Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, në një postim në Facebook ka përkujtuar 75 vjetorin e gazetës “Zëri i Popullit”.
Rama shkruan se gazeta “Zëri i Popullit” u kthye në një nga zërat më të pasur të publicistikës shqiptare.
“75-vjet më parë, Luftës së madhe çlirimtare Antifashiste të popullit shqiptar, ju bashkua edhe “Zëri i Popullit”, gazeta partizane dhe luftëtare e lirisë, shkolla e shtypit revolucionar e përparimtar, fjala e zjarrtë e një populli që e bashkoi Shqipërinë me koalicionin e madh antifashist botëror!
Zëri i Popullit ishte dhe mbetet gazeta ku publicistika shqiptare njohu larminë më të pasur në lloje e nënllojet e saj; kronika, lajmi, skica, përshkrimi, reportazhi, portreti, analiza, intervista, kritika, fejtoni, pamfleti, polemika, peizazhi, karikatura, komenti etj. e deri edhe tek letersia artistike.
Kjo mbetet arritja më e madhe profesionale, sepse plotësoi paradigmën e mangët të zhanrreve të publicistikës, duke pasuruar e zgjeruar më cilësisht traditën e gazetarisë përparimtare të viteve ’30 të shekullit të kaluar.
Megjithëse ideologjikisht i kontrolluar, “Zëri i Popullit” u bë zëri i shqetësimeve të kohës, duke përfshirë edhe shqiptimin për herë të parë të nevojës për mendimin ndryshe.
Pas ndryshimit të sistemit e vendosjes së pluralizmit politik, “Zëri i Popullit” ia doli ta fitojë sfidën, duke u shndërruar bashkë me gazetën “Koha Jonë” në tribunë e shkollë të parë të shprehjes së mendimit qytetar e në mbrojtje të fjalës së lirë e vlerave të demokracisë.
Në këtë kohë “Zëri i Popullit” i shtoi emrit të vet edhe një meritë tjetër; u bë aleati i parë i UÇK-së në Shqipëri në luftën për çlirimin e Kosovës, duke i përcjellë opinionit shqiptar e mbarë botës, të vërteta që askush tjetër nuk guxoi t’i thotë, shpesh herë edhe në kundërshtim me “porositë” për të mos u nxituar!
Ndaj, në 75-vjetorin e “Zerit të Popullit” ku pata nderin të punoj bashkë me kolegë të mrekullueshëm në kohën kur pa atë gazetë druaj nëse do ta kishim apo jo sot Partinë Socialiste, dua të shpreh mirënjohjen dhe homazhin për të gjithë ata që kanë lënë prej ditës së parë e derisa u shua, shpirtin dhe përkushtimin e tyre në këtë tribunë, më jetëgjatën në historinë e shtypit shqiptar”, shkruan ai.
u ktheve ne respektim tim per juve qe
kish 8 vjet i lekundur.bravo per mirenjohjem. haxhi musaj sr
Zeri i Popullit ishte Gjuetija e Krimineleve me fytyre Kafshe kunder popullit te ndershem shqiptar.Atje ne ate “Flet RRufe” qe quhej Zeri i Popullit akuzoheshin bijte me te mire dhe me te ndershem te Kombit shqiptar dhe ajo pacavure ishte shpata e kryekriminelit Enver Dushan Mugosha Hoxha qe priste kokat e shqiptarve.Luan Rama edhe sot mbas 27 vjeteve qe ka vdekur PPSH ti akoma ke Nostalgji per nje Gazete qe ishte vegel qoore ne duart e krimineleve Enver,Mehmet,Hysni dhe Kadri ,ketyre Monstrave antishqiptare qe e derguan shqiperine dhe Kombin shqiptar ne Gremine qe ketij vendi do ti duhen edhe 100 vjet te tjera te riparohet e behet vend dhe shtet me dinjitet.Gazeta Zeri i Popullit luajti nje Rol te madhe ne percarjen e popullit shqiptar me ate Luften e Klasave te saj kriminale. Nuk rshte vetem turp por eshte me shum krim qe sot te rikujtohet nje Vegel ne duart e krimineleve qe i beri gjemen shqiptarve.
Zeri i kurvave.
Nje hipokrizi e mirefillte e Luan Rames ndaj ” Zerit te Popullit”,
gazete qe per 50 vjet ,ne mos gaboj,pushtoi mendjet dhe ze-
mrat e shqiptareve brenda dhe jasht atdheut . Pse e them ke-
te ? Nisem nga nje logjike teper e thjeshte. Mbase L. Rama e
thote sinqerisht kete duke bere vleresim te ” Zerit te Popullit”,
por c’thote LSI-ja e tij ? C’thote kryetarja aktuale apo nenkrye-
tar Vasili dhe mbi te gjitha cfare thote Presidenti aktual,ish- kry-
tari i LSI-s ? Ju ,pa u menduar fare ,sic e keni zakon ,do te jepni
nje pergjigje kategorike,altisonante se Ai mbeshtet LNCL .dhe
“Z.P” duke tjerrur nje ligjerate te gjate elozhes per ish- kryetarin
e LSI-s ?! Por tash vjen pyetja tjeter ,zoti Luan , si shpjegohen “vitet e
mjaltit ” qe jane intensifikuar me shume kete vitin e fundit midis
Vicidolasit ,armik i betuar i LNCL dhe “ZP” dhe djalit te Skraparit qe
tash ka zene kolltukun e presidentit . Kjo dashuri , “jo platonike” por
reale sikur bie ne kundershtim me deklaratat tuaja per dashurin tuaj
per ZP ,kur ju jeni miqt me te ngushte te nje njeriu qe pergjate 27 vje-
teve ka hedhur balte e mllef kunder ZP dhe LNCL. Ja,pra pse themi une
qe ne fillim qe ju dhe ish-kryetari juaj i bene per hipokrizi gjithe keto
hosana e himne qe i thurni se kaluares me ZP dhe Luften heroike te
partizaneve tane legjendare.
E mbylli edi socialisti.
Edi vetem socialist nuk eshte
Dielli “DIELL” si “Zeri POPULLIT”,nuk mbulohet me “SHOSHE”.
Luan Rama, ishte kush ishte apo eshte kush eshte, ne shkrimin vleresues per”Zerin e Popullit”;hallall qumeshtin e NENES.
Shkruar per ate organ, vertet te POPULLIT, une do ti jepia vleresimin me te larte ne shkalle vendi,jo keto, banalitete, do ti quaja komentet sa lwxoj. Ajo gazete, lindur ne flaket e luftes dhe pasqyruar ate,sa vitet; ndertimin e vendit, ka merita te pakundershtuesme,krah simotrave te saj;”Bashkimi”,”Puna”,”Rinia”,”Mesuesi”,pse jo “Pionieri” e deri ajo satirikia “Hosteni”.
Jo keq, po shume keq bene, autoret e mbylljes se kesaj gazeta,(ne fakt ajo,si ne ilegalite,eshte ne veprim.Keq me vjen qe ish lexuesit e thjeshte si une, sa gazetaret e saj te shumte ne vite dhe bashkepumtoret, nuk e kane thene fjalen e tyre.
I uroj “Zerit te POPULLIT” shendet(se ajo RRON e do te RRIJE), ne mendiet dhe zemrat e shqiptareve te vertete,zerin e te cileve ajo percolli nje jete. Mjaft me me keto gjykime PARTIAKE, qe na shkaterruan vendin sa njerezit e thjeshte.
25 Gushti 1942,eshte si 28 dhe 29 Nendori i shqiperise e paharruar date.
Faleminderi djali Luan Rama,qe sot je paraqit vertet LUAN.
Me konsiderate
Guri Naimit D.
Gazeta Turpi i Popullit,Haleja e Kombit