Avioni spiun rus depërton në SHBA, fluturon mbi Pentagon, CIA dhe klubin e Trump

10 Gusht 2017, 13:03Bota TEMA

Një avion spiun rus ka fluturuar në kuotë të ulët në Uashington, duke kaluar mbi selinë e Kongresit, atë të CIA-s dhe Pentagonit, por edhe në Xhersi, mbi klubin e golfit ku aktualisht po qëndron presidenti Donald Trump.

Avioni i çarmatosur i forcave ajrore ruse, tip “Tupolev 154 M”, ishte ngritur nga Moska dhe kishte arritur në jug të Virxhinias, duke kryer lëvizje të shumta në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, raporton TCH.

Sidoqoftë, fluturimet janë tërësisht ligjore, bazuar në Traktatin e Qiejve të Hapur, që u lejon 34 vendeve anëtare të kryejnë fluturime civile mbi territorin e njëri-tjetrit.

Por fluturimi i së mërkurës ka marrë një domethënie të veçantë nisur nga vendet që ka vëzhguar avioni rus dhe për faktin se ndodhi në një kohë kur po hetohet ndërhyrja ruse në zgjedhje.

Vetëm të mërkurën u bë e ditur se ish-drejtuesit të fushatës elektorale të Trump, Paul Manafort iu kontrollua banesa e tij në Virxhinia nga agjentët e FBI-së që po hetojnë mbi ndikimin rus.

Avioni ka fluturuar në rreth 3.700 këmbë lartësi mbi qendrën e Uashingtonit, si dhe mbi bazën ajrore Andrews, ku ndodhet dhe avioni presidencial Air Force One.

Gjithashtu, gjatë itinerarit të tij mjeti fluturues ka kaluar mbi fushëbetejën e Luftës Civile në Çejmbërsburg, në një qoshe të Virxhinias Perëndimore dhe pranë bazës ajrore Wright-Patterson në Ohajo, bën të ditur “Politico”.

9 komente në “Avioni spiun rus depërton në SHBA, fluturon mbi Pentagon, CIA dhe klubin e Trump”

  1. Dan says:

    Eshte marrveshje shteterore qe eshte bere me Rusine per fluturime pa kufizime ne te dy shtetet o trapa nuk eshte ndonje kushedi se cfare…. Lajme si te Klintoneve keto vari bidonat….

  2. Dan says:

    Nga CNN I merrni keto pacavure juve……

    1. Eagles says:

      Jo I marin nga amb ruse dhe iraniane ne tirane

  3. Eagles says:

    O gazetar leshi kjo eshte pjese e kontrates kur mbaroi lufta e ftohte ku te dy palet lejohen te fluturojne

  4. Eagles says:

    O gazeta tema kjo eshte pjese e kontrates kur mbaroi lufta e ftohte ku te dy palet lejohen te fluturojne

  5. Luli i vocer says:

    Pe ndonje gje te keqe nga Klintonet ti ore Dan kokrocka ?? Ata e ndihmuan jashte mase kombin shqiptar , po do jesh kokkatror dhe pa tru , ik or pacavur

    1. Eagles says:

      Luli vocer ti nuk e njeh demokracine amerikane dhe ishte Clinton qe e filloi dhe ishte bushi qe I dha pavaresine

  6. Dan says:

    O lul I vocerr kur te behesh Lul I madh do ta kuptosh…… ik grric bythen tani kokeloqe

  7. shushica says:

    Nje mendim per Klintonet ,Blairin…dhe ata qe na ndihmuan ….Askush nga ne qe e quan vehten shqiptar nuk duhet te thote nje fjale te keqe per keta personalitete….Ne nuk jemi qendra e botes ,ne jemi nje vend i vogel ,nje popull qe ka vuajtur pushtime dhe barbarira ,nje toke qe na kane coptuar te fuqishmit e radhes…Ne duhet tu jemi mirenjohes per jete ketyre personazheve ,,,sepse per here te pare per shqiptaret ka nje proces te mbare historik …prirja drejt bashkimit e ligjeruar nga shtetet me te fuqishme te botes …SHBA …dhe shumica e BE….Edhe Kina e ndoshta edhe Rusia ,pavaresisht kundershtimit formal ,nuk jane bere pengese ..Ndoshta ..nje politike me e zgjuar me Kinen ,do te kishim patur nje perkrahje me te madhe …per aresyet qe dihen…Ne duhet te heqim dore perfundimisht nga perzierjet idiote ne problematikat dhe rivalitetet nderkombetare …Ato as kane qene as jane as do te jene nje ceshtja jone ,thjesht per faktin se jemi te vegjel ,por tashme nuk kemi as ndonje pozicion gjeostrategjik ,si ne kohen e luftes se ftohte …Ne nuk na duhet te komentojme me preferenca se kush zgjidhet neshtetet e ndryshme te fuqishme ,ne na duhet te bashkepunojme me kedo qe zgjidhet ….Kjo eshte e vetmja rruge ….qe nuk eshte vetem e jona ,por e shumices se shteteve te botes,bile shume here me te medhenj e fuqishem nga ne ….Kuptohet qe ne medit sociale ka edhe antishqiptare ,keta duken qarte ,,,,le ti leme ata ne llumin e tyre ,megjithese per fat te keq perdorin gjuhen tone …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje