Mbreti dhe kryeministri i Spanjës si dhe mijëra qytetarë spanjollë kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave që humbën jetën në sulmin terrorist që ndodhi në Barcelonë pasditen e djeshme.
Mijëra njerëz dolën në sheshin kryesor të Barcelonës, ku qëndronin në rresht të parë mbreti Felipe, i shoqëruar nga kryeministri Mariano Rajoi.
Pasi përfundoi heshtja, të pranishmit duartrokitën për 14 të vdekurit dhe qindra të plagosurit nga ngjarja tragjike.