Ekstradohet nga Gjermania një 29 vjeçar shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shtetasi dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, ditën e sotme u krye ekstradimi nga Frankfurti drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Bledar Bushaj, banues në Draç.
Bushaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.910, datë 13.10.2015, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Dy familje luftë për një rrugë, 1 i vrarë e 2 të plagosur
Bledar Bushaj akuzohet për vrasjen e një shtetasi dhe plagosjen e dy të tjerëve në 11 tetor të 2013.
Rreth orës 09:20 të kësaj dite, në Rrotull të Ishmit, Bushaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve A.B., F.B., dhe V.B., të cilët kanë qenë duke prerë dru për të pastruar vendin ku do të ndërtohej një rrugë.
Për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi A.B, dhe janë plagosur dy shtetasit F.B, dhe V.B, (nënë e bir).
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta ku njëra palë ka kundërshtuar prerjen e pishave.
Arrestimi i tij në Gjermani u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Po mire ore plera kur jeni kaq trima pse ja mbathni jashte shtetit si lepuri pas feres?