Edi Rama nuk është aq i fortë sa duket

24 Gusht 2017, 22:04Blog TEMA

Nga Ervis Iljazaj

Ndërkohë që priten me kuriozitet emrat e ministrave të rinj të qeverisë Rama dy, duke krijuar herë pas herë dhe spekulime pa asnjë rëndësi, është krijuar ideja se Rama është politikisht më i fortë se asnjëherë më parë. Dhe publikimi i emrave të ministrave të rinj në momentin e fundit, shihet si një shenjë e një njeriu të gjithëpushtetshëm që mund të sillet dhe të veprojë sipas tekave të tij.

Por, e vërteta është se, në këtë mandat, Edi Rama do të jetë në një vështirësi politike shumë herë më të madhe se në mandatin e tij të parë. Të gjitha argumentet që, vendi është në rrezik nga mbipushteti i Edi Ramës, janë të pabazuara dhe pa asnjë logjikë politike. Kjo është mazhoranca më e dobët politikisht që ka patur ndonjëherë Parlamenti shqiptar. Ka tri arsye thelbësore për të cilat Rama duhet të ndihet i shqetësuar edhe pse i vetëm në krye të qeverisjes së vendit.

Pikë së pari, qeverisja e vetme nuk lë vend për asnjë alibi për keqqeverisjen e vendit. Në këtë mënyrë llogaridhënia përballë popullit shqiptar dhe përgjegjësia është shumë herë më e madhe se më parë. Rama e kërkoi këtë dhe shqiptarët i besuan. Tashmë raporti i tij më qytetarë është më delikat dhe me i ndjeshëm se më parë. Bashkëbisedimet me qytetarët që Rama zhvilloi pas fitimit të zgjedhjeve është shenjë e qartë e këtij raporti të ri. Kjo është një nga anët pozitive të qeverisjes së vendit nga një forcë politike e vetme, pasi ndërton një raport demokratik midis vendimmarrjes, përfaqësimit dhe llogaridhënies.

Pikë së dyti, në këtë mandat parlamentar, opozita do të jetë e fortë në numra dhe në cilësi politike si asnjëherë më parë. Mazhoranca e Ramës është më e brishtë seç është krijuar përshtypja. Duke marrë parasysh që me konfirmimin e tij në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili është një lider politik gjithmonë e më shumë në ngjitje drejt pushtetit, beteja e tij politike, që kësaj herë do të zhvillohet për herë të parë brenda Parlamentit, me shumë mundësi do të jetë më e bindur dhe më efikase. Beteja opozitare do të jetë më e ashpër se ajo e mandatit të kaluar, duke krijuar një tension politik që nuk është lehtësisht i menaxhueshëm nga mazhoranca.

Pikë së treti, në krye të institucionit më të rëndësishëm të vendit, tashmë gjendet Ilir Meta. Një rival historik brenda të majtës me Edi Ramën. Përtej kompetencave që ka Presidenti i Republikës, të cilat i janë reduktuar ndjeshëm, personaliteti politik i Metës kalon përtej rolit institucional të tij. Pesha dhe karizma e tij politike do të vazhdojë ende të ndihet brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me siguri, Ilir Meta nuk do të jetë një kafshatë e cila do të kapërdihet lehtë nga mazhoranca parlamentare. Shpeshherë roli i Presidentit brenda sistemit politik dhe rendit kushtetues, varet nga personi dhe personaliteti politik që ndodhet në krye të tij dhe, jo nga kompetencat që i ngarkon Kushtetuta.

Për të gjitha këto arsye, gara politike që pritet të zhvillohet nga Shtatori e më tej, nuk do të jetë aspak një shëtitje për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Megjithatë kjo situatë është më se pozitive për demokracinë dhe sistemin politik shqiptar në përgjithësi./Mapo.al/

13 komente në “Edi Rama nuk është aq i fortë sa duket”

  1. Flutura says:

    Kazani prape pa filluar puna pret qe punet te vene keq. O anadollak syte ne bythe i ke qe ne 4 vjetet e kaluara pati progres? Ju te kazanit doni qe Shqiperia te coptohet, te pritet e digjet vetem e vetem te jeni material per te shkruar keq. S’ka nevoje t’u lexosh ju se kuptoheni qe nga titulli qe i vini shkrimit. Jeni rraca me e qelbur e ketij vendi.

  2. Dike Mullai says:

    A e di se je Cun i Zgjuar ?! Nuk te paskemi njohur . BRAVOOOO!

  3. sapa says:

    E ke gabim kur thua nuk eshte aq i forte!harrove hajdutet e energjise dhe romet e kanaceve?

  4. Don says:

    Po mire o Tema edhe ky tipi analist eshte apo mercenar sepse aty midis rreshtave ka futur nje fraze qe bie era shkrim i porositur me pagese. Ky na flet veresie per karizmat e LSI dhe jo per karlleqet e saj. LSI eshte nje organizate qe po nuk pati luge corbe dhe sofer qorrash avullon vetvetiu pa komande. LSI i mbledh te rinjte ne plazh si nje kamp sportiv me dreke falas ndryshe aty do te jete vetem Vasili. Kjo parti ska as ideologji dhe as principe, ska as bosht dhe as program politik dhe eshte vetem nje parti oportune qe orientohet gjithmone nga tepsia. Programi ekonomik eshte hajdutlleku dhe politika e jashtme eshte anti-europianizmi dhe anti-amerikanizmi. Kujtojme qe Petrit Vasili u ankua qe amerikanet dhe europianet po na dhunojne kushtetuten per reformen ne drejtesi dhe vetingun. Keta te LSI.se pa tepsi bien ne koma vetvetiu brenda muajit dhe nuk kane shpyrt te durojne 4 vjet pa tepsi, vende pune, drejtorira, ministrira, ambasada etj. LSI eshte si miza e kalit qe nuk mbijeton dot po nuk pickoi pak te pasmet e pushtetit e tja nguli thumbin thelle ne tule deri sa ti dali gjak dhe ta beje kalin per spital.

  5. Tonini says:

    E.Rama ka vetem nje problem dhe ky problem eshte me te tijet,ku padiskutim tek te tijet futen te gjithe ata qe votuan per P.S,te tjeret te forte a te dobet,ne parlament apo jashte tij,jane aq te dobet,sa nuk jane ne gjendje te qendrojne ne kembe mga pesha e tyre dhe pa tjeter ky eshte nje problem shqetsues per shoqerine

  6. Xha Braho says:

    Mero mavria mos botoni shkrime te ketij niveli kaq te ulet se na nxorret ushqimin. Ky eshte nje idiot noterik. Nuk di kush i ka mbushur mendjen se di te beje analistin……

  7. Ina says:

    Te ndjek gjithmone Ervis….je nga me te miret,kete artikull e ke qare….????????

  8. lexuesi i irrituar says:

    Z. Ervis ! Pamja juaj nuk perputhet me megallomanine e titullit te shkrimit. Ne se doni te jepni opinione “alla Noke”, nuk ka nevoje te fshiheni pas shkelqimit ” te floririt”, kafshate qe s’kaperdihet … Ne se drejtesia do filloje te funksionoj si duhet , atehere do te shohim se si do tu bjere shkelqimi i rreme shume “medhenjeve” dhe besoj se Z.Rama ( qe nuk te duket aq i forte sipas teje ) qe eshte i vertet , do te behet dhe me i forte , ne se do te vazhdoje rrugen e nisur.

  9. veshi says:

    sa veshe te medhenje qe ke more djale

  10. Coli says:

    . ERVISO!
    KE NDONJË VILË ANDEJ NGA GJIRI I LALZIT TI?
    PO S’KE, TA BLE LIKJA TY!!???????

  11. owl says:

    Luli lideri politik ne ngjitje Ha Ha Ha sa qesha. C’jane keta dordolece qe shkruajne.

  12. nari says:

    Edhe PD-ja e Sali Berishes ne 1992 doli te qeveriste e vetme dhe e vetme arriti ta Shkaterronte Shqiperine.
    Dhe cuditerisht per kete shqiptaret u treguan indiferente dhe e risollen Saliun ne pushtet per te plotesuar me tej veprat e tij kriminale qe duhen ndofta 25 vjet per ti korrigjuar.
    Te pakten per nje gje te jemi realiste , qe Sali Berisha nuk krahasohet kurre me Edi Ramen per nga cilesia e qeverisjes.

  13. Ben Dibrani says:

    Bravo, e shkaterrove fare.
    1 – Rama vetem eshte i dobet – Po per nder, me i dobet se kurre.
    2 – Luli “yll” ne ngjitje – Aman o Zot aman patjeter, por nga ato “yjet” e 10 Gushtit.
    3 – Meta karizmatik – O nene, nene, te gjithe e duan qysh kur e kane pare ne filmin “Ilir floriri”.
    O pikaaaa “analistit”, tre pika qe nuk duhet t’i permendje kurre, pa qene i semure nga trute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje