“Ujë 24 orë”, BERZH jep garancinë për projektin, do të financojë 30 milionë euro

24 Gusht 2017, 15:50Ekonomia TEMA

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë 30 milionë euro Ujësjellësin e Tiranës për të bërë të mundur furnizimin e kryeqytetit me ujë 24 orë në 24. Kredia do të disbursohet në dy këste nga 15 milionë euro.

Sipas njoftimit zyrtar të BERZH-it, transhi i parë i kredisë do të përdoret për të zgjeruar kapacitetin e Ujësjellësit të Bovillës dhe për ndërtimin e një tubacioni të ri, i cili do të furnizojë me ujë pjesën veriore të Tiranës.

Përdorimi i këstit të dytë do të përcaktohet pasi Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të përfundojë studimin mbi burimet e saj strategjike. Ky studim do të përzgjedhë alternativat më eficente të investimeve, për të zgjidhur përfundimisht mungesën e ujit në Tiranë.

Sipas BERZH-it, synimi i projektit është të ndihmojë Ujësjellësin në ndërtimin e një sistemi më të qëndrueshëm të furnizimit me ujë në Tiranë, për të arritur objektivin e furnizimit 24 orë brenda vitit 2021.

Këtë verë, kryeqyteti u përball me një situatë të vështirë të furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të thatësirës së gjatë dhe rënies së nivelit në basenin e Bovillës.

Bashkia e Tiranës ka lajmëruar se do të marrë rreth 180 milionë euro kredi për të financuar investimet në sistemin e Ujësjellës-Kanalizimeve, të cilat do të garantojnë furnizim me ujë 24 orë në ditë për qytetarët.

1 komente në ““Ujë 24 orë”, BERZH jep garancinë për projektin, do të financojë 30 milionë euro”

  1. Bogonica says:

    A do te hiqen fucite xingato nga taracat? Ate thoni !Mire ne shqiptaret qe e patem kusur te qeverisemi nga fshatare dhe injorante,te cilet iu versulen shtetit me turi dhe e rrezuan ne ate fare feje qe do 100 vjet te te ngrihet,por ju kredidhenesve europiane ,a nuk u vret syte kjo gjendja e ujit ne Tirane dhe ne te gjitthe qyetet ne Shqiperi?Cjane 30 miljon euro?Me kaq para vendoset vetem nje tubacion 600 mm dhe 3km i gjate.Ndersa nga ana tjeter,sapo afrohen investitore jashte Europe ketu ne Shqiperi, ju ulerini po na vijne terroristet,dhe kur vjen puna per financim jepni 30 miljon euro, qe do te thote 10 metro tub plastik ( gjysem police) per cdo banor te Tiranes !(Natyrisht, nuk llogariten ketu vjedhjet e vete donatoreve dhe te babezitureve shqiptare.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje