Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ka akuzuar Gjermaninë se po mbron terroristët, në një përplasje në thellim e sipër mes Ankarasë dhe Berlinit.
Duke folur në një konferencë në provincën në Detin e Zi, Rize, Erdogan tha se Turqia i kishte dhënë kancelares Merkel 4500 dosje terroristësh, por nuk kishte marrë përgjigje për asnjë prej tyre.
“Gjermania po ndihmon terroristet. Ne i kemi dhënë kancelares Merkel 4500 dosje, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje për asnjë prej tyre. Por, kur një terrorist arrestohet këtu, ata na thonë, na e dorëzoni ne. Ju nuk i sillni terroristet që keni tek ne, por na kërkoni tuajt. Pra ju keni drejtësi, ne në Turqi, jo”, u shpreh Erdogan.
Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë janë përkeqësuar muajt e fundit pasi Merkel vuri në pikëpyetje angazhimin e Turqisë ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit, ndërsa Erdogan, tha se e shkuara naziste e Gjermanisë mund të mos jetë hedhur plotësisht pas shpine.
Berlini, deri më tani, ka refuzuar të ekstradojë ushtarë dhe civilë që Ankaraja i akuzon si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit, vitin e kaluar. Një muaj më parë ndërkohë Turqia arrestoi një grup aktivistësh, përfshirë një shtetas gjerman, në një raprezalje që është dënuar ashpërsisht nga shoqëria civile.
Pas grushtit të dështuar të shtetit Erdogan ka forcuar pushtetin e tij ndërkohë që ka goditur me mijëra vetë që i konsideron mbështetës të klerikut në azil, Fetullah Gylen, që ai e akuzon si arkitekt të përpjekjeve për ta rrëzuar atë nga pushteti.
C’fare kerkon Perendimi nga Erdogan?Mos valle Erdogan duhet t’u ferkoje koken terrorristeve qe vrane mbi treqind viktima te pafajeshme,dhe sikur te mos ishte mobilizuar gjithe Turqia gjendja mund te kishte sjelle pasoja katastrofale per te gjithe popullin turk dhe rregjimin kushtetues ne Turqi.Kur Gjermania merr ne mbrojtje terroristet, qe Turqia i kerkon, te krijohet pershtypje se ate situate Grushtit te Shtetit ne Turqi e kane mbeshtetur edhe disa shtet te Evropes Perendimore.Ne nje situate terroriste ne keto shtete policia i qeron terroristet pa gjyq,ose ata “vetevriten”,ndersa Turqia nuk kerkon t’i vrase ata apo te coje ne drejtim te paditur,por kerkon qe ata te dalin para Drejtesise.Te gjithe jane njohur me arritjet ekonomike te Turqise,te cilat,fale dhe pozicionit gjeografik favorizues te Turqise,ish Kryeminstri Erdogan,sot President i Turqise, po i shfrytezon per perparimin e Popullit Turk dhe te zhvillimit te Turqise.Kjo mbase i ka bere xheloz disa shtete ne Perendim.Ne jemi deshmitare se si Franca Anglia nderhyne per te “demokratizuar Libine”,vrane presidentin Libian si qen rrugesh dhe sot Libia e beneficeve per gjithe Libianert dhe shtresat ne nevoje,ka marre rrokullimen.A mos valle te tille situate kerkojne qe te kete edhe Turqija?Lereni Turqine ne punen e saj,kur ajo nderhyn ne punet e brendeshme te shteteve te tjera,”pritjani duart”,por kur Turqia shikon punet e veta ne teritorin e saj,te pakten lereni te qete.Shqipetaret duke qene se Turqine e kemi “ne dere te shtepise” kerkojne nje Turqi stabel,demokratike,te zhvilluar,ne paqe me fqinjet.Une nuk shikoj qe kete ide ta kene edhe shtetet e zhvilluara te Evropes Perndimore.
Stop,Stop koka mongolo ruse erdogan,se merkela nuk eshte hashim thaqi i brojes se baglave te lopve.
a keni gabuar adressen se merkela evropa e usa,dhe bota ju njofin juve si terroriste,dhe jo gylenistet e popullin sirian qe ju furnizoni al kaeden isis me arme te prodhimit ruse.