Japonia ka vendosur një sistem anti raketor në zemër të Tokios pasi Koreja e Veriut kërcënoi se do të dërgonte një breshëri raketash drejt bazës ushtarake amerikane në Guam, të cilat do të fluturonin mbi qiellin japonez.
Fotografitë tregojnë se një njësi raketore PAC-3 Patriot është zhvendosur në një kompleks në Ministrinë e Mbrojtjes në kryeqytetin japonez.
Zyrtarët japoneze thanë se me këtë sistem mbrojtjeje ata mund të qëllonin raketat e Koresë së Veriut në qoftë se ata kalonin në territorin e Japonisë.
Ndërsa banorët e Koresë së Jugut ndihen fare të qëtë edhe pas kërcënimit të Kim Jong Un i cili tha se tha se Veriu do të finalizojë një plan nga mesi i gushtit, për të hedhur katër raketa me rreze të mesme të njohura si Hëasong-12 në drejtim të ishullit Guam.