Shqiptarët në Maqedoni të diskriminuar, përfaqësim i ulët në njësitet speciale të ushtrisë

19 Gusht 2017, 18:18Rajoni TEMA

Edhe pas 25 viteve të themelimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në njësitet speciale të ARM-së mbetet tejet vogël. Edhe zëvendës ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti pranon se ky numër vërtet është I vogël dhe zotohet se do të punohet për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike. Megjithatë sipas tij faji nuk qëndron vetëm tek përfaqësuesit politik, por edhe interesimi tejet i dobët i të rinjve për tu përfshi në këto njësite.

“Nëse mund të themi për përqindjen në njësit elitare un mund të them se është punuar në këtë drejtim në përmirësim të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve, është fakt që kemi hasur në sfida në probleme të shumta në këtë drejtim, problemi i parë ndoshta do të ishte se kemi patur shumë pak prurje të ushtarëve të cilët do të ishin paraqitur që të kryejnë një kurs të selektimit, tani pjesa tjetër është edhe mund të themi që i takon establishmentit që të përkujdeset që përfaqësimi i shqiptarëve gjegjësisht i etniteteve të jetë në nivel të duhur edhe në njësitet elitare”- deklaroi Bekim Maksuti, zëvendës ministër i Mborjtjes.

Zv/ ministri Maksuti thekson se përfaqësimi i shqiptarëve dhe avancimi i tyre në Ministrinë e Mbrojtjes është i kënaqshëm, megjithatë pranon një pasqyrë e tillë nuk reflektohet në njësitet speciale të ARM-së.

“Sa i takon ingerencave të ministrisë gjegjësisht të Ministrit apo edhe të Zëvendësministrit dhe gjithë ministrisë së mbrojtjes un mund t’ju siguroj se i gjithë personeli shqiptar cvili ka plotësuar kushtet është I avancuar, numri është I mjaftueshëm në këtë drejtim, për sa I takon avancimeve në ministrin e mbrojtjes mirëpo ndoshta nuk mund të themi një gjë të tillë edhe për në Armat për shkak të asaj se ligji e rregullon që avancimet në armatë deri në gradën Kolonel I kryen Gjeneral Shtabi, neve kemi pasur disa konsultime na është thënë që do të ketë avancime për 8 shtatorin, për 11 tetorin dhe për vitin e ri me të vetmin qëllim që ti ndajnë dhe mos të grumbullohen të gjitha avancimet në këtë drejtim”- shtoi Bekim Maksuti, zëvendës ministër i Mborjtjes.

Ndryshe në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptarët përfaqësohen me rreth 14%, në ARM me rreth 20%. Megjithatë në batalionin e njësitit special “Ujqit” shqiptarët mbeten edhe më tej të papërfaqësuar, 0% , derisa tek “Renxherët” vetëm 0.3% shqiptarë. E vetmja mbetet policia ushtarake ku shqiptarët përfaqësohen me 10 për qind, njofton Alsat M.

3 komente në “Shqiptarët në Maqedoni të diskriminuar, përfaqësim i ulët në njësitet speciale të ushtrisë”

  1. the punisher says:

    Futjani pordhes kot. Shqiptareve te Maqenonise u mjafton ndonje Xhamaje, dhe tek tuk ndonje dyqan me cevapcici.

  2. komenti i lexuesit says:

    Po shkruaj nje koment,dhe ndoshta perseris,shum here qa shkrojta para ktij komenti!Komenti qe po shkruaj,ne pamje te pare duket se nuk ka lidhje me shkrimin ne fjale,por nuk eshte ashtu.Shkrojta per nje fillim te ri,ne Fillimet e Shekullit te ri,pra per nje amnisti te pergjthshme,por ky koment nuk u botua.pse ,kete nuk e di!pra siq edhe theksova,u mundova te jap mendime,se si mund te largohet kriza,por u gjenda para murit ,para blokades,para bumerangut,te hedhur nga bllokuesit,te Cilet,po presin goditjen e bumerangut te hedhur vete!Kam shtrire doren,per klasen sunduese,por nuk kam marre pergjigje,qellimi ishte amnistija dhe nje fillim i ri,ku mos te parjashtohej as klasa sunduese,natyrisht,te pakapurit,ose te kapu pak!Por ,perkundrazi,kjo dore u refuzua,sepse mundesija,eshte per rrugzgjidhje,por lklasa sunduese,qe ka nje ushtri te pallogaritshme,nuk pranon pajtim!pse,sepse deshiron te udheheqe e vetme,dhe te shkoje rruges se deri tashme.por kjo rruge eshte rruge pa krye,perket,un vetem shkrojta dh nukishte vetem nje shkrim,dy shkrime por shume komente,te rane ne vesh te shurdhet,nga klasa sunduese,ku eshte per te ardhur keq,sepse ne kete klase,ka edhe politikane,qe i rrespektoj,kryetare shtetesh,e perandorishe,(eshte fjala per perandorine latente)SHenjat tregojne,,spikatje ne mure,me ngjyra te ndryshme,magji e magjistareve te rinje,e te vjeter,zhurma qe tingellojne vesheve,dhe kerkesa,se edhe tjetri ka bere faj,pra ballin lart,sepse ne vurbullen e fajit,nuk mjemi te vetem,pra mos u tutni,bllokoni,beni faj,sepse edhe y ka bere faj,blluku, 1-2.3.4.5.6.7.8……………….e tjer e tjer.beni borgje,kapuni,dhe klasa sunduese,do tju mbeshtese,dhe te pakapurit,vaj medet,o mret.nje sqarim,per lexuesit ne shuhen shqipe,ky koment,nuk esht vetem per lexuesit ne gjuhen shqipe,por pas perkthimit,per krejt gjuhet qe mund te perkthehet!pra edhe per gjuhen sllave!Edhe nje here,kerkoj nga klasa sunduese,ne vendet,ku kapja eshte prezente,te nderrojne rruge,dhte pakapurit,te cilet kerkojne,ndryshuim,te kerkkoj ne takim,me mua,nepermjet,komentit,qe mund te shkruajne,duke dhene merndimin,dhe jo teatrin se qmendon tjetri,,pra takimi me mua eshte thjesh nje koment qe sqaron,dhe jo teater ,sepse bllokuesit nuk u intereson,kjo pune urdheri eshte te bllokohet ,dhe futen krejt bloqet ne veprim.pra kush shkruan nje koment,pa teater,kush e lejon kete koment,tregon,se eshte i gatshem,per te u shkeputur nga elitat,klasat sunduese.pra cojget Jehovas,frei mauret,qe njihen si alimunati,dhe shkronja l eshte simboli i tyre,sajtologjija,12 stemet,e tjer e tjer,si klasa sunduese, te shkruajne dhe te japin mendimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje