Po Majlindën do e heqin nga shtylla e turpit?

29 Gusht 2017, 10:08Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Edi Rama shpalli qeverinë e tij duke vazhduar traditën e kryeministrave shqiptarë të pas komunizmit. Guxoi pak dhe nuk e preu kordonin ombelikal, parti-shtet. Natyrisht, ka bërë mirë, sepse tek e fundit partitë prandaj janë që të marrin pushtetin dhe njerëzit që marrin pjesë në to japin ndihmën për fitoren që të bëjnë kariera individuale politike, administrative e kështu me radhë.

Pra, nuk është turp të përfitosh nga pushteti, nëse ke hyrë, duruar dhe investuar në mekanizmat e partisë. Të gjitha tezat që tentojnë ta zbehin, dënojnë apo shmangin këtë realitet janë rrena.

Në këtë këndvështrim, Edi Rama paraqiti kabinetin e tij pasi fitoi zgjedhjet, falë një manovre elektorale të shkëlqyer që e futi inteligjentin e dalluar të opozitës derr në thes.

Duhet thënë që kryetari socialist është i vetmi politikan shqiptar që manovrën e tij elektorale e pati me pasoja post-elektorale. I vetmi që bëri viktimën duke qenë në pushtet, opozitarin duke qenë në qeveri. I vetmi që krijoi idenë e projektit të qeverisë me bazë të gjerë edhe pas zgjedhjeve, pa e thënë kurrë një fjalë të këtillë. Shkurt, i vetmi që fitoi rëndshëm, duke krijuar idenë se po humb pushtet, meqë ka bërë marrëveshje me hollandezin fluturues.

Duroi gjithçka i vunë në shpinë dhe dje paraqiti mekanizmat e pushtetit të tij të këtyre katër vjetëve, duke ruajtur me fanatizëm trashëgiminë ish-komuniste të Partisë Socialiste dhe make up-in e Rilindjes.

Për këtë e votuan shqiptarët, këtë meritojnë ata. Sipas kokës festen.

Përpëlitjet metaforike të Palokës apo kërcënimet e Dhuratës ngjajnë me qarjet e fëmijëve që nuk e vazhdojnë dot lojën me top, pasi xha Aliu jua çau me thikë, sepse i ra topi tek bahçja e tij.

Ata që sot e shohin nga poshtë pushtetin, sepse janë pakicë dhe këtë këndvështrim u caktoi vota e sovranit, duket të nisin punën si t’ia marrin pushtetin këtij burrit. Por, ashtu si ai bëri me dije armët e tij, këta le të na tregojnë të tyret. Kuptohet, janë në opozitë dhe nuk ka ngut, meqë kanë katër vjet kohë për të vuajtur. Prandaj, ta nisin me bashkimin e opozitës që është bërë kashtë e koqe, falë derrit në thes e pastaj të gjejnë udhën drejt pushtetit.

Me këtë rast ta heqin Majlindën nga shtylla e turpit dhe t’i thonë atij paremadhit të Vlorës që parja nuk të bën orator, ashtu si dhe parimisht orator me pare nuk ka.

6 komente në “Po Majlindën do e heqin nga shtylla e turpit?”

  1. Shoku shpati says:

    Majlinda do beje si do beje se pavaresisht qendrimeve
    Ndeti aty
    Po’ jot shoqe si do ja beje hallit
    Se seshte as deputete me.

    1. Iliri says:

      kesaj rralle ja paske fute pordhes ! Ndoshta eshte faji im, por nuk kuptoj ku e ke fjalen a inatin : Do ti mesosh shqiptaret ,…se si te mendojne,punojne jetojne votojne te marrin fryme…!!!! Kryeministri te marre leje ty ,sales lulit metes se si te krijoje qeverine ? Ku ndodh kjo? I lodhur shume ….Zot ndihmoje! KTHEHUUUU>

  2. Sela says:

    Sela
    Kush eshte paremadhi i Vlores ? Ne jemi popull e nuk e dime kush eshte paremadh e kush jo,nese nuk i thuhet lexuesit me emer e mbiemer.

  3. kleptofagos says:

    “Nuk eshte turp te perfitosh nga pushteti” thote ky pushti i Televizionit Shqiptar. E thote haptazi, qarte dhe pa asnje ekuivok se sakrificat e militanteve partiake duhen shperblyer. Le te gjeje ai, nje nen apo paragraf ne Kushtetute dhe Ligje, ose tek statutet e partive te gruas se tij, qe perligjin kete moral kurvash dhe hajdutesh, te cilin e proklamon si nje te vertete absolute ky gazetar leshi, i shtetit te shkerdhyer nga politikanet. Nuk ka faj ky, as gruaja e tij, e cila perfaqeson denjesisht, ne nivelet me te larta, nje nga figurat e shkerdhatokracise politike ne Shqiperi, sepse ata kane gjithe jeten qe vjelin lopen e pushtetit. Ne presim nga TV shteteror te qaje hallet dhe problemet e popullit..

  4. aida says:

    Agron Shehaj nje arrogant i pafre e me nje delir madheshtie te semure, ndoshta e ka nga shtatlartesua e tij. Sapo erdhi ne vlore shprehej kam hyre ne politije per tu bere kryeminister se luli eshte djal i leshte dembel e shitet lehte. Mjere pd qe u jatandis ne dore te nadires e agronit jo per gje por jan dhe shume “shoke” me njeri tjetrin. Degjenerim total. TURP. Ktahasohet ky mi me elitat e PD. Ne Vlore 2 deputet mori PD se Dules e dim te gjith ja dha mandatin Rama nen presionin e Athines Zyrtare ndaj minimalisht ky Agroni duhet te jepte dofheqejne bashke me ate mikeshen e tij te “afert” edhe asnje dite te mos punoje o legen do i hepje demokrateve rezultatin e 2013. Si ske turp po me ato leket e tua po kerkon te promovosh veten, por je medioker ty vlora nuk te do ndaj shporru plehre se ta treguam sa vlen. E nje pyetje kam o i “persekutuar” per ke punove ne 2015 ne tirane,, e dim te gjith kundra doktor halim kosoves. per tu bere deputet na nxorre nga xhepi kartonin e te persekutuarit eshte turp te talleni akoma ne shtresen tone per perfitume personale. Deshtimi yt eshte shume i afert zoti deputet i pasur.

  5. Ladi says:

    Sa bukur llafosni ju artistet…per bese se te mora vesh ndonje fjale…suksese…haha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje