Në kohën kur Ermal Beqiri ka qenë drejtor informatik i Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme (ZRPP), shoqëria Soft & Solutions, e lidhur me të, ka fituar mjaft tendera nga vetë ZRPP. Kjo është si të thuash se Ermal Beqiri ishte drejtues i një zyre, që i jepte punë publike një ndërmarrjeje të lidhur me të.
Skandali i 300 byzylykëve elektronikë, të blerë nga Ministria e Drejtësisë në mars 2017 nga një konsorcium prej tre shoqërish, ndërmjet të cilave ishte Soft & Solutions dhe mbi të cilin po heton Prokuroria e Përgjithshme, tani zgjerohet duke përfshirë tendera të tjerë.
Prej një investigimi të bërë nga Shqiptarja.com, në fakt u zbulua se shoqëria Soft & Solutions, zyrtarisht në pronësi të Arjola Koromanit, në të vërtetë është e lidhur drejtpërsëdrejti me Ermal Beqirin, ekspert informaticien, ish-profesor pranë Universitetit Kristal, që ka arritur suksesin profesional në sajë të lidhjeve me politikën dhe që, pas zgjedhjeve të vitit 2013, u emërua drejtor informatik i ZRPP-së.
Nga ky pozicion, Beqiri ka patur në dorë personalisht të gjitha garat për furnizimin e materialeve apo produkteve informatike që nevojiteshin për punën e Hipotekave shqiptare. Përpara se të mbulonte këtë detyrë të rëndësishme në administratën publike, Beqiri ka qenë një ndër tre ekspertët e gjykatës, që çmontoi besueshmërinë e videopërgjimit të bërë nga Dritan Prifti kundër Ilir Metës, një ekspertizë kjo, vendimtare për shpalljen të pafajshëm të Metës nga Gjykata e Lartë.
Pas fitores së qershorit 2013 nga koalicioni PS-LSI, Beqiri u mor edhe si konsulent i qeverisë për hetimet e brendshme mbi skandalin e serverit të Tatimeve. Detyra delikate këto, për të cilat më pas u shpërblye me emërimin si drejtor informatik i Hipotekave.
Ndërkohë, një bashkëpunëtore e Ermal Beqirit, Arjola Koromani, kishte krijuar shoqërinë informatike Soft & Solutions, e cila deri në vitin 2014 llogariste një xhiro prej vetëm 10 milionë lekësh në vit. Por, pas emërimit të Beqirit në Hipotekë, puna ecën ndryshe.
Më 17 gusht 2015 Soft & Solutions fiton nga ZRPP një garë me vlerë 3.894.000 lekë për blerjen e disa software-ve: në garë janë edhe dy ndërmarrje të tjera, por natyrisht atë e fiton Soft & Solutions.
Më 28 gusht Soft & Solutions fiton një garë të dytë nga ZRPP, në bashkëpunim me një ndërmarrje tjetër, me një vlerë prej 9 milionë lekësh.
Më 14.12.2015 fiton një garë të tretë, gjithnjë të shpallur nga ZRPP, me një vlerë prej 3.250.000 lekësh për blerje software-sh: në garë është edhe një subjekt tjetër, që ofron çmim më të ulët, por natyrisht është Soft & Solutions ajo që fiton.
Por më 22 dhjetor 2015 shënohet goditja e parë e madhe: Soft & Solutions bashke menje firme tjetër fiton nga ZRPP një garë të katërt, me vlerë 26.579.000 lekë. Këtu, pak a shumë siç ndodhi me 300 byzylykët që duhej të dorëzoheshin brenda një afati rekord prej dy javësh, në shpalljen e garës saktësohej që dorëzimi i një moduli të posaçëm dixhital duhej të bëhej “brenda 31 dhjetorit”, domethënë tetë ditë pas mbylljes së garës, në kulmin e festave të fundvitit. Edhe për këtë nuk ka konkurrentë të tjerë dhe Soft & Solutions fiton me një skonto prej vetëm 87 mijë lekësh.
Vetëm në këta katër muaj të vitit 2015, Soft & Solutions fitoi, nga zyra që drejtohej prej Ermal Beqirit, tendera me një vlerë të përgjithshme katër herë më të madhe se e gjithë xhiroja e deklaruar nga shoqëria në bilancet e vitit 2014. Por edhe atëhere, po ta shohësh me kujdes, të ardhurat më të mëdha ndër punët publike të kryera vinin nga Universiteti i Tiranës, ku kishte punuar në të kaluarën Ermal Beqiri dhe ku, si pasojë, ruante kontakte me leverdi, shkruan Shqiptarja.com.
Konflikti i interesit në këto katër tendera të ZRPP-së është jashtëzakonisht i madh.
Arjola Koromani, pronare me letra e Soft & Solutions, në fakt është e lidhur drejtpërsëdrejti me Ermal Beqirin, të cilit i ka shërbyer edhe si përfaqësuese ligjore.
Pranë selisë së Soft & Solutions në adresën rruga Hoxha Tahsim, nr. 2, kati 2 në Tiranë, është regjistruar edhe shoqëria Forensic Lab, që më parë ishte e regjistruar me seli pranë zyrave të Ermal Beqirit. Dhe në parkimin e rezervuar për Soft & Solutions, para selisë së shoqërisë, parkohet gjithnjë Mercedesi i Ermal Beqirit dhe i askujt tjetër, pikërisht siç i lejohet një pronari.
Një lidhje kaq e ngushtë kjo, sa të bën të dyshosh se Ermal Beqiri është pronari i vërtetë i shoqërisë, të cilës, në cilësinë e drejtorit informatik të ZRPP, duhet t’i ketë dhënë si fituese tenderat e veta.
Biznesi mes Soft & Solutions dhe ZRPP mund të ketë qenë edhe më i madh se kaq. Në vitin 2016 ZRPP hap garë me vlerë 296 milionë lekë (të reja), gati 2.5 milionë euro, për dixhitalizimin e 51 shërbimeve të hipotekave.
Gara fitohet nga një grup subjektesh, emri i të cilëve nuk u bë asnjëherë publik, me përjashtim të njërit prej tyre, ATD shpk, i vetmi subjekt për të cilin jepen të dhëna në buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimit Publik, si ndërmarrja përfaqësuese e tyre.
APP zakonisht publikon informacionet që i jepen nga institucioni i cili drejton garën, që në këtë rast është ZRPP. A mos vallë ZRPP, domethënë Ermal Beqiri, ka sjellë të dhëna jo të plota për të fshehur praninë e Soft & Solutions mes shoqërive fituese? Ligji detyron të bëhen publike të gjithë emrat e shoqërive fituese, por këtë herë APP nuk e ka vënë re këtë harresë të rëndë. Duhet theksuar se për këtë nuk ka prova, por megjithatë dyshimet janë të forta.
Nga ana tjetër, që biznesi i Soft & Solutions në 2016-ën ka ecur më së miri, këtë e tregojnë të dhënat e bilancit të saj, me të ardhura në masën 451 milionë lekë të reja, 1.500% më shumë se sa kishte arkëtuar më 2014. Miliona euro, të cilat shoqëria vetëm pjesërisht i ka marrë nga ZRPP: duke investiguar mes shumë tenderave të tjerë që ka fituar, në të vërtetë zbulohet se janë të shumtë edhe institucionet e tjera publike që e kanë favorizuar. Një punë e suksesshme, e kryer në fshehtësi dhe heshtje gjatë tre viteve, por që incidenti me 300 byzylykët elektronikë për të burgosurit, në mënyrë të papritur, e nxori në dritë. (A.D.)
Ky eshte nje kryeinjorant qe bravo i qifte ka be leke. Ka lidhje te ngushta me liken, presidentin tone te dashur, O popull, mos u vini zjarre pyjeve po shkojini presidentit, kryeministrit ne zyre e digjni ata, jo pyjet.
Nuk eshte e vertet qe keto vjedhje te mundeshme kan dale ne drite nga hetimi i byzylykeve…!
Keto lloj skandalesh, te administrates se lart shteterore, zakonisht dolen nga bisedat e KM-se me fshataret e Kucit,Gramshit,Skarlarit, kukesit…Gorese se lushnjes, karbunarit etj..
Se vetem ata e kane mundesine te kultojne se cfar ndodhe me fondet qe shperdorohen nga administrata e larte..!!!!
P.S K.M-ja nuk ka asnje mundesi, i shkreti, te beje nje audit te brendeshem per te par se si jane perdorur (vjedhur)fondet nga vartesit e tije….ndaj dhe kerkon mendje nga fshataret se s kan vjedhur sekretaret dhe tipa si ky drejtoruci kristalin..
Nuk ka mundesi i gjori….apo ka frik nga e verteta???
Sepse
Haha Vlora, sakte. Po nuk eshte kjo per te qeshur ne fakt. Po eshte per te qare tifozlleku i popullit qe mbush sheshet dhe te hidhet ne gryke kur ju kujton ndonhe “gabim te vogel” si puna e ketij. Terbohen me shume me ate qe jua permend sesa me fajin dhe fajtorin.
Ehhh, Korrupsioni Shqiptar. A thua se sot dolen ne drite gjerat. Te gjithe e dime se kush eshte nje firme dhe kush nje tjeter.
Erion Veliaj bashke me Cucin kane Comm&Progress,
Ilir Beqja ka INTECH
etj etj etj. Te gjithe politikanet kane nga nje firme. Shqiperia ka 25 vite qe vidhet
Mos enderroni kot. Asgje nuk do te ndodhe. Timonierit te madh anija i eshte bere site; tepsia i eshte bere me brima te vogla nga ndryshku LSI. Keta jane te gjithe si te semuret me HIV pozitiv. Jane bartes te virusit; ketyre virusi nuk u ben asgje, por infektojne te gjithe qe kane afer, qe i prekin me dore dhe me peshtyme. Semundjen e keqe ja kane fut edhe PS.
E shikoni cfare behet? Vete Ali e vete Kadi. Me paret e popullit ben tendera sa here i do qefi, bile hap dhe konkurim per tendera te rinj.
Vjen tjetri behet milioner sa hap mbyll syte, ndersa shteti ankohet se nuk ka para per te rregulluar depoziten. Jo vetem jaq, por do ngreje dhe agjencine private te menaxhimit te studimeve minerare, ( kujtojme letren e profesor Alfred Frasheri). Ne kete menyre disa Ermale te tjere do i kene duart direkt te zhytyra ne naften dhe minierat. Kohe e arte per te qene i Partise.
Xhozi vodhi dhe perkrahu kriminelin Berisha, meqe i vuajten xhaxhallaret ne internim. Dhe na e tregon historine e dhimbshme ne nje menyre te tille qe sikur thote qe i takon te vjedhe e te vrase, ndersa Rilindasit e Ramutit nguten te mos lene gje pa bere nga ato qe beri Berisha se ju takon dhe ketyre barazimi.
popull, po nuk u zgjuat te vendosni vete fatin tuaj dhe ti kerkoni llogari shtetit, ke marre fund.
Thojini me fal atij Hushit ju patriote te dhjere qe ju dhemb fjala e vertete dhe nuk ju dhemb malli dhe gjaku juaj qe vidhet perdite nga lango si puna e Beqirit.
Dhe kujtohuni per fjalet e Kekos.
Rreckamanet qe u bene milionera jane kriminele qe duhen djegur..si e thote dhe Genci me siper…ashtu si i dha dhe drejtim fieraku para disa javesh.