Lindita Nikolla, e cila pritet të marrë sërish postin e ministres së Arsimit, ka reaguar për akuzat e kreut të opozitës, Lulzim Basha në lidhje me shpërndarjen e teksteve mësimore në disa kancelari, çka ka krijuar kaos total te prindërit që presin në rradhë për orë të tëra.
Nikolla i kujton kreut të opozitës së dikasterin prej tre muajsh e ka drejtuar e zgjedhura e tij, si edhe kërkon takim me të, për të dëgjuar idetë e Bashës për Arsimin.
Zoti Basha, mbase e keni harruar që prej më shumë se tre muajsh, dikasterin e arsimit e drejton një e zgjedhura juaj. Prandaj po jua kujtoj!
Mbase nuk e dini edhe që pavarësisht dorëheqjes, e zgjedhura juaj ka qënë shumë aktive në çoroditjen e dikasterit përmes vendimeve e veprimeve të paligjshme.
Ndërkohë që mund të ju kish informuar për organizimin e shpërndarjes së librave duke i dhënë fund evazionit, si dhe për paketën e teksteve që lidhet me kurrikulën e re.
Prandaj po jua bëj me dije.
Dhe së fundi, mbase nuk e dini, por është e pavërtetë që librat shkollorë janë falas për të gjithë në të gjithë rajonin. Prandaj po iu informoj.
Megjithatë, me të marrë zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit e Rinisë, une do iu kërkoj një takim për të dëgjuar idetë tuaja dhe në vazhdimësi, do te dëgjoj me respekt çdo ide a sugjerim tuajin apo të grupit tuaj parlamentar.
Shumë faleminderit dhe suksese në detyrën tuaj si kryetar i opozitës në katër vitet e ardhshme.
Ishte 3 muaj po kishte celsat e kashtes ne dore. Ti serish ate Plarentin do mbash sekretar te pergjithshem ?
Kaq zbuluar sa dalin te gjithe keta,SHQUP-istat,nuk ka jorgan qe t’i mbuloje.Po si nuk gjejne nje,po vetem nje njeri,i cili t’i “mbuloje”,demek tu thote:mendohuni more nje here,pastaj hapni gojen te flisni,apo te merrni lapsin e te shkruani,se jeni bere gazi i botes,jo vetem te Shqiperise…
Ne greqi tr garantoj qe librat e shkolles se detyrushme jane falas per te gjithe pa perjashtim
Ti moj zonje ,do ishte me mire dhe ne nderin tend ,te mos e pranoje detyren e ministres,sepse i ke shitur shume shtrenjt vendet e punes.Mqs e more perseri ,do tju luteshim shume ta ulni pazarin se do ju dalin perhundesh,paret e popullit fukara.