Princesha Diana, aferë seksualë edhe me tenistin serb?

14 Gusht 2017, 11:56Bota TEMA

Ish-tenisti i njohur serb Sllobodan Zhivojinoviç, pretendon se ka pasur një marrëdhënie me princeshën Diana, ndërsa ajo ishte akoma e martuar me princin Çarls.

52- vjeçari thotë se marrëdhënia mes tyre nisi në fund të viteve ’80, kur ajo po e ndiqte gjatë një ndeshje në Uimbëlldon.

Pas kësaj, ata u bënë ekstremisht të afërt me njëri-tjetrin, sipas tij.

Zhivojinoviç thotë se Diana e ndiqte atë nga afër fushës dhe jo nga lozha e VIP-ave, për të qenë më pranë.

Duke folur për një gazetë serbe, ai tha se ishte takuar me princeshën në vitin 1987.

“Ajo më pyeti nëse jam tenisti me shërbimin më të shpejtë dhe i thashë ‘po’”.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme.

Me të mund të flisja për gjithçka dhe madje edhe gjërat më të vogla ishin fantastike”.

“Nuk dua të flas me detaje pasi ajo nuk është më mes nesh,” tha ai, raporton Express.

Zhivojinoviç u tërhoq në vitin 1992, pikërisht në vitin kur u martua me Lepa Brenën, këngëtaren e famshme serbe.

Boris Beker ishte shoqëruesi i dhëndrit.

3 komente në “Princesha Diana, aferë seksualë edhe me tenistin serb?”

  1. s says:

    Jeni nje staf shume I degjenerum.

  2. asd says:

    Cdo te thote “afere seksuale” me tenistin serb ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje