Mungesa e reshjeve, përkeqësohet bilanci i energjisë. Ja prodhimi dhe konsumi

21 Gusht 2017, 11:26Ekonomia TEMA

Prodhimi i energjisë, po reflekton këtë vit përkeqësim të balancës për shkak të mungesës së reshjeve që kanë ulur prodhimin energjisë nën mesataren historike.

Kjo vjen pas suficitit në raport me konsumin vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), prodhimi i energjisë në katërmujorin e parë të vitit 2017 ka rënë me 20 për qind. Nga 2,6 mln MW/h që u prodhuan vitin e kaluar gjatë janar-prill 2016, në të njëjtën periudhë të këtij viti u prodhuan 2,1 milionë MW/h ose 537 MW/h më pak.

Por situata është përkeqësuar edhe më shumë në katër mujorin e dytë pasi prodhimi i brendshëm është ulur edhe me tej nga rënia e rezervave ujore ne basene, teksa konsumi është rritur prej motit të nxehtë dhe kulmit në të cilin ndodhet sezoni turistik.

Katërmujori shënoi një rritje vjetore të paktën me 14% të konsumit të energjisë, për shkak të rritjes së konsumit në kategorinë e bizneseve i nxitur nga rivënia në punë e një prej konsumatorëve me të mëdhenj të energjisë rafinerisë së ARMO-s dhe riaktivizimit të Kurum.

Energjia elektrike përveçse ne rëndësinë që ka në jetën e përditshme si një mall konsumi i domosdoshëm është një tregues me ndjeshmëri të lartë në parametrat makroekonomik. Mungesa e prodhimit vendas dhe zëvendësimi me importe gjatë kësaj vere i ka shkaktuar Operatorit të Shpërndarjes rreth 55 milionë euro shpenzime.

Teksa qeveria ndryshoi me urgjencë buxhetin e 2017 për të alokuar një shumë prej 3 miliardë eurosh për importin e energjisë gjatë muajit shtator.

Rritja e importeve të energjisë ka thelluar deficitin tregtar dhe shtron nevojën për të këmbyer më shumë lekë më euro, duke ndikuar edhe kursin e këmbimit.

Veç kësaj kompanitë e energjetikes si në sektorin publik dhe atë privat do të kenë fitime më të ulta për shkak të volumeve të shitjeve nga prodhimi i brendshëm.

Janë së paku 110 HEC të vogla në prodhim që zotërohen nga bizneset të cilat këtë vit po përballen me një rënie drastike të prodhimit.

Prodhimi i energjisë është i varur tërësisht nga reshjet, teksa përpjekje për të diversifikuar tregun e prodhimit kanë dështuar. (monitor)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje