Gazeta gjermane “tageszeitung” mbi një prokuror shqiptar, të cilit i është rrezikuar jeta, pas hetimeve brenda rrjetit të mafias së ndërtimit në Vlorë. Arben Jorgaqi humbi punën si pasojë e hetimeve.
Nën titullin “Viktimë e korrupsionit” gazeta gjermane “tageszeitung” i kushton vëmendje të martën (29.08) problemeve me të cilat përballen prokurorët shqiptarë, kur hetojnë rrjetet e rrezikshme. Arben Jorgaqi është një prokuror nga Vlora, i cili ka hetuar në rrjetet e mafias së ndërtimit. Ai humbi edhe vendin e punës dhe tani ka frikë për jetën.
“taz” e përshkruan prokurorin nga fundi i të 30-ve si një tip modern, i interesuar për artin, që në vështrim të parë nuk duket sikur përshtatet me profesionin e tij. “Por ai është prokuror që e merr seriozisht profesionin dhe luftën e propaganduar nga qeveria kundër korrupsionit….Arben Jorgaqi ka imazhin e një prokurori të pakorruptuar…por në majin e këtij viti erdhi kthesa. Jorgaqi u pushua nga puna. Me sa duket ai i ishte afruar shumë disa njerëzve të fuqishëm.”
Në vazhdim “tageszeitung” nënvizon, se prokurori shqiptar ia doli, madje edhe si hetues në fshehtësi të zbulojë, se kriminelët e veshur me petkun honorifik të biznesmenit kishin manipuluar dosje dhe përkatësinë e truallit, në luftën për të siguruar copat më të majme të bregdetit shqiptar.
“Prokuroria megjithatë mblodhi prova dhe bëri goditjen e parë. Në maj të këtij viti ai kërkoi arrestimin e disa personave të rrjetit në fjalë. Por për habinë e tij policia nuk reagoi. Në vend të kësaj ajo mori një qortim. Më vonë ai u zhvendos në Përmet.”
Gazeta gjermane raporton mbi përplasjen e prokurorit shqiptar, Arben Jorgaqi me prokurorinë e Vlorës. Lufta me autoritetet përfundoi me “lirimin” e tij nga detyra dhe më vonë me heqjen e mandatit. “As protestat në Tiranë nuk sollën gjë…. prokurori i padëshiruar u largua para reformës në drejtësi nga detyra.”
300.000 euro kompensim
Por historia e Arben Jorgaqit nuk përfundon me kaq. Ai ka marrë kërcënime pas refuzimit të 300.000 eurove si “kompensim”. “Arbeni u fsheh në Tiranë dhe ndërron rregullisht vendbanimin. Ai ka frikë për jetën…shpresa e vetme është që Gjykata e Apelit në Tiranë të vendosë në favor të tij. Por për shkak të lidhjeve të politikanëve të nivelit të lartë me rrjetin e mafias së ndërtimit, ai është skeptik.”
Sërish debati në Serbi për Kosovën tërheq vëmendjen e mediave gjermane. Gazeta “Süddeutsche Zeitung” nën titullin “Prerje e nyjes” (28.08) shkruan se Vuçiçi, dikur i preferuari i nacionalistëve, habit me propozimin e tij për të pranuar humbjen e Kosovës. Debati i kërkuar nga presidenti po zhvillohet me zjarr në Serbi, megjithëse nuk vihet re ndonjë drejtim i qartë i tij.
“Krahas disa teorive të konspiracionit, Vuçiç duhet të dëgjojë akuzat për tradhti nga nacionalistët si edhe nga kisha ortodokse serbe…forcat liberale e shohin këtë tentativë si retorikë boshe.”
Vuçiç – “Willy Brandt serb”?
Vuçiç i ngritur lart madje edhe si “Willy Brandt serb”, megjithëse nuk tha konkretisht, se si duhet të duket zgjidhja, ia lë të tjerëve propozimet konkrete, shkruan gazeta gjermane. Ministri i Jashtëm serb, Daçiç propozoi jo më vonë se gushti ndarjen e Kosovës. Por Süddeutsche Zeitung kujton se propozimi jo i ri i Daçiç “bie ndesh plotësisht me vizionin e bashkësisë ndërkombëtare që ka si parim mosndryshimin e kufijve në Ballkan, që pas përfundimit të luftës në rajon. Një ndarje e Kosovës do të zgjonte orekse të tjera. Për Serbinë, kjo mund të ishte paraloja për të kërkuar më pas bashkimin e serbëve boshnjakë dhe shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës. Përveç kësaj, kjo mund të rriste ambiciet e shqiptarëve me pasoja deri në Maqedoni, ku një e treta e popullsisë janë shqiptarë etikë.”
Po gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” në numrin e së hënës (28.08) i kushton vëmendje zhvillimeve në Ballkan. Nën titullin “Të ndaluar në kufirin serb” ajo vëren se shoferi i makinës transportit të parave, i kërkuar nga policia e Mynihut është arritur të ndalet në kufirin serbo-hungarez. “Serbi 26 -vjeçar që ishte larguar nga Serbia, akuzohet për vjedhjen e më shumë se 1 milionë eurove nga makina e transportit- të cilën ai e uzurpoi pas largimit të dy kolegëve nga makina”. Punonjësi i firmës të sigurisë, Prosegur, sipas të dhënave të policisë ishte përpjekur të kalonte kufirin me këmbë në Bacsalmas, por u ndal nga autoritetet hungareze.” (DW)
He more gazetarët e TemA’s ! Nga prokurori i vlorës u hodhet direkt në serbi. Prandaj smarim shumë vesh nga politika neve
Po nuk eshte ngateruar me marje- dhenie me mafian , nuk ka pse te trembet sa do te fuqishem te jene kriminelat dhe mafiozet, asnje nuk e ve dot me shtetin , sado i kalbur te jete . Po qe se eshte i paster , lind pyetja : pse humbi vendin ??? dhe pse shteti nuk eshte afer tij dhe ta ndihmoj kete person ?? A nuk qe ky punonjes i shtetit?? ai e beri detyren ndaj shtetit tani te beje shteti detyren , eshte fajtor apo jo prekurori, vetem keshtu jep sinjalin dhe kodin e sakte tek mafiozet qe : une jam shteti , une jam bosi , une te shkateroj “ty ” kushdo qe te jeshe , kaq e thjeshte . Kurse per se per sa i perket fundit te shkrimit , gjasme direkt apo indirekt gazeta e krahason vucic-in me Villi Brandt, eshte te zeshe barkun nga te qeshurat, vucic nje koktrash serb , villi nje politikan me diapazon te gjere nderkombetar,te tille politikane fatkeqesisht nuk dalin me , vetem fakti qe la kryeministrin Rama ne konferencen e perbashket te shtypitdhe u largua si lamash, thote gjithcka reth ketij koktrashi serb ………………
Ky llalla ti lere suomet ndaj ketij djalit po te japi llogari publikut urgjentisht :
1. Pse u transferua ne permet?
2. Pse u shkarkua?
Keto te sqaroje tiku me dashnore rovenen dhe dane trocin e vlores pa ti lene perallat jo ska qene prokuror po oficer jo e ben per azil apo per politike se nuk na interesojne qellimet e ketij djalit po qendrimi qe ka mbajt karshi tij tiku i llalles te rovenes.
Tani shkrimi nisi me nje teme goxha sensitive ku thuhet qe jeta e nje prokurori eshte ne rrezik sepse ka “prekur” interesa te njerezve te fuqishem qe kane lidhje me shtetin, dhe ju ne vend qe te hetoni si gazetare mbi kete ceshtje dhe te zbuloni keto lidhje, na kaloni nga nje dege ne tjetren… Njerezit kot me kot I drejtohen mediave per problemet e tyre, kur nuk ka gazetare por thjesht daktilografiste… Eshte per te ardhur keq… ne keto kushte do ti thosha prokurorit me mire te merrte “kompesimin” se e drejta ketu nuk fitohet asnjehere….
CFARE BENI KESHTU MOR,A JENI NE VETE,C’ESHTE KJO SALLATE RUSE ???
I perket gazetarise imvestigative te hetoje mbi rastin por ajo qe dihet eshte se pas nje zhurme te madhe per mafien e tokave ne Vlore vetem 4 vijtima na dolen mafioze kurse mafiozet e vertete nuk u hyri gjemb ne kembe dhe jo vetem aq por edhe ai supermashtrusi Pellumb Petriti dhe ajo noterja qe noterizonte fletet e bardha me firma jane sot te pafajshem!!!
NO NO,
eshte vetem fillimi i shprehjes se zhgenimit te Germanise me Ramen…
E di ai mire se evropa nuk te fale kur vendosish, e perkthyer ne situateten e germanise, Himmlerin prape ne krye te Parlamentit…Kurkush nuk mundet me kuptuar kete, e jo ma me ta fale!
Po nuk pate mare nuk i ke borxh kujt,po prisni ,keta qe i ofrojne keto shuma Çoc dine ke pazaret. Keshtu degjuam dhe per prokurorin e pergjitheshem se kercenohej, ku skenari ishte te merte nje pasaporte Amerikane dhe te prishte ne kokerr te qefit ato para te ndyra dhe gjaku te mara nga poshtersite qe i jane bere njeriut nga drejtesia ne kete vend. Shtyni bithen thote Vlonjati se nuk i han njeri keto gjepura, shikoni,gjyqetari me i pa perfolur para disa ditesh doli me 18 hyrje ne Durres,shikoni, vajzen e prokurorit te pergjitheshem se sa milioneshe e ka makinen pa i thene puna mbare njeri akoma, njerez,kujdes keta tipa jane soj qe mbeshtesin sojin,prandaj distancohuni.