Erdogan i vendosur: Turqia nuk do të lejojë kurrë krijimin e një shteti kurd

22 Gusht 2017, 18:00Bota TEMA

Turqia nuk do të lejojë kurrë milicët kurdë, që ajo i konsideron si terroristë, të krijojnë një shtet kurd në veri të Sirisë, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

 

 

“Ne nuk lejojmë dhe nuk do të lejojmë kurrë krijimin e një të ashtuquajturi Shtet nga PYD, YPG në veri të Sirisë”, konfirmoi Erdogan në Ankara.

Turqia e konsideron Partinë e Unionit Demokratik kurd (PYD) dhe degën e saj të armatosur, Njësitë për Mbrojtjen e Popullit kurd (YPG), si një aureolë në Siri e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit turk (PKK), klasifikuar si organizatë terroriste nga Ankaraja dhe aleatët perëndimorë.

PYD-ja shpalli në vitin 2016 një administrim gjysmë-autonom në veri të Sirisë.

SHBA-ja është aleate e YPG në luftën e tyre kundër Shtetit Islamik dhe i furnizon me armë, në dëm të Turqisë, që i trembet krijimit të një zone kontrolli nga kurdët në kuufirin e saj.

3 komente në “Erdogan i vendosur: Turqia nuk do të lejojë kurrë krijimin e një shteti kurd”

  1. Kozmo says:

    Kurdet jane pa atdhe ,kane te drejtat absolute te kene shtetin e tyre . Eshte ndare ne tre shtete .

  2. Gabelt e Kurdistanit ja kane “haberin” nga “Shteti” aq sa ja kishin vellezerit e tyre nga Ponti me 1800 qe zbriten si hiena te poshtra ne kete Gadishull apo sa ja kane edhe sot qe e cuan ate “Shtet” per lesh dhe e mbajn frymen me kotheret e gjermanit qe po ju tregon akoma zhapikve te Anadollit se si lidhet ushkuri i brekeve

  3. me thene te drejten says:

    FREE KURDISTAN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje