Sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 31% e shqiptarëve preferojnë më shumë një sistem autoritar qeverisjeje sesa demokracinë.
Gjetjet janë bërë publike në vrojtimin “Jeta në Tranzicion”, që BERZH bën mbi të gjitha ekonomitë në zhvillim.
Sipas raportit, pjesa e shqiptarëve që duan qeverisje autoritare është tre herë më e lartë sesa ajo e qytetarëve të Europës Perëndimore. Madje, ajo është më e lartë edhe sesa mesatarja e ish-vendeve komuniste të ngjashme me Shqipërinë, ku treguesi raportohet 28%.
Sipas vrojtimit, vetëm 50% e shqiptarëve preferojnë një sistem demokratik qeverisjeje, ndërsa pjesa tjetër shprehen neutralë. Të dhënat tregojnë madje se mbështetja për demokracinë në Shqipëri është ulur ndjeshëm në 6 vitet e fundit, nga 57% që ishte në vitin 2010, në 50% aktualisht.
Vrojtimi paraqet një panoramë të ngjashme edhe për preferencat mbi sistemin ekonomik. Sipas BERZH, një e treta e shqiptarëve dëshirojnë të kenë një ekonomi plani të centralizuar, si ajo e regjimit komunist. Kjo shifër është 13 pikë përqindje më e lartë sesa mesatarja e vendeve të Europës Perëndimore, por në raport me vendet e tjera në tranzicion ajo është lehtësisht më e ulët shkruan TCH.
Gjetjet e vrojtimit janë rezultat i intervistave direkte. Sipas BERZH, hartuesit e sondazhit kanë pyetur 1500 veta për secilin nga 29 vendet e përfshira në vrojtim. Përfundimi kryesor është se në vendet ish-komuniste të lindjes, nostalgjia për të shkuarën, të paktën sipas BERZH, është jo e vogël.
normal! “komunizmin e kishte beku perendija por e degjeneroji njerezija”l! u shpreh Karl Marksi nga bota e pertejme kur pa se c bohet sot neper planet.
komunizmi ishte per te gjith “ha pa lek fli pa brek”
kurse demokracija esht vec per disa qe behen garrumbull me muskuj dhe pistoleta dhe I bijn n qaf te tjerve..
t qifsha demokracin!
jemi bo skllever te prones. a thu se nuk jemi ne pronaret por te pronezuarit.sklleverit.
Kapitalizmi eshte nje sistem qe u shkon shume per shtat hajduteve, banditeve, prostitutave dhe te korruptuarve. Me nje fjale llumit te shoqerise. Vetem kjo pjese e shoqerise fiton ne nje sistem te tille. Sidomos kur kapitalizmi nuk vjen gradualisht, i shoqeruar me nje zhvillim industrial dhe ekonomik, por vendosest dhunshem siç ngjau ne Shqiperi, ne Rusine e Jelcinit etj. Si komunizmi, ashtuedhe kapitalizmi nuk jane sisteme te perkryera, por kane te mirat dhe te keqijat e tyre. Gjate nje anketimi studentet e nje universiteti ne Prage u shprehen se per te ndertuar nje sistem te perkryer duhen marre 50 perqind e te mirav te kapitalizmit dhe 50 perqind e te mirave te komunizmit.
Me keto qe po shohim e ndegjojme % duhet te jete me e larte.
Dhjerokracine po e duan dhe po e shijojne politikanet hajdut e kriminel,hajdutet ordiner e cdo lloj plehu qe nuk do rregull e disipline.
Te manipuluara. Perqindja eshte te pakten dy3here me e larte