Pasuesi i Mbappe, Monaco 100 milionë për Belottin

22 Gusht 2017, 13:00Sport TEMA

Nuk ka përfunduar ekoma vera e nxehtë për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti. Pasi mbeti jashtë radarëve të Milanit, 23-vjecari është shndërruar objektiv kryesor i Monacos në kampionatin francez.

Klubi nga principata e konsideron futbollistin italian si trashgimtarin e Kylian Mbappe, për të cilin PSG mësohet se është gati të shpenzojë plot 140 milionë euro  plus kartonun e Lucas Mouras. Me një shifër të tillë arkëtimesh, Monaco nuk do ta kishte problem të paguante klauzolën e largimit të Belottit, që është fiksuar plot 100 milionë euro nga drejtuesit “granata”.

Në fakt blerja e mundshme e Belottit nga Monaco do të vinte si një efekt domino, gjithmonë me protagonist PSG, që pas cmëndurisë së bëri me Neymar, ka planifikuar të tjera shpenzime marramendëse në këtë merkato vere.

Përvec Mbappesë, klubi nga principata dëshiron edhe Fabinhon, e në total ky operacion mund t’i kushtojë 220 milionë euro.

Pikërisht nga kjo lëvizje pritet të përfitojë Torino, që është e bindur se Belotti kushton të paktën 100 milionë euro. Për një shumë të tillë cdo ekip jashte Italisë mund ta bëjë të tijin talentin e futbollit italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje