Mushqeta në njësinë e Krrabës për nga aktiviteti ekonomik dhe organizimi i banesave mund të jetë fshat, por infrastruktura e rrugëve nuk ka asnjë dallim me qytetin. Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e të gjithë rrjetit të rrugëve të brendshme të fshatit Mushqeta, të cilat lidhin banorët e kësaj zone me njeri-tjetrin dhe rrugën nacionale Tiranë – Elbasan.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Prefekti i Tiranës, Admir Abrija, inspektoi përfundimin e projektit dhe theksoi se ky ishte një investim i munguar prej vitesh dhe që i shërben 800 banorëve të këtij fshati.
“Pas investimit të parë që bëmë në Krrabë, duke lidhur aksin e autostradës me Krrabën, një investim që nuk ishte prekur me dorë prej 60 vitesh, tani kemi filluar në nivel kapilar në të gjithë degëzimet e fshatrave të njësisë administrative Krrabë”, tha kryetari Veliaj.
Ai theksoi se investimet në infrastrukturë në fshatrat që shtrihen përgjatë rrugës së vjetër Tiranë-Elbasan vijnë edhe si një përgjigje e Bashkisë së Tiranës për të amortizuar kostot që solli ndërtimi i autostradës për këtë zonë.
Kryebashkiaku theksoi se krahas investimeve në infrastrukturën rrugore, Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të madhe edhe transportit publik. Ndaj, ai dha lajmin për të gjithë qytetarët e Tiranës, se shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të nisë testimin se si do të funksionojnë mjetet elektrike të transportit publik.
“Po investojmë tek rrugët, por edhe tek mjetet e reja të transportit. Sapo kemi konfirmuar që këtë vjeshtë Tirana të jetë qyteti ku do të testojmë autobusët elektrikë për herë të parë, për të parë se si përgjigjen me parametrat e rrugëve të Tiranës, të motit, të temperaturës dhe të distancave të linjave tona. Me të kaluar me sukses periudhën e testimit do të bëjmë porositë për t’u siguruar që Tirana është avangardë në Evropën Juglindore, kur vjen puna edhe tek cilësia e transportit, por sigurisht edhe tek infrastruktura që na mundëson transporti”, bëri të ditur Veliaj.
Rrugët e brendshme të fshatit Mushqeta ishin në trajtë natyrore, të patrajtura me shtresa, gjë që shkaktonte probleme në qarkullim, si në kohën e dimrit për shkak të baltës, ashtu edhe në kohën e verës nga sasia e madhe e pluhurit.
Në total, ato kanë një gjatësi 1500 metra dhe janë të pajisura me sinjalistikën e nevojshme, ndërsa në një pjesë të mirë janë shoqëruar edhe me ndërtimin e mureve mbajtëse.
bus elekrike…!!!!!!!!!!!
normalisht me afisa ”hanemesh” me big cica per leshqenet arabe………………….this is DUBAI!
O lal Eri!
Boll u shqeve per te ndihmuar 800 banoret e Krrabes me investime,por i ke harruar si skllever 50 mije banoret e Yzberishit qe jetojne si ne getot e indise!
Nje pyetje per lal Erin:
-Cfare shperblimi merr ti,qe ben investime si te teket ty,pa nje plan te miratuar bashkiak?
Je bere mjeshter lal Eri,prandaj na del 20 here ne tv dhe je bere me keq se Berisha dikur kur inauguronte halete e fshatrave!
Na je neveritur duke dale cdo dite ne tv !
Çfarë rruge është kjo more, rrugë për gomerë se për makina nuk është. Ska as trotuar për njerëzit.
AHAHAHHAHAHAHHAHAHAAHAHA.Shume bukur!
Faleminderi i nderuar kryetar i bashkise Tiranes,per sa beni,tashohim fshati e Tiranes si ;TIRANE. Ju pershendes si gjysh mesues nje jete ne ato fshatra ,so kaluar te 80tat marre rruget e emigracionit,pa tjeter i detyruar..Do ju lutesha, shkoni kete 1 Shtator ne Zall Dajt (ku dhe pritet te kaloje ajo rruga shume e pritesme e Arberi dhe, kujtoni se 50 vjet me pare,aty,eshte peruruar shkolla 7 vjjecare ne vijimesi e Mesme,deri me konvikt,pas viteve -90t, braktisur.Ktthejeni te pakten ate shkolle MODEL i atyre viteve,pse jo dhe per sot,te asaj krahine arsim dashese. Faleminderit Zall-Bastarasv, bere ate shkolle model,deri te mesme.Po ,mos harrojne porosine :-“Te RENE perqafoje po te vjetren-prograsive-mos e HARRO.
Ish drejtori i Pare i asaj shkolle(1967-73) Dhimiter M.Xhoga.( Guri Naimit D.)
Toronto 26-o8-2018