Nxjer të dashurën me foshnjën 8-muajshe për të lypur, ja si e pëson i riu nga Tirana

29 Gusht 2017, 11:14Kronika TEMA

Një 21-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se nxirrte në rrugë për të lypur bashkëjetuesen e tij me foshnjën 8 muajshe.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 28.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.2, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit:

– Embra Nuredini, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi ky shtetas më datë 28.08.2017, rreth orës 11:00 është konstatuar në bulevardin “Bajram Curri” duke lypur së bashku me bashkëjetuesen e tij dhe një foshnjë 8 muajshe.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje