VIDEO/ Nga Benz S Class, BMW X6 tek Range Rover, policia sekuestron 12 makina luksoze të trafikuara nga BE

28 Gusht 2017, 14:41Kronika TEMA

Policia e Tiranë në kuadër të operacionit “Summer 2017” ka sekuestruar 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete pasi dyshohen se janë të trafikuara nga vendet e BE-së.

Në pranga kanë rënë 17 shtetas pasi akuzohen  për “Trafikim të mjeteve motorike”.

“Në kuadër të prioriteteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, një tjetër operacion është organizuar dhe zhvilluar për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara në Republikën e Shqipërisë nga vendet e BE-së” informon policia.

Gjatë operacionit “Summer 2017” janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të dyshura të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë.

Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme:

1 – Mercedes Benz, E Class

2 – Mercedes Benz, S Class

3 – Mercedes Benz, ML

4 – Audi, A8

5 – BMW, X5

6 – BMW, X6

7 – BMW, X6

8 – BMW, X6

9 – Range Rover, Sport

10- Range Rover, Sport

11- Range Rover, evoque

12- Toyota, Avensis

13- Yamaha, T-Max

14- Yamaha, T-Max

15- Suzuki, GSXR 750

16- Aprilia, Scarabeo

17- Aprilia, Scarabeo

Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë.

Në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht 17 shtetas, për “Trafikim të mjeteve motorike”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje