Mirditorja “e artë”

20 Gusht 2017, 01:02Sociale TEMA

Ekida Zefi është vlerësuar si “Maturantja më e mirë e  maturës shtetërore 2016-2017”. Ajo ka studiuar në gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës.

“Tre provimet e maturës shtetërore i kam marrë 10, si Anglisht, Matematikë dhe Fizikë e Thelluar, ndërsa Letërsinë 9.8 dhe Biologjinë 9”, rrëfen ajo.

Që nga klasa e parë e deri më tani Ekida ka qenë nxënëse e shkëlqyer. Notat e saj kanë qenë vetëm dhjeta dhe vajza mirditore ka prirje për shkenca.

“Ndonjëherë ndonjë 9 në fizkulturë, sigurisht përpiqesha më shumë të mësoja sesa të isha e përshtatshme fizikisht. Lexoj më shumë libra shkencorë pasi shkencat janë pasioni im”, thotë Ekida.

Si  të gjithë maturantët, ajo tashmë ka aplikuar për studimet e larta dhe i ka idetë e qarta, ndonëse dëshira e saj ishte të studionte jashtë.

Kam tentuar të aplikoj për universitet në Angli, por është e vështirë se duhen dy vjet kolegj dhe bursa nuk i mbulon të gjitha vitet e shkollës, kështu që do të vazhdoj në Shqipëri”, shton ajo.

Ekida ka bërë dhe përzgjedhjen e degës ku do të studiojë, madje është e sigurtë që do të jetë fituese.

“E para është mjekësia e përgjithshme dhe më pas disa degë të Fakultetit të Shkencave. Kam siguri duke parë rezultatet e mia që do të fitoj”, thotë maturantja.

Ajo është vajza e parë e  dy prindërve, punëtorë të thjeshtë, të cilët janë nga Mirdita dhe që janë zhvendosur prej vitesh për të jetuar në Durrës. Vlerësimi i Ekidës si maturantja më mirë në të gjithë vendin i ka surprizuar.

“Jam shumë krenare. U habitëm, por Ekida e meriton sepse gjithmonë ka mësuar. Ajo studion pesë orë në ditë”, thotë e ëma e saj.

Ekida Zefi, përveçse nxënëse shumë e mirë e gjimnazit “Naim Frashëri”, në këto tre vite ka marrë dhe 16 dëshmi si fituese në olimpida të qytetit dhe ato në rang kombëtar./TCH

2 komente në “Mirditorja “e artë””

  1. Genti says:

    Urime! Vec perpara.

  2. tropojani c100 says:

    bravo cuca maleve,por nese do kishte shtet do te ndihmonte me burse qe te studiosh jashte albanistanit,jo vetem ty por gjithe ata qe kane kete medalje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje