Indro Montanelli
Kam një tregim në kokë që nuk arrij ta shkruaj, është një ëndër që duke u plakur më kthehet gjithnjë e më shpesh. Jam unë, ngjit në këmbë kodrën që më çon drejt vilës, në mes të pyllit…. Kur isha fëmijë, pylli , në mes dy kënetave të Fucecchios dhe të Bientinës, ishte mbretëria ime. Arrij deri tek porta e vilës, tashmë është një kopësht me qershi. Hyj, i bie ziles dhe vjen ma hap vetja ime që ka mbetur aty. i njëjtë me mua, vetëm më i plakur. Më thotë: «Cfarë do?». Dhe unë i them: «Dua të hy». Thotë që nuk kam të drejtë. «Ti u largove, pate një jetë të bukur, suksese, aventura, gra. Këtu mbeta unë. I shikon rrudhat e mia ? Janë të njëjta me të vilës. Shikoji, tjegullat bien, ka të çara në mure. Kam mbetur vetëm, nuk kam asnjë mjet, por unë e mbroj këtë kopësht qershishë.
Kjo është bota ime, ti nuk mund të hysh, nuk i përket më kësaj bote».
Shqiperoi Brizida Gjikondi
Filozofike. nder me te bukurat e Montanelit. Faleminderit qe na e sollet shqip.
E dhimbshne…gjithmon pleqeria te sjell ne vetedije..
Gjithmone do kthehemi nga u nisem. Nga vlerat reale. Lum kush e kupton.
Bravo
Kaq keq qekeni per shkrime saqe detyroheni te botoni kete perkthim trashanik te Gjikondit e cila s di as te shqiperoje korrekt vendlindjen e Montanelli! Lere pastaj shenjat e pikesimit, por ketu po pretendoj teper.
o abczxhzh’ja emrat e qyteteve dhe fshatrave shkruhen korrektesisht ne gjuhen e tyre, jo ne gjuhen e nje fshatari nihilist si puna jote. Pashe origjinalin e Montanelit dhe zonja ishte korrekte dhe e pasur ne gjuhe pergjate shqiperimit. E uroj dhe falenderoj. Ti shko meso abc
Po eshte e vertete. Nje fshat qe quhet Lupoamaro shkruhet po ashtu. Nuk perkthehet Ujku i hidhur se po na cudisni ju qe perhere vetem shani
Faleminderit Brizida Gjikondit, qe e solli kete perkthim kaq mesazhpercjelles e shume te vlefshem per shoqerine e sotme, ku jetojme.
Tregim I mrekullueshem! Faleminderit Brizida!
Pershendetje BRIxhida!Letersia eshte me e bukur se Politika, se te fal kenaqesi , por te shton edhe dashamiresit
Fatmiri
Nje pjesez e mbrekullueshme ne kopshtin e letersis.
Nje pjesez e mbrekullueshme ne kopshtin e letersis.