"The Economist": Donald Trump nuk e ka idenë se çfarë do të thotë të jesh president i SHBA

18 Gusht 2017, 11:40Bota TEMA

Revista “The Economist” ka kritikuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump duke e akuzuar se “nuk ka asnjë ide se çfarë do të thotë të jesh president i SHBA”.

Autori i tekstit shkruan se deklarata e fundit ku Trump synoi të ishte i baraslarguar duke fajësuar të dyja krahët për episodet në Virginia, nuk la asnjë dyshim se cila palë është më afër zemrës së tij.

Nisur nga qëndrimit i Trump për të trazirat në Charlottesville, ku një protestues i krahut të djathtë tentoi të shtypë me makinë dhjetëra aktivistë të majtë, revista ka publikuar në kopertinën e saj presidentin duke mbajtur fjalim me një gyp të bardhë, që simbolizon kapuçin e bardhë të Ku Klus Klan.

Edhe pse autori e bën të qartë se Trump nuk është shumë ekstremist i djathtë, ai thotë se “kjo është larg të qenit shpëtimtar i republikanëve”.

“President i tyre” sipas artikullshkruesit “është politikisht i paaftë, i pamoralshëm dhe me temperamentin që ka nuk i përshtatetet vendit“.

Në mbështetje të pretendimeve të tij, autori vë në dukje se “Trump  u mbështet nga ish-kreu i Ku Klus Klan, David Duka, teksa u braktis nga Këshilli Biznesit, të cilin u detyrua të shpërndajë”.

The Economist shkruan se presidenti i SHBA ka një detyrë, të bashkojë kombin.

Trump u përpoq ta bënte këtë gjë të hënën, por zgjati as  24 orë.

Ai nuk mund ta shohë përtej hundës së tij.

Në vend të kuptonjë se puna e tij është të nderojë zyrë zyrën e presidentit, është i interesuar të nderojë vetëm veten me arritje të supozuara”.

Titull të ngjashëm ka edhe revista New Yorker, e cila tregon Trump duke lundruar me një varkë në formë kapuçi të Ku ​​Klus Klan.

Dënimi i dobët që presidentit Trump u bëri grupeve raciste, si të mos donte të humbte votues më shtynë të bëjë këtë”, tha karikaturist David Plunkert.

https://www.economist.com/news/leaders/21726696-u-turns-self-regard-and-…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje