zjarrfikësit vullnetarë, të gjithë me origjinë nga provinca e Raguzës, në jug të Siçilisë u arrestuan për mashtrim me pasojë dëme të konsiderueshme. Një pjesë e tyre janë të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

Drejtuesi i forcave zjarrfikëse të provincës kishte pikasur një numër të pazakontë ndërhyrjesh nga ana e stafit të tij, dhe nisur nga ky fakt ka nisur menjëherë hetimin.

1 komente në “Çmenduria në Itali, pranga 15 zjarrëfikësve: Ndiznin flakët qëllimisht për t’u paguar me 10 euro ora”

  1. pjeter says:

    nuk eshte cudi tashme ne itali, po ndodh gati c’do vit, nje pjese e mire e zjarrfikasave jane me kontrate part time, qe perfundojne pak ashumene fund te veres, por zjarret qe ata vet i ndezin ben qe tu rinovohet perseri sepse ka nevoje, dhe per ligj ne qofte se bejne deri ne tre vjet ne kete menyre , institucionet jane te detyruara te marrin ne pune me kontrate te perhershme, kjo dikuri po ndodh shpesh ne itali, tepakten keshtu eshte opinioni i perhapur ne itali, ku edhe disa media i raportojne si dyshime te vet zjarrfiksit, pjesa me emadhe e zjarreve jane te qellimshem, nga barinjte apo nga te tjere qe kane interesa nga shpyllezimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje