Një ekip, që të funksionoi plotësisht në realizimin e objektivave, sigurisht çdo person, që punon për përmbushjen e tyre, do të ishte më tepër produktiv, nëse nuk do të shqetësohej për të marrë meritat në menyrë djallëzore si intrigant… duke mos bërë asgjë! Gjithmonë, sipas gjykimit tim, një ekip dështon kur titullari në raste krizash, e ka mendjen të bëj pushime dhe vartësit e tij bëjnë sikur punojnë, sillen lartë e poshtë korridoreve, sikur u merret fryma nga punët e mëdha, por në fakt, rropaten për të “vjedhur” meritat për shtatorin e “vështirë’, që po vjen për administratën e rrejshme.
Të tillë rrëmbythje, mund të gjeni me “lopata” në administratë. Por, “pyll pa derra nuk ka”, e në pyllin tonë politik Orwell-ian, gjallesat që ndodhen brenda tij, kanë karakteristikat e tyre të veçanta, ky biodiversitet, nëse do të studiohej thellë, do ishte muzë frymëzimi për çdo biolog e antropolog, shënimet e të cilëve i’ua garantoj, do të kërkonin dekada të arrinin në një përfundim shkencor.
Shumë njerëz më pyesin: Po mirë drunjtë dhe shkurret nuk i kursejnë, po ullinjtë pse i djegin?! O njerëz, a e dini se ullinjtë “duhen” djegur?! Po, po duhen djegur, sepse duhen djegur milionat e vjedhura.
Miliona lekë kredi janë dhënë nga Berzh për bujqërit e Panaritit, për të “pyllëzuar” kodrat anë e mbanë vendit me ullinjë, e që fatkeqësisht janë djegur nga piromanët “pa adresë”, që në fakt i kanë shpëtuar njëherë e mirë miqtë, që i kanë urdhëruar nga hetimi i këtij krimi të madh financiar. Mirëpo, askush nuk flet e askush nuk dëgjon, shikon, kupton, se zjarrvënia po mbulon një krim të madh financiar që po i vjen koha që dikush të japi llogari. Aq të guximshëm janë përgjegjësit, sa me anë të gjithëfarë konellapsish partie, po e drejtojnë gishtin nga Ministria e Mbrojtjes, që duhet të fikë zjarret sa të skuqen e piqen në diell ministrat “hallexhijë”, edhe pse vendi digjet, ata të pashqetësuar po rrëziten buzë bazenit me fekale duke mos i’a ndjerë erën.
Fjala vjen, nëse Mimi Kodheli, do të shqetësohej më tepër të nxinte lëkurën teksa vendi digjej, praktikisht për sa i përket zonjës, nuk do ngrihej kurrsesi asnjë pikë paragjykimi, pasi Ministria e Mbrojtjes nuk është dikasteri i policisë pyjore dhe as i rojtarëve të pyllit.
Shumëkush, do të pyeste se përse hesht dhe përse Mimi Kodheli po kryen një detyrë të rëndë, që nuk është fare kompetencë e Forcave të Armatosura?! Nuk besoj se keni dëgjuar, se ushtria e një vendi është dikaster që shuan zjarret me në krye ministrin e mbrojtjes, sepse strukturat përgjegjëse me ministrat përgjegjës bëjnë… plazh.
A e dini pse e bënë zonja, sepse është zotuar të marrë përsipër të menaxhojë deri në zgjidhje, të gjithë krizat dhe sfidat që përballet ekipi i saj?! Diferenca është e madhe, por arsyeja është vetëm një: Zonja Kodheli bënë pjesë në ekipin, që u intereson dhe kujdesen për vendin e tyre, ku përgjegjësia është më e madhe dhe detyrim, përballë meritave dhe “medaljeve” të mirënjohjes që mund të marr nga ky akt.
Ndryshe nga ajo, kolegët e saj kanë një qëllim të mbrapsht dhe paturpësisht e tregojnë, se atyre nuk u ka interesuar kurrë Shqipëria, nuk u ka interesuar kurrë çfarë mund t’i japin ata vendit të tyre. Atyre më shumë u ka interesuar ajo për të cilën kanë qënë prezent në qeverisje: Çfarë mund t’i “marrin” ata këtij vendi!
Nëse do të kthehemi disa muaj pas, në ditët e fundit të janarit, ku nisi dhe prologu i krizës së koalicionit Rama-Meta me shkarkimin e Ylli Manjanit, tani mund të themi fare mirë se LSI, sapo shkroi dhe epilogun me votuesit e saj. Në kapitullin e fundit, që koincidon me katandisjen në opozitë të partisë së Lavjerrësit, LSI nuk tregoi asgjë më shumë se këtyre u ka interesuar partia, të cilës i ka rënë zjarri me kohë dhe në tetorin e afërt do të bëhet “hi e pluhur”!
Ndërsa të vjen të qeshësh e të qash, kur dëgjon zonjën e zotërisë së parë, teksa tregon, por nuk e di se kujt, por paturpsisht kërkon të mashtrojë sy për sy shqiptarët, se LSI ka marrë kosto të mëdha duke qenë pjesë e qeverisë Rama. Por sot, 7 muaj më pas, zonja e zotërisë së parë, e ndihmuar dhe nga ekipi i saj, u tregoi fare mirë shqiptarëve se ka punuar gjithmonë kundër tyre, në të mirë të sh.p.k së saj, duke i faturuar humbjen tjetër kujt.
E që i njomi, mos të digjej me të thatin, duhet që t’i ndajmë nga njëri tjetri. Ka ardhur koha, që kryeministri ynë të mos hesht. Ministrave që fërkojnë duart të gëzuar, se plani si i barbarëve “digj e përvëlo, për ta lënë vendin tym e hi dhe djerr të shkretuar”, pas kurrizit të tyre, duhet të merren “zvarrë” aty ku qeshin dhe lehin dhe të dërgohen para drejtësisë.
Nuk kanë para tepër shqiptarët që të paguajnë zjarrvënësit e shtëpisë së tyre, vetëm se ata u thonë, se po i’u digjet shtëpia. Një minutë e më parë, kushdo që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, qoftë edhe për një ditë pune, duhet të japi llogari! Ka ardhur koha, që polici pyjor, të mos hiqet si polic rrugor dhe kriminelët zjarrvënës, sëbashku me ata që po i drejtojnë të ndalohen.
Edhe njëherë, jam i bindur se, po bëhet një krim për të mbuluar një krim. Vërtetë duhet të falenderojmë ushtrinë që po lufton me zjarret dhe zjarrvënësit, por duhet të ndjehem fajtor që po e shpërdorojmë dhe fyejmë duke i ngarkuar barrën e të “poshtërve”, që as nuk kanë ndërmend të frikësohen, e jo më të tërhiqen nga qëllimi i tyre!
Bravo!
Kjo është e gjitha.!????
Lel, lel o koke tenxhere, se pa ta qi birren e sateme nuk do plakem , Anri Bala koke tas ja kam fut e do ja ras ne goje e ne sumb qe tia pleas.
Urime zonjes Mimi Kodheli, per gjthcka qe ka ber per rreformimine ushtris ne pergjithesi dhe kontributit te jashtezaakonshem qe po ep ushria ne mbrijtjen e pyeve dhe mjedisit nga zjaret e zjarevennesve kriminel qe duan ta shohin shqiperin pluhur dhe hi.
Per turpin e tyre dy ministrat e LSI ai i mjedisit Lefter Koka dhe ai i bujqesis Panariti, su pan e su duken gjekundi ne shuarjen e zjareve qe dogjen me qindra HA me puje peme dhe ullinj. Keta duhet ti lyesh me benzin dhe ti djegish ashtu si u dogjen pyjet dhe ullimjt., eshtu me paaftesi dhe neglizhenca ne detyr kan qen thuajse gjith ministrat LSI, edhe ata te drejtesis edhe pse u nderuan tri her , asnjeri sberi emer per mir, perkundrazi drejtesia mbeti me e kooruptuara, apo edhe ata te trasportit , me shume deshtak sesa te sukseshsem. Beri mir Kryeministri Rama qe kete rrahe u vuri fshesen dhe mos u cuditmni, qe ne kater vitet e arceme , LSI jo vetem dote rrudhet shum, por shum shpejt dote shkoi drejt shdukjes , pashke me partickat e tjera,
Mese e sakte!
por z. Rama eshte ai qe duhet te ndaje shapin nga shqeri!
Sa me shpejt me mire! Per shqiptaret e Shqiperine
je i paarritshem nga te tjere o Anri,te lumte dora e mendja….
Ministri per mbrojtjen e pyjeve,nuk mbaroi dot as universitetin Kristal,por….universitetin e Struuuuuges!Ndryshe do thoshim universitetin e Shijakut.
Complimente Anri!
Gazetar si Juve ka nevoj Shqiperia e shqiptaret