Ka nisur shpërndarja e teksteve në pikat e licencuara pranë shkollave ku mësojnë nxënësit. Nga këto kancelari, librari ose pika të tjera prindërit dhe nxënësit duhet të blejnë librat shkollorë sipas katalogëve përkatës.
“ Procesi i shitjes së teksteve ka filluar. Pra njësi tregtare që janë pranë shkollave dhe distributorët që janë në qytetet e Shqipërisë kanë filluar shpërndarjen e teksteve dhe shitjen e teksteve për nxënësit e këtyre qyteteve”- tha Zamira Gjini.
Drejtorja e Arsimit parauniversitar, Zamira Gjini, garanton nxënësit se nuk do të ketë mungesë të teksteve, pasi botuesit kanë printuar në kohë librat në bazë të kërkesave të shkollave.
“Kemi rreth 170 tekste në katalogun shkollor, tekstet e klasave nga e para në të nëntën janë shpërndarë që një javë përpara nga botuesit në të gjithë Shqipërinë, nuk ka mungesë të teksteve nga katalogu i teksteve shkollore” – tha Zamira Gjini.
Lëndët shkencore të klasave 2 dhe 7, si dhe klasa e 10 në gjimnaz, do të mësojnë me tekste të shtëpive botuese Cambrige, Oxford, Peason.
“Tekstet e matematikës, e shkencave të natyrës, kemi tekste të përkthyera nga shtëpitë botuese Cambrige, Oxford dhe Peason që janë përkthyer dhe përshtatur nga botuesit shqiptarë dhe janë përzgjedhur në shkollat tona” – tha Zamira Gjini.
Autoritetet e Arsimit i bëjnë thirrje nxënësve të mos i lënë në ditë të fundit blerjet e librave me qëllim shmangien e rradhëve, ndërsa thonë se ky proces do të monitorohet nga Ministria e Arsimit dhe Inspektoriati Shtetëror i Arsimit. /oranews
Po atyre te pa licencuarve kush ja dha librat??