"Çmendet" moti edhe nesër, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

29 Gusht 2017, 17:29Sociale TEMA

Reshjet e kësaj të marte do t’ia lënë vendin sërish kthjellimeve ditën e nesërme, sipas sinoptikanëve.

Të mërkurën, “Meteoalb” parashikon që territori i vendit do të dominohet nga kthjellimet deri në mesditë, kur shfaqen vranësira kalimtare në zonat verilindore.

Pasditja do vijojë nën ndikimin e kthjellimeve në Veri – Qendër, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë zonat Jugore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2 – 3°C duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 32°C.

Sipas  Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, nesër deri në datën 1 shtator nuk priten reshje, kurse në datat 2 dhe 3 shtator ka mundësi për reshje.

1 komente në ““Çmendet” moti edhe nesër, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët”

  1. Dan says:

    Ku e keni cmendurine e motit o njerez te mbaruar, as nje lajm per se mbari nuk sillni vetem me tituj Te Cmendur per te rritur numrin e lexuesve, jeni bere me keq se CNN me lajmet kundra Trump…… Cfare jane keto lajme koti…. Lajme fallco per nje media fallco vetem per te genjyer njerezit…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje