Intervista e rrallë e nënës së mbretëreshës Geraldinë, zonjës Girault. Ndarja e vështirë me të bijën dhe largimi dramatik nga Shqipëria

29 Gusht 2017, 12:32Politika TEMA

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Gusht 2017

Gazeta franceze, « Paris-soir », ka botuar, të hënën e 17 prillit 1939, në faqet n°1 dhe 3, rrëfimin e nënës së mbretëreshës Geraldinë, e cila gjendej në Tiranë në momentin kur Italia fashiste nisi të pushtonte Shqipërinë.

Zonja Girault**, vetëm pak kohë pasi ishte kthyer në vendbanimin e saj, në Nice të Francës, ka dhënë një intervistë në të cilën ka shpjeguar qëllimin e vizitës së saj në kryeqytetin shqiptar, po ashtu edhe arsyet e ndarjes me vajzën e saj dhe largimin e përshpejtuar nga Shqipëria.

« Rroftë Daladier ! Rroftë Franca ! », bërtisnin në Tiranë, ndërsa aeroplanët italianë vërtiteshin në qiell – tha Zonja Girault – nëna e mbretëreshës Geraldinë. Kështu, ajo na rrëfeu vuajtjen e vajzës së saj, e cila duhej të arratisej nga Shqipëria me fëmijën e saj të porsalindur.

– Tërë jetën time, unë do t’i mbaj mend këta njerëz të Tiranës, të mbledhur, në prag të pushtimit, para ambasadës së Francës. Unë ende i dëgjoj thirrjet e tyre : « Rroftë Franca ! Rroftë Daladier ! »

Zonja Girault, kolonele, ish-kontesha Apponyi, nëna e Mbretëreshës së vogël Geraldinë, e cila na mirëpriti gjatë kthimit të saj në Nice, vazhdoi rrëfimin e orëve patetike që ajo kishte jetuar në Tiranë, pranë vajzës së saj.

–  Më 16 mars, u largova nga qyteti i Nicës me fëmijët e mi për në Tiranë, ku prisnim një ngjarje të lumtur. Sapo arritëm në pallatin mbretëror, ndjeva se ankthi ishte i përgjithshëm. Merrnim, me sa duket,  ultimatum pas ultimatumi !

– Kaluan dy javë në pritje të ngjarjeve. Më 5 prill, më në fund, herët në mëngjes, mbretëresha lindi një princ të vogël.

– Qe një situatë shumë e vështirë. Vajza ime iu nënshtrua një operacioni tepër delikat që zgjati më shumë se një orë. Ndërkohë që dridheshim për jetën e saj, qarkullonin thashetheme, në fillim alarmuese, pastaj qetësuese : « Italianët zbarkuan… Ata janë zmbrapsur… ». Kaluam një natë të tmerrshme. Sapo u siguruam për gjendjen shëndetësore të mbretëreshës, erdhi urdhëri që të largoheshim menjëherë nga qyteti.

Kolonelja Girault, në një gjendje emocionale, të cilën e përmbante me vështirësi, vazhdoi rrëfimin e saj :

– Urdhëri ishte i formës së prerë. Burri im dhe unë duhet të ndaheshim nga mbretëresha. Si do ta gjenim ? Çfarë do të bëhej me të ? Aeroplanët italianë rrotulloheshin mbi çatitë e Tiranës. Në rrugë, shqiptarët, të merakosur e të hutuar, vraponin, burrat për të marrë armët e tyre, ndërsa gratë dhe fëmijët maleve. Avionët e zhurmshëm italianë, gjatë fluturimit, lëshonin trakte nga qielli. Ne ishim të kërcënuar nga një bombardim që, në pak minuta, e rrafshoi kryeqytetin… Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, mendoja për vajzën time që ishte në një gjendje tejet të dobët… Më në fund, ne u larguam, me zemër të thyer, për në kufirin jugosllav… Ne arritëm atje më 7 prill.

– Ndërkohë, vajza ime, më pak se tridhjetë e gjashtë orë pas lindjes, e shtrirë mbi një barelë të instaluar në një ambulancë, udhëtoi në rrugë të mjerueshme, gjatë 400 kilometrave, përpara se të arrinte në Greqi.

Kolonelja Girault, pas një momenti heshtjeje, na rrëfeu më në fund :

– Kur burri im dhe unë po afroheshim pranë kufirit jugosllav, ne pamë, të tronditur, dëmin që kishin shkaktuar predhat italiane në portin e vogël të Shëngjinit. Nga këto shpërthime të jashtëzakonshme kishte diçka absurde dhe barbare. Me të vërtetë, pyesnim veten se si një gjë e tillë mund të ishte e vërtetë !

– Burri im dhe unë jemi në gjendje të themi se asnjë italian nuk është ngacmuar në Shqipëri. Ndërsa largoheshim nëpër këto fshatra të frikësuar, ku mbretëronte një panik i tmerrshëm, ne nuk mund të kuptonim, dhe askush nuk mund t’i kuptonte thirrjet italiane që flisnin për tradhtinë e mbretit Zog. Të gjithë shqiptarët, njerëz krejtësisht paqësor, e adhurojnë mbretin e tyre dhe janë të gjithë patriotë.

Pasi e pyetëm Zonjën Girault, nëse ajo kishte lajme për vajzën e saj, ajo u pëgjigj se një telegram nga Larisa i ka sjellë lajme të shkëlqyeshme për shëndetin e ish-mbretëreshës.

Le të shtojmë se mbretëresha Geraldinë gjendet e shoqëruar në Larisa, jo vetëm nga burri i saj dhe një gjinekolog i mirënjohur grek, por edhe nga nëna e saj e dytë, kontesha Szarthos – që e ka rritur në Budapest – e cila, siç e thamë, ka arritur dje pranë saj.(darsiani.com)

7 komente në “Intervista e rrallë e nënës së mbretëreshës Geraldinë, zonjës Girault. Ndarja e vështirë me të bijën dhe largimi dramatik nga Shqipëria”

  1. goni says:

    E çe lidh kte hale me kombin ton nuk e kuptoj , rraca hales pun tradhtaresh e hajdutesh te peshtir llumi kti kombi .

  2. goni says:

    E çe lidh kte hale me kombin ton nuk e kuptoj , rraca hales pun tradhtaresh e hajdutesh te peshtir , llumi kti kombi .

  3. zaho says:

    Pote kishit byth organizonit popullin ushtrine per te mbrojtur vendin si e beri greku se nuk ishin me trima dhe po te qe nevoja te vdisnit per SH qiperine po ju ishit tradhetar dhe hajduter e braktiset popullin ne fatin e tij shyqyr qe doli Komandanti qe ju mbylli deren dhe dritaren dhe nuk ju pame surratin per shume kohe .Ti puthni bythen Sali qenit qe ju futi Hajjde ju shofte raca se nuk jeni SHqipo por race serbi

  4. lili says:

    kjo ishte pos nena e Geraldines, edhe gruja e nje ushtarak franceze qe luftoj me DeGaullin siç luftuan shqiptaret qe ti i cuan tradhtare…(shih epitafin e Isuf Begejes ne Paris nga De GAULLI).
    Tradhtare ishin ato qe luftuan me slavet,e kjo po shihet mire sot qe e shkateruat gjate ketyre70 viteve Shqiperine deri ne ADN!

  5. fshatari pafshat says:

    Homazh, nga vjehra e mbretit hajdut, satrap, tradhetar, per nenat shamizeza shqiptare – qe u iken djemte e vajzat ne mal, per Liri, e nuk i pane me te gjalle. Rrofte znj. Girault qe na e shpetoi Shqiperine. Vdekje popullit, Liri fashizmit.

  6. zaho says:

    komenti nuk behet per fotografine por per historine e familjes te te ashtuquajturit mbret

  7. vera e nxehte says:

    Po pse nuk thote ndonje gje kjo pêr arkat e floririt sa ishin , me se i ngriten deri ne kufi etj. Apo djali qe lindi, thone se ka vdekur rruges dhe Zagolli adaptoi nje femije ne emer te atij qe vdiq qe te mos i ngelej mbreteria pa trashegimtar. Thone, llafe fshati jane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje