Ish kryetari i LSI, aktualisht nënkryetar i saj Petrit Vasili vijon sulmin e përditshëm ndaj kryeministrit Edi Rama Vasili thotë se vendi është pa qeverisje dhe pa qeveri, ndërkohë që situata nga zjarret dhe viktimat në plazhet tona është alarmante.
Madje ish kreu i LSI bën dhe ironi me Ramën, teksa thotë se duhet të dalë dikush t’ia shpjegojë se Kushtetuta nuk e njeh facebookun si qeveri, ndaj duhet ta mbledhë kabinetin qeveritar.
“Shqipëria pa qeverisje dhe pa qeveri.
Megjithë katastrofën e zjarreve në gjithë Shqipërinë, mbytjet që vazhdojnë në plazhet tona- ku edhe dje në Vlorë pati një tjetër rast fatkeq e ku kurrkush nuk e ndihmoi, mungesën e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm si ankth i përditshem i mijëra pushuesve, në asnjë rast nuk pamë as qeveri e as qeverisje që të mblidhej, të vendoste, të zgjidhte dhe t’u printe punëve në këto ditë halli.
Dikush duhet t’i shpjegoje këtij kryeministri që e ka detyrë kushtetuese të mbledhë qeverinë e këtij vendi, sepse kushtetuta nuk e njeh facebookun e tij veror si qeveri.
Qeveria e këtij vendi, kushdo qoftë ajo, ka përgjegjësi dhe detyra të patejkalueshme dhe ajo duhet të mblidhet dhe t’i ushtrojë ato, pasi parlamenti atë ka votuar dhe përgjegjësi pa zot nuk ka.
Sigurisht, ky kryeministër shkollëpak që kemi nuk ia thotë hiç nga kushtetuta, pasi kushtetutë ka dënglat ne erë dhe hallin që nuk ta zgjidh, por ta lë na derë”, shkruan Vasili në rrjetin social.
Po ju gazetare “dru-me-pre” perse beheni zedhenes i nje apo disa idioteve, qe shkruajne sikur te kene dale nga spitali psikiatrik? Ngelet perdite duke publikuar idiotesira nga njerez si Petrit Vasili dhe Patosi.
Petrit pasha o po i bie këmborës
Valle ku janë o nëntë malet e Vlores.
Malet e Vlores opo vallë ku janë,
Por Petrit pasha hap luftë në Tiranë.
Petrit pasha ku e ke LSI-në
Në malet e Vlorës të tërë m’i grinë.
Z.Vasili, cdo te thoni per drejtoret e LSI qe zihen si halabake ne mes te rruges me vartesit!!!
Jo Qeverisja, por “diçka” tjetër ju djeg juve, Partinë e Hajdutëve dhe Ryshfeteve, zoti Vasili…!!! Merr mundimin dhe lexo pak dhe komentet e njerëzve të thjeshtë…! Edi Ramën, do të fillojmë “ta gjykojmë” pas një viti qeverisjeje…
Ooooooo Vasil! Vendi tani ka jo një po tri qeveri: një është ajo e fejsbukut, që ka qytetarët e saj; tjetra është ajo e aleatëve apo ortakëve të tu, pra të vetë Vasilit (9 të PD-së), dhe më në fund është edhe ajo që mbetetet. Vasili po bën medemek opozitë të ashpër, madje aq të ashpër saqë bëhet qesharak. Komentet kushedi nga i bën, nga ndonjë vend luksoz të pasurish, po bën sikur nuk bën pushim se digjet për hallet e popullit, dhe pandeh se populli i ha broçkullat e tij.
Epo burre me zhele e llapaqen se ky petro nuk kam pare, po qepe njehere o burr
P.Vasili , si nje shkop , i ndyer ne te dy krahet , qe nuk i vlen , as pozites
dhe as opozites , por ben zhurme per show , per te treguar se , eshte
dikush dhe…. , po merret me “pune” !
Nuk duhet te revoltohemi, se ne fakt ka te drejte ky lepuri i Presidentit..
Por, ku jemi katandisur.. Petriti i LSI-se, eshte bere zedhenes i shqiptareve..