PD-ja do ta marre pushtetin kur ajo te mos mendoje per pushtetin si qellim ne vetvete

21 Gusht 2017, 21:53Blog TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Ka nje paradoks absurd ne qasjen e PD-se ndaj pushtetit qe prej daljes se saj ne opozite ne vitin 2013: ish-drejtuesit e larte te qeverise se PD ne opozite, tanime, nuk e kuptuan asnjehere drejt verdiktin qe shqiptaret u kishin dhene.

Me mandatin per te qene opozite, ata ne Parlament, por jo vetem, silleshin sikur ishin ende ne qeveri. Kam pershtypjen, se shumica e tyre nuk e kuptuan asnjehere se kishin rene nga pushteti. Ata silleshim si pushtetare dhe artikulonin si te tille.

Sikur humbja kishte qene aksidentale, nje shajni qe do te kalonte shume shpejt. Mirepo, jo vetem qe nuk kishte qene e tille, por humbja u thellua edhe me shume, edhe me thelle, edhe me frikshem, ne 2017. Opozita e re parlamentare rrezikon te vijoj ne te njejtin qorrsokak. Inercia e marreveshjes parazgjedhore me Ramen rŕezikon ta sfumoje aksionin opozitar, duke e konceptuar serish si nje aksident (si ai i 2013) humbjen katastrofike te vitit 2017.

Kaq te rende dhe te veshtire e paska PD qendrimin ne opozite dhe te sjellurit si opozite?

Po opozita eshte mision fisnik dhe qytetar. Pushteti nuk eshte qellimi i fundit e nuk mund te jete qellim ne vetvete.

Natyrshem ai do vije (dhe do te vije me patjeter) vetem kur PD dhe njerezit e saj, se pari, te kuptojne dhe te lexojne drejt rezultatin e zgjedhjeve te 2017 dhe, se dyti, te marrin persiper ta kryejne me fisnikeri dhe me dinjitet misionin e tyre si opozitare, prane halleve te njerezve dhe ne krah te tyre.

 

3 komente në “PD-ja do ta marre pushtetin kur ajo te mos mendoje per pushtetin si qellim ne vetvete”

  1. ec aty says:

    …dmth PeDe-ja nuk do ta marre kurre pushtetin ?

  2. Aureli says:

    Ti o koqe publicisti na leshove nje pordhe te madhe sikur vjen nga planeti Mars. Pse per ate i la populli ne opozite? qe nuk u sollen si opozite? Ketu tregon injorance totale.
    Populli i la ne opozite se abuzuan shume me pushtetin, vjedhje masive prej plakut gredalle me pjellen e tij bastarde e deri tek injorantja qe nuk di as te artikulohet, xhozefina qe bente dhenderrin ambasador ne paris afer ku i studjonte goca se helbete do pallohej ajo. Vjedhja vazhdoi nga ben imami deri tek babalikja.
    E more vesh arsyen o kaqol, mos u tall me popullin me keto dezinformime.

  3. vera e nxehte says:

    Pd asnjehere nuk ka qene pd , por Sali Berishe bashke me agjenturat e huaja qe e bene Shqiperine copa copa. Dhe pd s’ka per tu bere kurre parti demokratike se ne Shqiperi per 25 vjet me radhe ka perfaqesuar fashizmin dhe nazizmin qe nuk e mundi dot boten ne 1945, por mundi Shqiperine ne 1992 me Sali Berishen. Edhe ata njerez qe i shkojne e votojne per kete pd , jane ata qe shqiptarizmin nuk e kane dashe kurre veç bythes se tyre. Jane ata njerez jo te urte e demokrate, jo tolerante e bashkepunues, jo te sinqerte e dashamires, jane ata njerez qe ne çdo kohe kane kerkuar revansh per perfitime personale e per hakmarrje kolektive. Dinjiteti, nderi dhe morali qe sipas tyre demtojne demokracine, nuk eshte gje tjeter veçse poshtersi e nje gjallese pa ndjenja por me instikte si merimanga. Por njerezit dalengadale ndergjegjesohen nga ato qe shohin, degjojne dhe provojne, e pd do te vije ne pushtet atehere kur keta bashibozuke qe ka brenda te mos jene, megjithese do ti lene nje njolle te pashlyeshme kesaj pd-je te sotme. Historia nuk fshihet me gome sot qe e shohine direkt te gjithe, e djeshmja, si bejne ca palo historiane, mund te tronditet, por e sotmja jo, se jemi brenda. Pd-se i duhet nje njeri demokrat qe ta shkrije dhe rikrijoje per te mos i humbur emri dhe te perfaqesoje realisht partine demokratike. Nuk behen keto, jo me Lulezimin e te birin e Fahri Balliut, por as me Patosin e apo Topallin; leri me ata te tjeret qe duhet ti shkojne dyerve te burgut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje