Nard Ndoka sulmon kritikët e Bashës: Ata po vazhdojnë të kërkojnë "babën"!

19 Gusht 2017, 18:46Politika TEMA

Aleati i kreut të PD Lulzim Basha, Nard Ndoka i cili në zgjedhjet e 25 qershorit mori mandatin e deputetit nën siglën e PD, ka replikuar ashpër me kritikët e Bashës, që ai i quan “të larguarit nga PD” .

Në reagimin e tij, Ndoka shkruan se ata nuk mund të kërkojnë më llogari Bashës, por duhet të vazhdojnë rrugën e tyre.

?Pse kërkojne “babën”, të larguarit nga PD-ja?!
Ka disa personazhe në politikën shqiptare që kanë ecur, janë ngritur, janë përkëdhelur nga “baba”; në fakt për rastësi apo servilizëm të tejskajshëm!

Sot, të larguar e të mënjanuar në “lirinë” e tyre, nuk po dinë të orientohen, të kuptojnë realitetin, të organizohen apo të jenë kontribues.

Tashmë në mërzi për mungesën e fronit, për mosvëmendjen e “babës”, po kërkojnë sërish “babën”!

-‘Ku është “baba”?’, -‘ku ka humbur Basha?’, na pyesin ne të gjithëve!

Çfarë t’u themi?!

“Baba” nuk është më për Ju, mos u mërzisni; zgjohuni dhe filloni rrugën Tuaj! Nëse do dini të ecni vetë, (pa “babën”), këtu jemi do ju shohim, vlerësojmë, respektojmë dhe pse jo; t’ju mbështesim në të drejtën Tuaj, si një mundësi ringritjeje.

Por ju lutemi, mos kërkoni “babën” në fb, se nuk është dhe nuk mund të jete më për Ju!

Zgjohuni, kthjellohuni, bashkohuni dhe kontribuoni për të mirën Tuaj, të PD-së, të Opozitës dhe të politikës shqiptare.
Unë ju vlersoj dhe ju respektoj në të drejtën Tuaj, por ju them se kur jemi rrëzuar dikur nga Ju, nuk jemi ringritur kështu, duke kërkuar “babën”!

Jozi, Astrit e coo.., Basha nuk është dhe nuk mund te jetë “babai” i Juaj, ai është kryetari i Juaj!

Zgjidhni një rrugë për të shkuar tek Ai, mos humbisni kohë me ‘llogje’ fb-je, por ndërtoni të ardhmen Tuaj politike.
Unë ju mirëpres; ndryshe nga Ju që na penguat!

Faleminderit!”-shkruan Ndoka.

4 komente në “Nard Ndoka sulmon kritikët e Bashës: Ata po vazhdojnë të kërkojnë “babën”!”

  1. I pa pune 27 vjet says:

    DREJT!

  2. pro says:

    -ky eshte stilisti i politikes ne opozite.

  3. Baffo says:

    Ky po eshte loqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje