Lamtumirë të nxehtit afrikan, rikthehen stuhitë e shiut dhe erës

19 Gusht 2017, 21:13Sociale TEMA

Kjo është fundjava e fundit me temperatura përvëluese.

Duke filluar nga pasditja e së dielës i nxehti afrikan do t’ia lërë vendin stuhive të erës e shiut.

Moti i keq do të prekë kryesisht zonat e ulëta dhe ato perëndimore.

Edhe paraditen e së hënës priten stuhi si ajo e disa ditëve më parë ne Divjake, ku era e fortë rrëzoi pemë dhe shtylla elektrike.

Prishja e motit do të sjellë edhe rënie të temperaturave deri në 32 gradë.

Por ata që ende nuk i kanë përfunduar pushimet, nuk duhet të frikësohen pasi kjo situatë  do të zgjasë deri të mërkurën ku do të ketë një rritje të lehtë të temperatura duke e mbyllur gushtin në temperatura 36 gradë.

1 komente në “Lamtumirë të nxehtit afrikan, rikthehen stuhitë e shiut dhe erës”

  1. Ne pritje te shirave te vjeshtes says:

    Deri ne fund te gushtit,nuk do kete ndryshime te temperaturave,me perjashtim te dites se hene,ku do jete pjeserisht me shira,por jo me “çudira”!
    Me fillimin e vjeshtes sigurisht do priten dhe temperaturat e saj !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje