Sapo Rama shpalli qeverinë, të dielën në drekë në Asamblenë Socialistë, opozita iu turr çuditërisht për emrin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit, edhe pse kjo ishte bërë më dije muaj më parë dhe nuk kish asgjë për t’ju ndjerë e befasuar.
Nëse ju përpiqeni t’i drejtoheni një demokrati që e urren këtë figure klasike dhe tradicionale të së majtës, pra Ruçin, dhe e pyet se për çë konkretisht, vështirë se ai do mund ta detajojë se pse pra në gjoksin e tij ka një trazim nga ky emër.
Nëse niset nga fakti që Ruçi ka qenë dikur pjesë e nomeklaturës komuniste, ky është një standart i prishur nga vetë PD, e cila prekj kur u themelua nuk e ka patur për hall që të fusë në gjirin e saj kontigjente njerëzore nga Partia e Punës, ku për paradoks vetë kreu i saj, Berisha, vjen pikërisht nga strukturat e asaj partie, si anëtar dhe funksionar i saj.
Nëse nisemi nga fakti se Ruçi ka qenë Ministër i Brendshëm në kohën e 2 prillit tragjik në Shkodër, atij jo vetëm që nuk i është provuar ndonjë fajësi konkrete, por vetë PD nuk ka artikuluar kurrë ndonjë akuzë qoftë dhe politike ndaj tij, lidhur me atë ngjarje, përfshirë këtu dhe mosgritjen zyrtarisht të ndonjë të tillë.
Ndërkohë, në 25 vjet politikë, PD e ka respektuar Ruçin si individ politik. Mjaft fakti se është ulur me të në tryeza bisedimesh. Nëse do kishte ndonjë rezervë ndaj tij si një “ish”, ahere së paku do e kushte shmangur në emër të një morali politik. Atëherë për çfarë realisht u djeg Ruçi – kryetar Kuvendi?
Pra është e qartë se opozita synon ta kthejë “çështjen Ruçi” në një kartë morale.
Por dhe njehërë, a mund të jetë realisht një kartë morale kundërshtimi ndaj zgjedhjes së Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi?
Numri dy i Partisë Socialiste, është politikani më veteran që nga viti 1990 dhe është në një moshë politike me Sali Berishën dhe disa të tjerë. Që nga viti 1990, Ruçi ka qëndruar gjatë në strukturat e larta të PS-së por që nuk ka marrë kurrë pushtet aktiv në mandatet 1997-2005 dhe 2013-2017.
I diplomuar për biokimi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, i lindur në Salari të Tepelenës, në kapërcyell të sistemit komunist drejtonte një organizatë të PPSH-së në një kooperative bujqësore.
Një vizitë e Ramiz Alisë në Tepelenë, i dha Ruçit fatin për t’u ngritur në karrierë. Në fund të komunizmit Ruçi drejtoi Komitetin e PPSH-së së rrethit Tepelenë.
Por Alia, nuk e kishte harruar salariotin energjik.
Në vitin 1991, i sugjeron Fatos Nanos që mund ta marrë në qeverisjen qendrore, ku kryeministri i qeverisë kujdestare që u emërua pas ngjarjeve të 20 shkurtit, pra rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, e emëron Gramoz Ruçin si Ministër të Brendshëm.
Ruçi, ndodhi të jetë ministër në një kohë të rëndë, që menaxhoi zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, të cilat përgjithësisht shkuan të qeta, por më 2 prill 1991, pas një demonstrate të organizuar nga opozita e asaj kohe u vranë katër vetë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Naim Kryeziu dhe Besnik Ceka.
Për ngjarjen e rëndë dhe tragjike u zhvillua një process gjyqësor ku u shpallën fajtor katër drejtues të policisë lokale, por asnjëherë nuk doli në dritë fakti se kush armë i qëlloi “Dëshmorët e Demokracisë”.
Ka shumë teori për 2 Prillin, por realisht asnjëherë nuk doli një ekspertizë finale se nga cila armë doli plumbi.
Megjithatë, Gramoz Ruçi ishte ministër i Brendshëm në atë kohë. Dhe Partia Demokratike nuk ngriti zyrtarisht qoftë edhe një hetim normal ku Ruçi të ishte i pandehur.
Vetë Gramozi ka shkuar në prokurori në atë kohë në shumë e shumë seanca, pa munguar asnjëherë, madje mori pjesë edhe si dëshmitar në procesin ndaj Çapajev Taçit, Dilaver Papares, Gjek Çelës dhe Xhemal Demyles, që u dënuan për shpërdorim detyre në 2 prill.
Mbahet si epike ardhja e Ruçit në vitin 1993 në Shkodër, ku jo vetëm që dha dëshminë e tij publike, por doli në qytet duke takuar miq të vjetër të Universitetit dhe natyrisht edhe të partisë.
Nuk pati asnjë lançim publik, madje as akuzë nga PD-ja lokale.
Gramoz Ruçi si ministër i Brendshëm, ka firmosur një urdhër ku lironte të gjithë të burgosurit politikë që ishin dënuar gjatë 45 vjetëve të diktaturës.
Pas zgjedhjes së Ramiz Alisë si President i Republikës, pra në fillim të prillit 1991, Fatos Nano ngriti qeverivë e parë post-pluraliste në vend, ku Gramoz Ruçi u emërua në postin e Kryetarit të Sigurimit Kombëtar.
Pra Nano e ktheu shërbimin sekret si një dikaster që varej nga qeveria- një ministri.
Qeveria e Nanos mori votbesimin nga Parlamenti por u rrëzua një muaj më pas. Megjithatë, ajo qëndroi në punë deri në muajin qershor kur erdhi në fuqi qeveria e Ylli Bufit, e koalicionit PS-PD.
Lufta më e madhe në Parlament e PD-së ishte që shërbimin sekret ta linin jashtë qeverisë, si një institucion me ligj të veçantë. Siç ndodhi, ku po në vitin 1991, në krye të SHIK-ut u zgjodh Irakli Koçollari, që vinte nga strukturat e kundërzbulimit.
Por Grramoz Ruçi, qëndroi në krye të shërbimit sekret për 2 muaj. Pa zhurmë dhe bujë. Më pas vazhdoi karrierën e tij si deputet i Partisë Socialiste, ku u zgjodh edhe Sekretar i Përgjithshmëm.
Kjo periudhë është dhe koha që Ruçi mori edhe pushtetin më të madh real por jo virtual.
Të gjithë i druheshin njeriut që “mund të kishte dosjet e frikshme të politikës”, por vetë Ruçi ka mohuar çdo gjë.
Çfarë nuk është folur për atë kohë, që ka kopjuar gjithçka, ka regjistruar me mikrofilma dhe di të gjithë pseudonimet e politikës.
Por fakt është që kur dilte Gramoz Ruçi në parlament e fliste pak si gjithnjë, të gjithë s’bzanin. Ruçi realisht nuk dha asgjë dhe nuk sulmoi asnjë politikan për lidhje me sigurimin.
Natyrisht komunikimi i tij në politikë nuk është konvencional, në mënyrën e tij: i qartë, i sertë alla-labçe por realisht pa sharje dhe sulme personale.
Në vitin 1996 Berisha bëri gati edhe ta arrestonte, por Gramoz Ruçi e mori vesh “live” dhe u largua nga vendi.
Në vitin 1997 rikthehet në politikë, duke mbuluar sërish organizimin e PS-së.
Në betejat e famshme mes Fatos Nanos dhe Pandeli Majkos dhe Fatos Nanos dhe Ilir Metës, Ruçi kthehet në një grup i rëndësishëm interesi brenda PS-së, duke u bërë njeriu që i referoheshin një pjesë e madhe e bazës socialiste. Sidomos në jug të vendit por jo vetëm.
Në vitin 2005, kur PS humbi zgjedhjet, Ruçi mbështeti Edi Ramën për kryetar, duke sakrifikuar edhe veten, ku dha dorëheqjen.
Pas një largimi të shkurtër, Rama e riktheu duke e pasur numrin dy të padiskutueshëm në të gjitha betejat elektorale.
Në 8 vjet opozitë, Ruçi ishte kryetar i grupit parlamentar, ku Rama largoi Blushin për këtë.
Rama i dha qarkun më të vështirë siç ishte ai i Fierit, që ka numrin më të madh të deputetëve dhe Ruçi në çdo zgjedhje arriti ta kthejë në fitues, gjithmonë e më shumë, duke ardhur në zgjedhjet e fundit që arriti rekord.
Ndaj këtë herë pas një periudhe të gjatë pa një post publik dhe kur flitet se Ruçi po bëhet gati të largohet nga politika, Rama ka bërë gati dhuratën t’i japë parlamentin si testament politik.
Por duke rrezikuar. Varet si janë bërë llogaritë e Ramës, megjithatë Ruçi nuk mund të kthehet në çështje politike për opozitën, e cila ka pasur 25 vjet që të kthente këtë histori në një ngjarje. Por jo vetëm që nuk e ktheu por mori me vete edhe pjesë të historisë që Ruçi i përket. Kastriot Islami është vetëm një emër. /tesheshi.com/
KONTRIBUTET E RUÇIT, TË PA DISKUTUESHME.!
PARLAMENTI DO TË KETË DREJTUESIN DINJITOZ, TË MUNGUAR!!
URIME !!!????
Jo mor injorant jo.
E para Rama e nxjerr Ruçin perballe opozites si tabele qitjeje per te shmangur opoziten nga katastrofa e qeverise.
E dyta i jep Ruçit nje perfitim afat gjate 4 si Kryetar Kuvend e 4 vjet si ish kryetar kuvendi. Me keto privilegje Ruçi nuk i del kurre Rames kundes si mund te mendohej.
E treta duke nxjerre Rucin perballe opinionit e ben ate qen plak pa dhembe dhe eshte nje mjet per te eleminuar politikisht dhe kjo i jep pike Rames.
P.S. Si do veje halli i diplomacise parlamentare tani sepse Ruçi dhe shqipen e flet me probleme se per te shkruar nuk besoj se e shkruan sakllam.
Ka vetem nje arsye qe artkullshkruesi e shpjegon mire fare. Ruci bie vota dhe ne kembim meriton nje vend ne stafin drejtues si ne te gjithe vendet e tjera ne bote. Te tjerat jane lloqe.
Qe nga vjen ti o Devolliu? Mos vjen nga hena? Qenke trap nga mendja.
Edhe pse te kam patriot me keto mendime që shpreh me duken idiote dhe te pa logjikeshme. Me sa kuptoj flet si i semure partiak dhe me mungese kulture dhe edukate duke i paragjykuar njerezit vetem se nuk i ke ne krahun tend. Si ben komente per Rucin qartesohu nje here per ate birbon tend qe shkatroi, dogji e vrau nje popull te tere per kete cfare do na thuash. Mjaft me ankandat devollinjsh se kane mare dhene.
Po eshte halli i Saliut se tani ne mandatin e fundit si deputet nuk do te kete mundesine te dale e derdellise me ore te tera ne parlament, se Cecua ka bicak o Sali shpellari. Megjithese ti o Sali nuk e kupton, por kjo do te jete me shume ne te miren tende. S’do te kesh mundesi te shkarkosh gjithe helmin qe ke ne shpirt per Shqiperine e shqiptaret, por do te pickosh e do te helmosh vehten tende si akrepi. Hajt per mbare te qofte, me mire keshtu per ty.
Ruci eshte i vetmi Burre sot ne Politike qe te Ha Dreket dhe jo Breket si shumica qe ka Parlamenti i sotshem .
Eshte Fjale pak , Besnik , nuk te provokon dhe nuk te Shan por Di si ta Ndaje Shapin nga Sheqeri !
Parlamenti kerkon njeriun e duhur ne krye dhe jo karagjoz qe kane lejuar kthimin e tij ne teater ku luhen pjese te neveritshme.Gramozi eshte I formatit ndryshe dhe mund te ndikoje qe te minimizohet rremuja dhe rrempalla 25 vjecare e parlamentit karagjoz shqipetare..Prandaj opozita karagjoze e PD nuk don Gramozin ne kete post..
KY DEVOLLI ESHTE SI PUNA E SHKODRANIT –TE TENA I DI E TE TENA I BAN.
problemi eshte se ju e amnistoni vetin per cdo gje. Po bota jo.
Edhe nuk besoj se njeri qe ishte ministri i rendit kur u vrane studentete qe luftojshin per liri eshte pa pergjegjesi.
Qofte pergjegjesi morale per mosmbrojtjen e tyre gjate nje manifestimi…
Po per te pare kete duhet te dilni nga mendjet komuniste te ‘fajesise’ qe keni edhe te pranoni ‘fajesine’ alla perendimore ku nje minister jep doreheqje per shume here ma pak se vrasje e njerezeve…
Fajesine e pafajesine alla komuniste fatkeqesisht po e trashigojme deri sot e po kemi me keso shantazhime per fajesi e pafajesi alla komuniste nje imunitet totale per te gjithe,e sidomos garanti mosprekje per Berishen e bashen..
E kjo eshte edhe ma e shemtuara, qe ndihmohet nga keso nominime, edhe pse njeri mundet me pasur vyrtyte ma shume se gjithe te tjeret si njeri, ai politikisht nuk bene per kryeparlamentar qe do te duaj me mbledh gjithe kombin perreth.
Mendo për 21 janarin e pastaj fol. Kur të paraqiten në gjyq Berisha me Lulin , atëherë i lind e drejta opzitës të korkojë me gojën plot që Ruci te mos bëhet kryetari i kuvendit.
sikur te matet ndershmeria e politikaneve me kutin e PDse!!!
Mos e fyeni Gramoz Rucin me kete idiotsi aman!
Besoj fort se Gramoz Ruci do t’a beje me mire se gjithe para-ardhesit punen e kryeparlamentarit.
Eshte lajm I mire trembja e PD-se prej Gramozit,,,,eshte deshmia me e thekur se me G.Rucin nuk ka bir kurve qe t’ia dale mbrapshtive te veta ;te projektuara kunder Shqiperise dhe shqiptareve.
E uroj kete Burre,nga te rrallet e politikes shqiptare te 27 vjetve te fundit,,,te kete shendet,per permbushjen frytdhenese te detyres se tij.
Respekt per Zotin Ruçi. Njeriu i duhur në vendin e duhur.
E para o adash ,eshte se te kesh post ne PS dhe te jesh kryetar parlamenti ,nuk eshte njesoj.Post ne PS mund te kishte edhe Ramiz Alia( rahmet mos past) ,mund te kishte cilido enverist ,sigurims,komunist apo natyrshem majtist.Kur doni te justifikoni personat me te kaluar kriminale ne PS ,permendi te kaluaren e Berishes si komunist.
E para…..ne as edhe njehere te vetme Berisha nuk ka permendur varjen ne litar te komunisteve .Parrulla e Berishes ne 92 diten e pare te fitores me 23 mars ishte ,” bashkefajtor dhe bashkevuajtes” .I vetmi qe ka permendur varjen e komunisteve ,ishte Edi Rama.
E dyta ….as edhe nje here te vetme Berisha nuk ka mohuar LNCSH ,por ka thene qe Lufta nacional – clirimtare u kthye ne Lufte Civile ,me urdher te jugosllaveve nga komunistet per marrjen e pushtetit.Ne ka njeri qe ka mohuar ,tallur ose ofenduar parizanet ,eshte Edi Rama.
E treta …..ne asnje moment Berisha nuk ka kerkyar dalhen e PS ,jashte ligjit.Kete e ka kerkuar dhe madje disa here Edi Rama.
Tani se social – komunistet shqiptar i lepijne bythen Edit ,tjeter histori.Eshte nje nga lepirjebythe me shumici te komunisteve ….kujto vellezerit dhe hasmit jugosllave ,kineze apo sovjetike e deri amerikane.
Per Gramoz Rucin.Nje dallkauk tipik komunist ,me fjalor kryetar kooperative ,trashegues i ambjentit komunist ne PS dhe balancues i dy kraheve kryesor ne PS ,atij te bijeve te nomeklatures dhe atyre te adhuruesve te diktatures.Me fat qe eshte pjese e politikes fshatare kooperativiste shqiptare ,ne te cilen njohja e kulisave dhe gjirizeve te klases politike i jep perparesi.
Se Edi do ta vinte kryetar parlamenti nuk e besoja ,sinqerisht .Kujtoja se duke i dhene ca ushqim krenarie fshatareske ( rol dollibashi ne PS) Gramozi do mjaftonte me rolin e burrit sederli qe ben pare ne PS.
Tani sesi ky Gramozi do prezantohet ne Evropen antikomuniste ,si kryetar parlamenti i vendit me diktaturen me te eger ne Evrope ,nje Zot e di.!?!?.
A do ta votoj Gramozi rezoluten antikomuniste te Parlamentit Evropian ???Sigurisht qe po .Po te jete per dallavere ,komunistet jane kampion.Ashtu sic ka dhene Curcill ….komunistet ,kur kane nevoje ,bejne krushqi dhe me djallin.
Jemi popull pa moral ,pa ndergjegje kombetare dhe pa kujtese historike.
Suksese shoku Gramoz ,qe u caktove ne detyre nga zoti Edi.
Merimangen e caktoi ne detyre akrepi.
Sali komunisti i dha postin e kryetarit te parlamentit Pjeter Arbnorit dhe Jozefina Topallit .Edi Rama evropianisti dhe antikomunisti vendos kryetar parlamenti Gramoz Rucin.Perfundimet vete.
O Adash Patoku …..me mire mos kishe shkruar ,se nuk mbulohet muti me shurre.
GRAMOZ RUCI- SHTYLLA KRYESORE E PS
Ne cdo hap, ne cdo situate, ne cdo cast…
Gramoz Ruci eshte burre burri, sic themi ne malesoret.
pikerisht ketu eshte problemi: edhe ne krime gjithmone gati!
@lili
O trushplare e cadrizmit. Pyet ne Shkoder kush i vrau kater protestuesit dhe do ta marresh vesh te vertetetn moj bibe e patru. Ishte vete dora e Kryeshpellarit vicidolas qe kerkonte ti vinte flaken Shqiperise per pushtet dhe kerkonte nje arsye per te rrezuar me dhune pushtetin e asaj kohe
Po dridhet Opozita nga Gramozi… ska me kapeni prej zhelesh apo me qetesi dhe dashuri… Po ka rregulla, ligje dhe rrespekt… se Po na trembin dhe bubullimat tani ???
Ruci i tha vetem dy fjali Saliut ne parlament ky kur bente gam-gam kunder tij, vecanerisht per 2 prillin:
“Ti Sali flet sepse e di se une per shkak te postit jam para detyrimit ligjor te ruajtjes se sekretit. Me cliro nga ky detyrim dhe me pas te pergjigjem une” .
Saliu futi surratin e skuqur ne bythe dhe qe nga ai moment nuk foli me per Gramozin por herepashere leshon ndonje lepurush-kamikaz te beje mjau-mjau, si po ben keto kohet e fundit.
Gramos Ruci eshte burr shume serioz shume korrect dhe me dinjitet shume te lart, qe ne kuvend do te vere drejtesi dhe nuk do te lejoj Sali shpellarin te vjell vrere per Shqiperine dhe shqiptaret ashtu si bente Like FLORIRI.Serioziteti i tij u vertetua kur vajti ne gjyq si deshmitar ne Shkoder.Ne ngjarjen tragj ike te Shkodres kane patur dore Ali Spahia,Pieter Arbnori dhe krimineli Sali.Keta organizuan vrasjen e martireve per pushtet, qe te mernin drejtimin e PD-es.Te fala nga Malsori Boston.
kellira,
mire po mbasi u shlirua nga posti Gramozi, pse heshti e na dha bakshish Berishen kaq shume vite?
Atehere TURP mbi TURPin siç thone kendej per te!
@lili nuk ke kuptuar gje.
Gramozi nuk ka post por ka detyrim ligjor te ruaje sekretin e postit qe ka mbajtur si drejtues deri sa te vdese ose derisa dokumente apo ngjarje te mos klasifikohen me si “Sekret”.
Ta kishte ne dore vetem nje person Berishen do te ishte shume e thjeshte por nuk eshte keshtu.
jane te mjere ata qe se njohin nga afer ,por pyesni ata qe e njohin nga afer,sepse publikisht per 25 vjet nga ky njeri kemi degjuar vecse gjera reale e te verteta.kush e ka njohur nga afer dhe nuk jane pak nga veriu ne jug , me shume te majte por dhe jo pak te djathte, kane vleresuar njeriun e pergjegjshem,serioz e dashamires,njeriun qe asnje here nuk i beri bisht problemit si ne raport me te teren e te pergjithmen,por edhe me individin e te vecanten.Eshte njeriu i vetem qe per 25 vjet bursa e tij politiko-elektorale vjen ne rritje dhe ku , ne nje vend me probleme te pafundme dhe ne nje vend ku te jesh i tille je vecse jashte mode (mentaliteti sundues ).Urime zoti Ruci ne detyren e kryeparlamentarit sepse kam bindjen qe pas 4 vjetesh do perbesh modelin e te qenurit kreu i kuvendit,sa per jashte vendit nuk je nga ata qe do ngelesh avionave ,por per te gjithe skeptiket politika jashte vlereson mendjen jo kostumin,pamjen apo biografine,o mjerane
Ne kohen e xhaxhit vendin e policit ne barsaleta e zinte “devolliu’.
Ishte nje devolli…..kur fillonte keshtu dihej qe do kishte nje budallallek mbrapa
Me siguri qe PD do donte Meten kryetar kuvendi,qe acaronte dhe provokonte nje popull te tere ,duke e lene Saliun te fliste me ore te tera .,Servil,dhe bashkepuntor i fashistit Sali
Z.Ruci eshte nje politikan dinjitoz.Atij i tremben te gjithe duke filluar nga vete Rama,Sali Krimineli Like Hajduti dhe keshtu me rradhe.Pune te mbare Z.Gramoz per te miren e Shqiperise.
Nuk te duket problem me iu tremb te gjithe ty ne demokraci?