VIDEO/ Të qeshur dhe gjakftohtë, terroristët e Barcelonës filmohen përpara sulmit

25 Gusht 2017, 09:07Sociale TEMA

Këto janë pamjet e dy terroristëve të Barcelonës, pak orë përpara se të nisnin sulmin, ku mbetën të vdekur 13 persona.

Dy terroristët janë filmuar teksa kërkojnë të blejnë një çakmak në dyqan dhe qeshin me njëri tjetrin, ndërsa shfaqen krejt të qetë në video.

Disa çaste më pas, ata hynë në një nga rrugët më turistike të Barcelonës, “La Rambla,” me makinë, duke vrarë 13 persona dhe plagosur më tepër se 100 të tjerë.

Pas kësaj, ata nisën të sulmonin me thika dhe sopatë kalimtarët, përpara se të qëlloheshin për vdekje nga policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje