Tirana po vihet me shpejtësi në “hartë” si një vënd ku ke nga shkon dhe ke çfarë sheh, turist a vëndali qofsh. Janë të shumta vëndet me interes, mes tyre dhe muzetë e kujtesës së diktaturës (Bunkeri, Shtëpia me Gjethe etj) që spikasin për larminë dokumentare dhe krijimtarinë e estetikën e ekspozimit në to.
Roli i muzeve është dramatik dhe unik në informimin publik sepse aty nuk ekspozohet opinioni por fakti, në respekt të inteligjencës së vizitorit kurioz. Sfida mbetet objektiviteti, veçanërisht kur periudha e referimit u takon brezave që janë gjallë (monizmi) dhe këtu demokracia është dinjitoze dhe superiore si sistem sepse pavarësisht emocioneve të ditës, nuk lejon karshillëkun por mundëson ballafaqimin e lirshëm të fakteve dhe opinioneve. Ndaj dhe sot, tre dekada pas përmbysjes së monizmit, pritshmëria është që prezantimi historik i tij të jetë larg atij bardhë e zi.
Dritë-hijet e Shtëpisë me Gjethe
Por retrospektiva bardhë e zi mbetet ende në “modë” dhe Shtëpia me Gjethe duket sikur “filtrohet” më shumë nga sensi ideologjik sesa ai historik duke u perceptuar si monumenti antikomunist i rradhës teksa shndërrohet në simbolikë të mbarë Sigurimit të anatemuar të Shtetit. Perceptim ky, që e ka një bazë por që kur absolutizohet dhe fut gjithshka në një thes, ngre pikpyetje plot. E sa për nam, ka plot godina hije-rënda të tjera para saj (nga Parlamenti, godina e qeverisë, ministritë, Presidenca etj, që zor se do gdhihen në muze ndonjë ditë).
Muzeu është tepër i arrirë nga pikpamja funksionale dhe estetike (ndoshta bileta më ekonomike, libër përshtypjesh etj) ndërkohë që pasuria e madhe dokumentare e materiale duhet të synojë një prezantim sa më të plotë të dritë-hijeve të asaj godine të zymtë. Kjo, sepse muzeu e vë theksin tek përgjimi (Dega 8 apo Teknika Operative – T.O.) i cili nisej me kërkesën e sektorit agjenturial për të përgjuar e verifikuar me fakte veprimtarinë e shtetasve nën dyshim. Por nëse kështu, i bie që T.O. të verifikonte njëkohësisht edhe besnikërinë, aftësinë dhe vërtetësinë e të dhënave të agjentëve në terren. Ndaj, kur përgjimi nuk konfirmonte dyshimet e nxirrte të paqëna apo false pretendimet e agjenturës, potencialisht ai shndërrohej në një “filtër” që i vinte fre zellit të abuzimit e shpifjes pa fakte të bazuar tek llafi i gojës që shpikte armiq kudo. Dhe nëse kjo qëndron dhe është e verifikueshme, duhet të ekspozohet në muze.
“Mëkati” i përgjimit
Ndonse nga këndvështrimi demokratik aktiviteti i Sigurimit të Shtetit etiketohet abuziv, duhet bërë dallimi midis abuzimit ndaj qytetarit korrekt dhe profesionalizmit të shumë punonjësve të tij në interes jo thjesht të pushtetit por të shtetit e kombit. Kronologjikisht, Shtëpia me Gjethe nuk ka lidhje me tragjeditë njerëzore të viteve të para të pasluftës – grupi deputetëve etj, sepse ajo u krijua aty nga mesi i viteve 50. Abuzimi ndërkohë kufizohej më tej edhe nga natyra e aktivitetit të saj dhe puna prej teknicieni e atyre që e krijuan dhe e konsoliduan si sektor të mirëfilltë teknik atë (muzeu duhet të ekspozojë edhe këtë aspekt kronik) dhe që nuk ishin pjesë e rutinës agjenturore, as dëshmitarë gjyqesh farsë ndaj dhe nuk ka pse puna e tyre të etikohet në ekstrem.
Ndërkohë, nuk shkon të anatemosh Sigurimin për përgjim kur çdo sistem përgjon! Sot bile ca më shumë (shteti, individi, media, sateliti, biznesi, i huaji etj, për ironi vetë “Big Brother” argëton në TV). Ndarja bëhet tek motivi i përgjimit. Ndërsa sot është siguria publike, terrorizmi, korrupsioni, përballimi i agjenturave armiqësore etj, dje ishte mbijetesa e diktaturës së proletariatit (domosdo e dënueshme në demokraci), abuzimi me pasurinë socialiste e qytetarin, agjentura armike në rajon etj.
Objektiviteti i muzeut e do që të ekspozohet aktiviteti i Sigurimit në përgjithësi dhe Shtëpisë me Gjethe në veçanti, në përballimin e agjenturave në rajon (përgjimi ishte dhe do të mbetet domosdoshmëri sa kohë mbetet aktive agjentura në rajon). Patriotizmi është mbi ideologjinë dhe ky muze duhet të theksojë këtë veprimtari ashtu sikurse ekspozon faktin që ambasada jugosllave ka qënë nën përgjim(!), ndërkohë që thuhet se selitë tona diplomatike jashtë përgjoheshin po ashtu dhe kundër-zbulimin e bënte kjo Shtëpi.
Në Ballkan, shërbimet inteligjente janë jetike për shtetet e rajonit. Sa kohë të përgjojnë, do përgjosh dhe për fatin e keq, 1913 e tjetërsimi i trojeve shqiptare, kanë motivuar parreshtur fqinjët tanë të de-faktorizojnë Shqipërinë (me avantazhin historik njëshekullor si shtete para nesh). E në këtë kontekst, kur edhe në vetë perëndim e botë, mediat përflasin përplasje diplomatike (lexo agjenturore), përjashtime apo shpallje non-grata, akuza reciproke për përgjime etj, në Ballkanin e trazuar historikisht dhe ende jo të plotë në BE, e shkuara ende merr peng fqinjësinë e mirë dhe tranzicioni ynë problematik e dëshmon këtë gjë.
Nuk ka sistem pa “priza”
Përgjimi nuk kursente kënd por ndërkohë, si çdo sistem, edhe monizmi kishte ligjet e kohës apo “prizat” e tij për të cilat paralajmëronte të mbaje “duart” larg. Ndaj dhe ata, që me vetëdije dhe në emër të idealit demokratik, futën “duart” në to, mbeten qytetarë të respektuar dhe dinjitoz teksa rrezikuan për idealin demokratik. Këta disidentë, të fajshëm sipas kohës, edhe sot nuk është se kërkojnë pafajësi, bile ndjehen krenar që u shpallën fajtor dikur dhe sesa shpërblimi financiar, ata i nderon vlerësimi moral (duke filluar me një monument dinjitoz për disidencën pa kompromis) dhe njohja si tribunë të qytetarisë në këtë vënd.
Disidenca e vërtetë shqiptare është një aset për demokracinë dhe ajo nuk ka pse futet në një thes me syresh që teksa kapnin “prizat”, ose ishin nën hyqmin e agjenturave antishqiptare në Ballkan (në dallim nga agjenturat e shteteve që ishin kundër komunizmit por jo kundër Shqipërisë), motivoheshin nga trashëgimia kuislinge, abuzonin si ordinerë me pasurinë publike dhe qytetarin etj për të cilët edhe vetë ligji demokratik sot në perëndim mban qëndrim. Muzeu duhet ta ekspozojë këtë gjë, sikurse ekspozon dhe Xoxen në gjyq. E sa për qytetarët e pafajshëm, jeta e të cilëve u rrënua për një llaf goje apo luftës ekstreme klasore, shoqëria u ka një borxh të madh. Ata ndoshta nuk u nisën të bënin heroin, ndaj dhe u kemi borxh ndjesën e madhe dhe të pafund si dhe kompensimin dinjitoz moral e financiar si gjëja më e pakët për ta.
Sot, është në meritën e dinjitetin e shtetit demokratik që duke iu lënë hapësirë historianëve, të synojë objektivitetin në ekspozimin e historisë. Zbardhja e atyre që nxiu monizmi nuk shkon me nxirjen pa vënd dhe absolute të tij. Ai duhet parë me realizëm dhe ndërsa e keqja duhet denoncuar dhe mos harruar kurrë, nuk ka pse rëndohen qytetarët punëtorë e idealistë që bënë sa mundën në interes të Atdheut në çdo sektor.
E kaluara nuk duhet të na ndajë më si deri dje. Një Atdheu dhe një flamur kemi e fatin të gjithë e kemi në këtë vend. Çlirimi i shoqërisë nga makthi e pengu i ndasive të së shkuarës përmes vështrimit objektiv të saj, do të krijojë kohezionin e duhur social që do sjellë shpresën e shpirtin e bashkëpunimit për një qytetari të denjë në një Shqipëri Zonjë.
Skandal. 700 leke te reja per te pare gjethet e rena.
Z.Duka i rotulloheni problemit, por edhe ju nuk i shpetoni dot autocensures,sepse sikur te mos merrni ne mbrojtje ata qe kane thyer ligjin dje,do perballeni me urrejtjen e tyre,keshtu me duket mua.Ju duhet te ndani nje ceshtje:Pergjimi dje ishte i ligjshem apo jo?Ndajeni kete ceshtje ! Ne se pergjimi ishte i ligjshem dje,a e dini se nga ai pergjim jane denuar njerez?Pra del se dhe denimi,qe rrjedh nga ky pergjim ka qene i ligjshem,te gjitha fjalet e tjera bien poshte.Tjeter ! Ne se themi qe pergjimi ishte i ligjshem,atehere duhet te themi se edhe gjykimi i kundravajtesve ishte i ligjshem dhe masa e denimit ishte e ligjeshme.Pra kondravajtesit kane shkelur ligjin e kohes dhe per kete jane denuar.A ishte i drejte ligji asaj kohe apo jo,kjo ha diskutim,sa i moralshem ishte ligji.Dalim ne nje tjeter diskutim shume te gjate.Sot ai ligj mund te quhet i padrejte,por ne,duke gjykuar sot,menjanojme faktorin kohe nga faktori hapsire.Une si qytetar sot kam frike, se duke mos ngritur zerin kunder nje ligji qe sot miratohet ne rruge demokratike,dhe ne baze te ketij ligji dikush qe ben kondravajte e paguan-atehere ku ka siguri, se per keta qe e pesojne sot nga ligjet qe jane ne fuqi,femijet e mij apo niperit dhe mbesat e mija neser mund te paguajne perseri sic po paguaj une sot(!),sepse ku i dihet ne te ardhmen keta ligje mund te quhen te padrejte(!),apo te pamoralshem(1).Ne se dikush dje ka abuzuar me ligjet e asaj kohe ,dhe per kete e ka paguar dikush tjeter,atehere ai qe ka abuzuar le te pergjigjet,le te paguaje ai me pare.E them kete se pas shume kohe, kur historianet te shkrujane historine se si u permbys nje sistem dhe si u kompensuan nje pale,se si u pagua pala qe u denua,se si pagoi pala qe s’kishte faj se si shpetuan fajtoret e vertete, pasardhesit tane mund te qeshin me te madhe,o zot mos thencin: “Sa budallenj paskan qene paraardhesit tane!”
nuk do bejme rehat kur cdo gje te shihet me qetesi duke i dhene hakun kujtdo. Media vete ka rol te madh sepse jo rralle i fryn zjarrit te ndasive. Deri ne nje prej tyre paraqiteshin veglat e punes, trapanot, qe perdornin me siguri te hapnin vrima per pergjuesa, si instrumenta torture!! Injorant mos e beni kete popull, se aty vertet jane bere tortura, por jane bere ne kohen e Gestapos, apo sic thuhet direkt pas clirimit kur jane meruar grupi i deputeteve etj. Me vone kjo si godine ka qene me siguri vetem zyra dhe pajisje. Pastaj boll te kene pergjuar kelyshat e serbit dhe grekut mire kane bere. Se CIA ishte vertet kunder komunizmit por jo Shqiperise ndersa te behesh pale me grekun e serbin kunder vendit tend!!!! Mos e donte me shume Shqiperine serbi e greku se sa Enveri? Po hajt mo, tani e kane si shkolle partie, vazhdon propaganda por ne krahun e kundert, ne shqipot kete avaz kemi, ne ate malin rripa-rripa…. e pastaj ankohemi se nuk bejme dot shtet!!!
Luhet si nga fotografi qe synon te beje nje fotograf nje femijei por qe i duhet ti terheqe femijes shikimin nga realitetet e tjera duke i thene ‘shife zogun’ ”shife shifeFemija kerkon te shohe zogun kurse fotografi realizon foton qe deshironFemija ka raste qe ne ate moment eshte duke qare nga efekti projektoreve dhe nxehtesia e llampave por fotografi realizon foton
Pergjimet per tu mbrojtur nga agjenturat e huaja apo armiku i jashtem jane te perligjura por te pergjosh shtetasit e tu dhe me pas ti denosh me vdekje e ti sakatosh neper burgje per art e poezi dhe per liri fjale, eshte gjenocid kunder popullit tend. Dhe ketij sistemi repesiv nuk i shpetojne as te ashtuquajturit teknike prizash e radiosh