Pasunarët e Shqipërisë

19 Gusht 2017, 18:08Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Këto ditë, sidomos e përditshmja « Shqiptarja.com », ka botuar deklarimet e pasurive të gjyqtarëve, prokurorëve e politikanëve shqiptarë. Ndjesia e parë që provon kur i lexon ato deklarime është të vjellët. Të vjen vërtet për të vjellë dhe të neveritet ky vend dhe historia e tij. Le të bëjmë një llogari të thjeshtë. Disa nga prokurorët që sot figurojnë me lokale e me mijëra euro, apo disa nga gjyqtarët që kanë pika karburanti dhe banesa pa fund, janë nga ata mjeranët e shkollës së plepave që, pasi kishin mbaruar ndonjë fakultet në Kamëz apo ndonjë institut trevjeçar rajonal, erdhën në Tiranë pa asnjë kacidhe. Pa shtëpi, pa rroba për të veshur e për të dalë si njerëz dhe sot janë milionerë. Po ashtu edhe politikanët tanë, ndër të cilët shquan sidomos Ilir Meta. Edhe në një rast tjetër e kam përmendur një detaj. Më kujtohet aty rreth viteve ’95 ose ’96 Ilir Meta ka pasur një makinë golf të bardhë dysh në mos gaboj dhe e mbaj mend si sot që i kishte bërë defekt diku para Taivanit. I kishte ngritur kofanon dhe po e rregullonte.

Deri në atë kohë Ilir Meta nuk kishte pasur asnjë funksion shtetëror, përveçse deputet në Parlamentin e Shqipërisë dhe gjendja ekonomike ishte normale një golf dysh. Po sot? Një tjetër politikan i lartë i këtij vendi na befasoi të gjithëve në fillim me stilin e jetës së thjeshtë. Sali Berisha për pak sa nuk na u bë shenjtor duke reklamuar shtëpinë në rrugën « Fortuzi » dhe jetën modeste.

Po sot? Për të mos folur për Fatos Nanon apo qoftë edhe për Edi Ramën që nga shtëpia te Parku i Autobusëve jeton në një vilë luksoze në Surrel. Ndërsa makutëria e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë nga dhjetë banesa e nga dhjetëra numra llogarish bankare është vërtet shenja se ky vend ka një defekt të madh në palcën e tij. Për fat të keq, ky vend gjithnjë është qeverisur e drejtuar nga batakçinj e njerëz makutë që e kanë parë atë si plaçkë dhe si çiflik. Është e vërtetë se një vend bëhet i begatë nga të pasurit, por është po aq e vëretë se një vend dregradon dhe bëhet një kënetë nga babëzia dhe nga hajdutët që hiqen si administratorë të tij. Nuk e di nëse dikush mund të më qetësojë apo të më mbushë mendjen se si ka mundësi që për njëzetë vjet politikanët e këtij vendi u pasuruan kaq shumë? Ka vetëm një klauzolë që e hedh poshtë gjithë pretendimin për të justifikuar makutërinë e gjyqtarëve apo prokurorëve e politianëve shqiptarë dhe kjo është edhe ligji edhe morali. Ligji e ndalon një funksionar publik që të merret edhe me aktivitet privat. Ndërsa morali në këtë vend nuk ekziston. Morali është ndjenja për të shërbyer me korrektesë dhe për të mos vjedhur.

Ana tjetër e problemit është stili i jetës. Në këtë pikë, këta zyrtarë të lartë të Republikës sonë kanë treguar anën më mjerane të një bashkësie që është etja për t’u dukur dhe për ta sfiduar tjetrin me anë të pasurisë, për ta mundur tjetrin me anë të forcës së parasë. Shqiptarët kanë shumë cilësi të denja për një qytetërim europian, por sa herë që bëjnë shtet, të zgjedhurit e tyre duket sikur i marrin në kazanin e plehrave. Si mund të jesh gjyqtar në një vend të varfër me nje drejtësi që shitet e blihet dhe t’i lejosh vetes që të blesh 18 apartamente? Si mund të jesh prokuror dhe t’i lejosh vetës që përballë me zyrën tënde të blesh dhe një lokal e ta japësh me qera? Si mund të jesh president në këtë vend dhe të kesh një super vilë në plazh dhe nja shtatë a tetë aprtamente që i shet dhe i blen. Si mund të jesh kryeministër në këtë vend dhe t’i lejosh vetes luksin që të jetosh në një vilë mbi banorët e tu të drobitur! Njeriu mund t’i ketë të gjitha ato mundësi financiare që kanë edhe makutët dhe të babëziturit tanë politikanë apo gjyqtarë e prokurorë qofshin, por, për të respektuar popullin ku ti jeton, për të respektuar varfërinë dhe skamjen e tyre, ti vetë duhet të jetosh normalisht përsa kohë që je në detyrë. Pastaj kur të gremisesh nga ai post, kur të dalësh në pension, ndërto vila e bli pallate.

Nuk e di a e kini vënë re një lajm që botohej para disa ditësh mbi pasuritë e paluajtshme në Europë. Vende si Danimarka apo Suedia apo dhe vende të tjera europiane kishin një numër të vogël të popullsisë që zotëronte banesa private, më duket diku te 20%. Këtu te ne kjo shifër është e lartë për shkak të privatizmit të banesave të ndërtuara në kohën e komunizmit. Por komedia nuk mbaron këtu.

Nëse do të shohësh makutërinë e zyrtarëve që po u përmendet pasuria këto ditë në shtypin shqiptar, do të vëresh se shumica e tyre e kanë derdhur pasurinë në banesa e garazhe. Shtëpi pafund që i blejnë dhe i shesin, që i japin me qera e i shesin prapë. Pastaj do të vëresh se si pa gjë të keq deklarojnë se kanë marrë kredi deri në 300 mijë euro për një banesë. Me interesin e sotëm i bie që për një kredi të tillë t’i kthesh bankës 450 mijë euro. Po ku i gjejnë paratë që e kanë shlyer bankën? Nga rroga të thonë ose nga shitja e apartamenteve të tjera. Dhe në fakt, ne, budallenjtë e këtij vendi, duhet t’i besojmë. Mirëpo nga kjo përqasje me vendet e zhvilluara popullsia e të cilave ka banesa në zotërim në një përqindje më të ulët se e jona, mund të nxjerrësh edhe një përfundim tjetër që lidhet me stilin e jetës. Të gjithë e dimë tashmë se në Perëndim shtëpia është një hotel në të shumtën e herës dhe se në disa vende ka një çmim të lartë.

Kuptimi i jetës në ato vende nuk është kapadaillëku oriental që t’i mburresh gjindjes së mjerë me vila e pishina apo me pallate e me banesa. Kuptimi i jetës në ato vende dhe kënaqësia e saj është diku tjetër. Në radhë të parë jeta në ato vende është lëvizje, punë e sigurtë, pastaj zbavitje dhe shtëpia është një hotel që ka vlerën në fund. Ndërsa shqiptarët janë ende nën ndikimin e jetës orientale që e ndalon kohën. Shqiptari makut që ka si kuptim të jetës lekun dhe paranë e fituar me çdo çmim e ka mendjen të ndërtojë saraje dhe të shetisë me vetura të shtrenjta. Për të nuk ekziston komuniteti, nuk ekzistojnë bashkatdhetarët.

Ata janë sfondi ose pasqyra ku ai sheh pasurinë e tij dhe u tregon atyre se është më i fuqishëm se ata. Ky egoizëm anadollak ka zënë vend sidomos te pasunarët e rinj të Shqipërisë, të cilët janë në garë që të na tregojnë vilat, apartamentet dhe fëmijët e tyre sa herë që u bie rasti janë në garë gjithashtu për të na treguar makinat, orët dhe brekët e plazhit. Krahasimi çalon thoshin grekët e lashtë dhe unë nuk dua të përmend këtu Rokfelerin që e la gjithë pasurinë e tij në trashëgim të universiteteve dhe kërkimit shkencor, nuk dua të përmend as Bill Gates që miliona dollarë e tani në fund edhe miliarda nga pasuria e tij po i dhuron për shkencën dhe për vende të varfëra, jo nuk dua të përmend këta, por dua të pyes: më gjeni një pasunar shqiptar në këta njëzetë e ca vjet që ka bërë një dhuratë, që ka ndërtuar një shkollë, që ka financuar një komunë a bashki të mjeruar?

Më gjeni vetëm një! Krahasimi çalon dhe unë nuk dua të përmend për të disatën herë që femra më e fuqishme e Europës dhe e botës po ashtu, Angela Merkel, që ka tre mandate, pra 15 vjet në krye të vendit më të pasur të Europës, jeton në një apartament 75 m2 dhe nuk e ka ndërruar që prej ditës kur u bë kancelare. Unë nuk dua të bëj krahasime të tilla dhe e di se këta shembuj nuk janë për makutët tanë, por, më lejohet të them të paktën që kur të plotësojnë deklaratat e pasurisë, t’ju vijë turp dhe të skuqen. Në këtë botë askush nuk e ka gëzuar gjënë e vjedhur. Kjo nuk është deklaratë e dëshpëruar, por është një e vërtetë e madhe. Këta makutë duhet ta dinë se ata vetë dhe fëmijët e tyre brez pas brezi do të kujtohen si hajdutët e këtij vendi dhe jo si shtetarë të tij. Kaq mjafton.

39 komente në “Pasunarët e Shqipërisë”

  1. gam gam says:

    o yzeir kto qe thu ti i dime shume mire. Po me nje komb pa shtylle kurrizore si ne nuk kam pare. Eshte ne ADN dhe kot lodhemi . Nje jete te tere komente do bejme dhe asgje. Komb i dhjere dhe i ndyre mbetem.
    E dime shume mire qe na vodhen na vrane dhe prape i viton i mban ne parlament i mban ne qeveri i paguan dhe gam gam gam tere khes do bejme.
    Komb sklleverish mbetem, akoma me Lek Dukagjinin…dhe gam gam gam bejm
    As qe nuk i afrohemi kombeve te tjera qe nuk te lene te mendosh per te vjedhur se te zhdukin per 24 ore…
    Ne duhet qe te ngrejme 2 gishta ose tre gishta qe i kemi ne bythe dhe vetem gam gam bejm.

    yzeir popull me i dhjere me i ndyre se i joni nuk ka rrace e perdhosur

    gam gam

    1. J says:

      Bomba atomike.,e vetmja reformë zgjidhëse.

    2. spartaku says:

      Jame dakord me ju zoti Yzeiri! Por nuk kuptoje dot,si do bejne organet e hetimit apo te drejtesise ne kete drejtim,se ai qe vjedh di dhe te fsheh? Sali Berisha ka pasuri sa te blej gjithe shqiperine,por a do t’i thot njeri ku i gjete gjithe keto para? Gjithashtu edhe mimistrat e deputetet e pd-ke qe kane pasuri perrallore.Dihet se pasunar,ka nga e djathta dhe nga e majta,por a do kete fuqi i famshemi VETINGU t’i zbuloi? E veshtire.Pasunari te thyen koken me para.

  2. kleptofagos says:

    Nje falenderim te madh per Ilir Yzeirin! Me ne fund nje guximtar me emer akuzon per vjedhje, drejt per drejt disa krere te mafies politike ne Shqiperi! Sa me shume njerez te dalin hapur dhe me emra, kunder te gjithe banditeve dhe batakcijve qe vazhdojne te vjedhin dhe te tallen me popullin, aq me shpejt do ta festojme fundin e tyre. Mos prisni asnje parti politike te na shpetoje nga keto plehra, sepse te liqte jane frikacake dhe nga frika e ruajne njeri tjetrin. Kerkoni vetem nderhyrje nga jasht Shqiperise, qe te hetohen e gjykohen pasurite, vjedhjet dhe krimet e tyre!

    1. Anglezi says:

      Po shtyje kohen duke lexuar kte faqen web tema. Mos u merzisni se asgje nuk ndryshon me ose pa veting. Albanistani eshte vend african ne mes te evropes ku nuk ka shtet po tribu qe e qeverisin.

  3. Lexues i TemA says:

    Brravo Uzeiri. Shume bukur…, por keta njerez per te cilet ti flet nuk kane fytyrë.
    Vetingu duhet te veproje rrept.

    1. Cili says:

      Ore kush eshte ky Vetingu? Si s’e kemi pare njehere per fytyre?!

      1. Shqiptar says:

        @Cili. Vettingu nuk eshte person. Eshte ligj i shkruar.

  4. Pensionisti says:

    Në Fushë Arrëz shteti që I kemi besuar institucionet ka dërguar forcat e policisë per të kapur grabitësit e turistëve.Për politikanët, grabitësit e një populli pritet Vetingu.Ky është paradoksi i një shteti që punon me dy standarte!Dëshpërim për ne që kemi punuar një jetë me ndershmëri!

  5. Rabi Yehuda says:

    Kam shume respekt për Yzeirin dhe punen kembengulese qe ben ai ne mediet shqiptare. Por nuk mund te bertasesh me per gjurmet e ujkut kur te gjithe ne shqiperi keto 10 vitet e fundit kane pare me syte e tyre Ujkët e Politikes. Asgje e re nuk u tha ne kete artikull qe te mos e kemi degjuar ne cdo tryeze birrarie a kerrnackash! Te gjithe jemi shahite per masakren qe po behet ndaj popullit shqiptar keto 70 vjetet e fundit! Tamam IPOTENCE historike do ta quaja sjelljen e bejlereve shqiptare qe nga 1930 e ketej. Pse Impotence, do thoni ju. Sepse potence do te thote te pushtosh toka te reja ose te zgjerosh me ekspansion perandori te reja, nga ku do vinte pasuri, art, kulture, fé dhe me pas shtetberje. Potence se dyti do te thote, explorime, koloni, toka te reja, dhe keto do te sillnin pasuri, flori, art, mireqenie, begati fetare dhe do te ndikonin ne SHTETBERJE. Potence do te thote, zbulime shkencore, invencione teknilogjike, patenta inxhinjerike, shitje me perfitime te mendjes pjellore shqiptare ne bote me fitime te larta (kujtoni si shet microsoft softweret ne mbare boten) dhe keto do te sillnin, pará, art, fé me te zhvilluar e si rrjedhim SHTETBERJE. Por sic dihet, asnje nga keto POTENCA bejleret tane nuk i arriten dot, ndaj i vetmi POTENCE e tyre mbeti te zhvatnin popullin e tyre, ta vidhnin, ta mashtronin ta burgosnin etjera. Dhe kjo eshte IMPOTENCE, te q** popullin tend para e mbrapa. Ndaj mendoj se shqiptaret te prapambetur sic jane ne SHTETBERJE, kane rene ne nje gracke te keqe, kjo gracke eshte, ILUZIONI I DEMOKRACISE, dhe skema sociale e parakoheshme per ne mesjetaret qe quhet SHTET MODERN. Sepse me keto dy element gjithe politikanet dhe mafiozet po vjedhin e roberojne popullin shqiptar ne forme e me mjete ligjore. Ndaj them se dy jane fatkeqesite tona tani, 1 Iluzioni i demokracise, dhe 2 – Shteti modern i se drejtes, qe vetem e drejte nuk eshte. Kaq!

  6. ILIRET says:

    Nuk eshte fare e veshtire tu behet llogaria ketyre pasunareve. Se ne fakt ata jane edhe injorante e budallenj. Dhe kjo eshte e mira e shoqerise. Ata jane budallenj. Kane deklaruar e deklaruar pa u shqetesuar se dikur dikush do tua beje mire hesapet.
    =Ata thone se pasurine e vune nga rroga. Po buke hane keta? Vishen apo rine lakuriq ? Po femije qe i dergojne ne shkolle, kane keta? Dhe me kaq mer fund rroga.
    Jo po dikush thote se, ma dhuruan ndertesen. Kush ta dhuroi? Pse ta dhuroi? Ku e gjeti qe ta beri dhurate?
    -Dikush tjeter e ka pasurine ne emer te gruas, te femijeve. Pse kaq veshtire eshte t’ja besh hesapin edhe gruas edhe femijeve? Dikush tjeter nga qerate. Po shteti ka rregulla. Ku jane kontratat e qerave? Dikush nga farmacia e gruas. Po xhiroja ditore e farmacise deklarohet. Leshohen kupona tatimor. Dhe tatimet e nxjerrin llogarine vjetore te farmacise per nje minute. Si blihen pese apartamente nga puna e gruas si farmaciste. Kaq shume fitim paska nje farmaci?
    Pra po te doje shteti ta ben hesapin. Po nuk do. Nuk do.

    1. Flamur says:

      Xhiroja ditore që thua ti vihet fiktive….priten kupona tatimorë kot, deklarohet më shumë shitje në mënyrë që të pastrohen paratë.
      Nëse i ke parë deklaratat, shumë nga këta blejnë toka e apartamente me çmime qesharake(çmimet referencë të hipotekës) dhe pastaj i shesin me çmim tregu. Kështu paguajnë tatim fitimin për diferencën dhe në fund i kanë paratë të pastra.

    2. Quo Vadis! says:

      5 apartamente, 1 motel dhe 2 garazhe jane te djalit 2 vjecar. I solli me vete kur lindi !!!!!!!

  7. Samiu says:

    Bravo per shkrimin, shume pak gazetare guxojne ti vene emrin se keqes. Para dy ditesh takova nje francez ne Permet qe me pyeti, “flitet shume per mafia dhe korrupsion po a ka nje emer”? Ju pergjigja i pari i shqiptareve dhe shumica e parlamentit dhe gjithe qeverive pas 91…

  8. A e dini ju o popull” komunist”qe te gjithe keta pasunaret hajdute shajne socializmin dhe bllokmenet,se i la pa breke dhe i shtypi.Keta jane te gjithe sigurimsa dhe ish sekretar partish qe e kapen situaten dhe u sulen pasurise se perbashket qe ua kishte besuar PPSH.
    Ndersa populli i thjeshte kishte celsat e kashtes dhe ngeli i pa pune ose me nje pension qesharak.
    Dhe cudia me e madhe eshte se po te shash saliun dhe seren e tij per komunist ,keta antikomuniste nxehen dhe quajne ata qe nuk kane qene komunista”ti qenke komunist apo enverist”.
    Ja pra ne duart e kujt ra Shqiperia.

  9. Tonini says:

    Ke shume te drejte mor mik,po mua nuk me shqeteson vetem pasuria,por dhe trazhegimnia e kesaj pasurie,keta po nuk u shpallen hajdut dhe ti vihet nje damke,si nje here e nje kohe dhe femijet e tyre te njihen si femijet e hajduteve,do vazhdojne ta rjepin kete popull,prandaj shpresoj,si une dhe shume te tjere,qe drejtesia do filloje te veproje,keta do ti shohim ne banken e te akuzuarve dhe gjene e vjedhur,ta dorzojne.

  10. siringa says:

    Nje BRAVO e madhe por vota edhe vetem vota i zgjidh keto probleme!

  11. Hekuran Adili says:

    Ilir, shkrimit tend nuk mund ti heqesh asgje. Ashtu eshte. Hajdutet dhe kryehajdutet i moren dhe po i marrin shpirtin ketij vendi, njerezve tane. Dhe ti pret qe ata te skuqen. Jo Ilir. Ata as skuqen as zverdhen, pocaqite e djeshem e te sotem, por tani milionere e miradiere ja ne ne krye te vrndit, te bejne moral te pamorslshmit, te ndytetet e ketij vendi.
    Mos mendoni o njerez se ato qe vihen ne deklaratat e pasurive, ato jane te tera. Une njoh disa prej tyre qe as 20 perqind te pasurive te vjedhura nuk i kane pasqyruar. Genjeshtare, hajdute me cizme u mburren njerzve te thjeshte, intelektualve te ndershem. Per fat te keq , keshtu do te vazhdoje ndaj behe pesimist e nuk ke shprese te asnje rrugdalje, se te gjitha rrugdaljet jane zene nga horrat nga batkcinjte e vendit, te perkrahur e inkurajuar nga pushtetare pushta. Ky eshte fati yne. Ngrihuni dhe bjeruni ketyre gjarprinjve o njerez te mire, ndryshe do ta vuajne gjithe brezat qe do vine.

  12. Tani says:

    O sa mir me qen Shqiptar!

  13. Mergimtaret says:

    Une, shpresoj shume, ke zoti kryeminister:Edi Rama.Lufta per drejtesi nuk eshte e thjeshte,ajo kerkon kohen e vet, ashpersia e kesaj lufte do beje shume njerez te pa kenaqur.Per hir te ketije populli te vuajtur , ju uroj t’ja dilni mbane.

    1. Thanasi qe t'a plasi says:

      Ti qenke koqe kandari more mergimtar

  14. agimi says:

    VETINGU DO BEHET VETEM PER GJYQTARET,,DHE KJO NDAJ ATIJ QE NUK KA MIK,,,,KURSE POLITIKANET DO RRINE TE PAPREKUR SE TE GJITHE KANE VJEDHUR,,,// SHQIPTARRI PER KETE LE ZANATIN DHE HYN NE POLITIKE SE E DI QE DO VJEDHE ,,DHE DO BEJE PARA QE NUK I IMAGJINON DOT SE BEHEN ME ZANATIN E TIJ,,,////MALLKUAR QOFSHIN NE SHTATE BREZA,,,///DHE MOS HARRONI KUR TE VIJNE VOTIMET,,,SHPEJT DILNI ME VRAP..///

  15. anton says:

    o sa mire me qene shqipkar.dhe eshte me e forta se na vjedhin gjithe pasurite tone,hyjne borxh me interes ne bankat e cifuteve te amerikes dhe europes perseri pagojme ne edhe interesin e borxhit,ne fund kur e kuptojme se po na vjedhin djersen tone dhe te femijeve tane,atehere luajne karten e nacionalizmit,jo kosova ,jo greku,jo ballisti.shume mire na e bejne ,e meritojme jemi nje cope popull me dy sy.me e shumta qe dime te bejme eshte te shajme komshite tone ne internet

  16. Boris Godunov says:

    Po deshe te kapesh hajdutet dhe kriminelet,shkoni pas pasurise se tyre. Po pas tyre s’ka nder mend te shkoje njeri.Ata vete po na tregojne me gojen e tyre sa kane vjedhur.Se mos eshte e gjitha ajo cfare kane deklaruar?.Megjithate ja ku i keni!.Beniu llogarite dhe viniu prangat plehave.Te parin Ilir Meten e qelbur fund e maje.Po kush do t’i kape?Hajduti hajdutin?

  17. Pellumb Kulla says:

    E ke shkrim te fisme, o Ilir Yzeiri. Te lumte! Une do te bej pyetjen me naive ne bote. E kam per apartamentet. Mire e kuptoj se perse i shesin. (Njeriu ç’nuk ben per buken e gojes!) Po nuk arrij te kuptoj, perse i paten blerë?! Kjo na le pa gjume. Urime per shkrimin!

    1. Peço says:

      I ke ca të hidhura pyetjet ti zoti Kulla! Do të dish se përse i blemë? Ta them unë. I blemë për të vetmin qëllim që kemi patur këto 75 e kusur vjet, për të mirën e Partisë dhe të Popullit. Disa prej jush guxojnë dhe e quajnë vjedhje pasurimin tonë! Pa pyet popullin? Është e vetmja lumturi konkrete për të. T’na shoh ne udhëheqësve të lumtur, ky është qëllimi final i tyre në jetë…

      Do më për Belulin ti zoti Kulla?

  18. fieraku NGA ferrasi says:

    Yzeiri thote mite qe kane vjedhur po’ beni pak bamiresi
    Po’ a behet bamiresi me pare te vjedhme?
    Gjithsesi kesaj radhe ka permend emra.

  19. Minushja says:

    A nuk duket kjo poezi sikur sapo eshte shkruar?

    …Hani, pini dhe rrembeni,
    mbushni xhepa, mbushni arka,
    te pabreke ju gjeti dreka,
    milioner ju gjeti darka.
    Hani, pini dhe rrembeni,
    mbushni arka,mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar,
    t’ju pergjigjet: peqe, lepe…
    …Hani, pini dhe rrembeni,
    eshte koha e cakenjvet,
    hani,pini e rrembeni,
    eshte bote e maskarenjvet…

    Ali Asllani (shkruar ne vitin 1942)

  20. Thanasi qe t'a plasi says:

    I dashur Ilir, ti gabon vetem ne nje pikë. Aty ku thua se ky vend eshte udhëhequr gjithmonë nga njerez makutë. As me thua çfarë vodhi Enver Hoxha? As edhe një qindarkë. Çdo gje e dha për popullin

    1. Quo Vadis! says:

      Enver Hoxha te vodhi me te rendesishmen, lirine e shpirtit, lirine e zemres, lirine e trurit.
      Meqe ti e do nga ana materiale, njelloj si Enver Hoxha jetoje ti?

      1. Thanasi qe ta plasi says:

        Po çfare kishte Enveri mor i shkrete. Çfare u la femijeve. Kotecin e pulave ne Laprake. Ku eshte diferenca me e madhe midis jetes tone dhe asj te Enverit apo midis jetes tone sot dhe jetes qe ben Ilir Meta me shoke. Dhe mos harro se pasurite e vjedhura do tua trashegojne femijeve te cilet do tu shesin pordhe femijeve tane

    2. @ says:

      Ore Thanas! Seriozisht e ke?

  21. Pasunare Katnare TurkeliBizanti Krenar says:

    “Pasunaret” eshte kombinim me duket i “pasuria e katunarit” .

    Se si ka mbijetuat shqipja ne Albanistan,ku turq e bizant vetem shqyptar nuk jane eshte nje cudi e rralle.

    Pse per pasurine e Edscobarit e Baftjarit nuk flet shume kjo gazete edhe kjo eshte cudi e vogel.

  22. Simon Vrusho says:

    DUHET T’I VJELLIN APARTAMENTET, VILAT, GARAZHET…

    Përbindëshat pasurorë që i kanë bërë pasuritë me vjedhje, tani duhet të kalojnë në vjellje:
    Të vjellin apartamentet, vilat, garazhet, makinat, çeqet, llogaritë bankare, t’i vjellin nga gryka e tyre përbindshërore…

  23. Jevi says:

    Konstatimi nuk do lapsin e holle te Ilir Yzeirit por aritmetiken e nxenesit te klases dyte fillore.Nga Z Ilir prisja te jepte udherefyes per zgjidhje te problemit qe eshte bere kancer i ketij vendi.Shoqeria shqiptare ka gati tre dekada qe po shkon drejt dekompozimit total.Ne sot shajme komunitetet greke apo italiane qe ne vitet e veshtira pas 1990-tes i perkrahen shqiptaret ,i ndihmuan te mbijetonin katastrofes ku gjendeshin.Politika qe u zbatua ne Shqiperi ishte percaria e popullit,largimi i tij nga vend per te aritur synimin e grabitjes se pasurive te vendit.
    Kjo gjendje nuk do denancim (vajtim) por zgjidhje te cilen nuk mud ta jap kjo klase politike qe kemi.
    Pa fuqesia qe kemi na lejon te themi:Cdo popull meriton qeverin qe ka:

  24. Vettingu eshte nji loje e ngjashme me Demokracine qe na prun amerikanet ne vitet 91 ,
    duke na vendosur ne krye te vendit si president nji kerme shpelle ,
    nji cop injoranti islamik ,qe jo vetem Demokracise s’ja njihte A.B.C-ne por as shoqerise qytetare
    si funxionon aji ,i cili ne emer te ksaj Demokracie ,c’montoj gjithcka qytetare shqiptare ,
    cdo arritje te asaj shoqerie ,duke e shndruar ate vend ne nji republike banane ,de-Fakto
    koloni e jo vetem shba-ve ,qe lulin kart si te donin me jeten e te ardhmen e shqiptarit ,
    por cdo zagari te huaj qe frekuentonte vrymen e shpelles se bushtres se vicidolit .
    Pra se cfar do te thiote Vetting besoj gjithe shqiptaret e dini mire tashme .
    Dhe tjetra ,perse degjeneroj deri ne kte far feje shqiperia ,e sot ka mbet ne duart e bandave
    qe shiten per politikan medieve dhe tallen hapur me kte popull ,qendron ne ate fatkeqsi ,
    te perberjes muslimane te ktij populli ,qe mjerishte eshte Genetikishte i denuar me vdekje ,
    nqs ju e keni te veshtire te kuptoni kte .
    Nuk eshte se kam urrejtje per shqiptarin musliman direkt ,(ju lutem me kuptoni drejt ,sepse vet kam kushurinj te shumte musliman ) por e godas kte PIK CENTRALE te se keqes Shqiptare ,
    per te reflektuar shqiptari ,nuk urrej pra njeriun musliman shqiptare ,pooor Mentalitetin e tij ,
    te moskokcarjes ,papergjegjesise perball shoqerise ,shtetit, mania e pefitimit e korrupsionit qe i qendron ne radhen e pare ne gjak ,para se cileve $ i erren syte E eshte gati ti veri zjarrin shtepise e djeg edhe femijet me gjithcka brenda etj etj vese qe kerkojne reflektim nga kjo shoqeri ,
    nqs nuk pranon gabimet ,nuk njef te keqen brenda teje nuk riparon asgje ne jete ,
    gjithcka sa vjen e agravohet deri ne zhdukjen perfundimtare dhe nqs do bejme nji kronologji
    te historise shqiptare ,faktori musliman eshte nji rrezik potencial per zhdukjen e ktij kombi ,
    sepse perpball pefitimit personal nuk njef kufij ,nuk ndalet ,por eshte gati te shkaterrroj gjithcka e mos ti behet aspak von se cfar la pas . THIRRINI MENDJES SA NUK ESHTE VONE VLLEZER
    shikoni te miren e perbashket te Shqiperise sepse ajo eshte edhe e mira e te gjitheve ne shqiptareve ,
    e mira e te ardhmes qe ne deshirojme per femijet tane . Mesoni te kuptoni perpara se te jet von per gjithcka . Budallalliku e te kundershtuarit pa llogjike ,fodulliku s’ju mbron aspak perball ksaj bote ,perball shkaterrimit total te asaj jete . Bashkohuni e verponi sot kunder badnave qe karakrisin medieve ,protestoni kunder KORRUPSIONIT TE GJYKATAVE perball INSTITUCIONIT TE DREJTESISE PARLAMENTIT perse rrini ! nGA KUSH PRISNI TJU NDRYSHOJ JETEN ? NGA TE HUAJT ? NGA HADUTET POLITIKAN ? ZHDUKINI PERPARA SE TJU ZHDUKIN – MOS JU NENSHTRONI SISTEMIT QE TE HUAJT NDERTUAN NE SHQIPERI ME KTA POLITIKANE MASHTRUSE – SKLLAVERISE SISTEMIT HIBRIT
    MIDIS ASAJ TE REPUBLIKES BANAVE E GJASME DEMOKRACI E HAJNISE E TE PAFYTYRIT

  25. Vesa says:

    Mos kjo sjellje vjen nga kultura jone? Cfare jemi shoqeri lindore, perendimore apo asnje nga te dyja?

  26. valentina says:

    Para pak kohesh rastisa ne nje nga rruget e Helsinkit ku banoja bashke me nje mikeshen time prane nje pallati kater katesh, nga hyrja e pallatit sapo doli nje burre rreth te shtatedhjetava dhe nga pas i shkonte qeni i tij,te gjendur perballe tij mikesha ime e pershendeti po ashtu e pershendeta dhe une, por dhe ai na pershenditi me miresjellje ashtu sic eshte i gjithe populli Finlandez, e pyeta se ndoshta ishte ndonje mik i saj, jo mu pergjigj dhe me tregoje se kish qene kryeministri i Finlandes dhe jetonte ne katin e dyte te atij pallati te thjeshte,duke ditur shume mire se cfare ndodh me pushtetaret tane ne shqiperi sesi ruhent Kryeministri-Presidenti-Kryeparlamentari-dhe ministrat ku mbajne nga mbrapa nga10-15 zagare roje edhe kur shkojne me dashnoret e tyre per qef, ia ktheva mikeshes time qe nuk te besoj, perse nuk me beson ma ktheu ajo? perse duhet te te genjej?nuk kisha se cfare te flisja me shume dhe e lashe me kaq. Tani une bej nje pyetje , a do kene ndonjehere mundesine politikanet tane bythqira qe jane mesuar me qener se mund te dalin njehere te vetme lirshem neper shqiperi?dhe cfare do i tmerroje me shume keta graqire qe kane vrare shume apo kane vjedhur shume ? por nje gje eshte e sigurte se ne rast se populli do te revoltohej nje dite keta te degjeneruar jane te paret qe do marrin arratine nga shqiperia.

  27. Lani says:

    Te lumte Ilir per guximin, dhe mjeshterine me te cilen shpreh revolten dhe percmimin per Pasunar-katundaret??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje