Fatura e kripur për qeverinë e Ramës: 5 miliardë lekë nga kriza energjitike

9 Gusht 2017, 19:59Ekonomia TEMA

Kriza energjetike do të ketë pasoja financiare për buxhetin e shtetit, por sipas Ministrisë së Financave ato janë të përballueshme dhe nuk do të çojnë në rritje të borxhit.

Paraprakisht ekspertët e ministrisë llogarisin se fatura e krizës për buxhetin do të jetë rreth 5 miliardë lekë, ose gati 38 milionë euro, raporton Top Channel.

Në dy muajt e fundit Shqipëria ka shpenzuar mbi 50 milionë euro për të blerë energji elektrike. Deri tani fatura e importeve është përballuar nga vetë operatori i shpërndarjes së energjisë. Por për shkak të këtyre shpenzimeve të larta, OSHEE ka ndalur ripagesat e kredive, të marra me garanci të qeverisë.

Për vitin 2017, ishte parashikuar që kompanitë publike të ripaguanin rreth 5 miliardë lekë kredi. Këto pagesa tashmë do të mbulohen nga buxheti.

Stafi teknik i Ministrisë së Financave ka nisur punën për ndryshimin e buxhetit, i cili me gjasa do të zyrtarizohet pas formimit të qeverisë së re. Por sipas tyre, pagesat për energjinë nuk do të çojnë në rritje të borxhit, pasi fatura do të mbulohet nga kursimet e interesave.

Në 6 muajt e parë të vitit, qeveria kurseu 3 miliardë lekë nga shërbimi i borxhit publik për shkak të rënies së interesave. Deri në fund të vitit, qeveria shpreson të kursejë më shumë, para të cilat do i përdorë për të financuar kreditë e kompanive energjetike pa rritur deficitin buxhetor.

1 komente në “Fatura e kripur për qeverinë e Ramës: 5 miliardë lekë nga kriza energjitike”

  1. ilir says:

    Ca jan keto tituj idiot gazetash!
    OSSHE e blen energjin dhe e paguan 90 dit pune mbas blerjes.
    Energjin na e shet ne konsumatoreve dhe ne e paguajm 30 dit mesataridht 60 dit mbas konsumimit.
    OSSHE po ti arketonte leket direkt do kishte nje sasi lekesh kash prej 30 dit blerje energjie.
    Ca ka “fatur te kripur” shteti ketu?!
    Apo qe nuk ben dot qef me leket tona dhe te privatve qe i shesin energjin?
    Sado shtrenjt qe po e blen energjin OSSHE perseri me fitim po e shet tek konsumatori.Le te punoj te mos kete humbje ne rjet dhe nga vjedhjet.
    Vjedhjet nuk u shuan.
    Kam vendosur nje kontator prej 4 vitesh dhe pres qe te futet ne sistem.Shkoj tek zyrat e OSSHEse dhe i pyes se kur do te regjistrohet kontatori im dhe nuk ka pergjigje prej 4 vitesh.Shuma qe ka regjistruar per pagim i kalon te 1000 eurot.Kush ja ka fajin OSSHEse e shtetit si pronar i vetem i saj qe nuk punon te mbledhi leket?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje