Armët me postë në Rinas, dërguesi tregon porosinë: Jam përdorur, nuk kisha dijeni

28 Gusht 2017, 10:32Kronika TEMA

Saimir Çullhaj, një 32-vjeçar nga Xhafzotaj i Durrësit i dënuar më parë për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve”, rezulton të jetë personi që ka dërguar tre pakot me pjesën e çmontuara të tre automatikëve kallashnikovë.

Hetimi provoi se armët luftarake ishin çmontuar dhe pjesët përbërëse të tyre ishin futur në pantallona dhe më pas ishin izoluar mirë me ngjitës në kuti kartoni, me qëllim shmangien nga vazhgimi me sy të lirë.

Nga hetimet paraprake rezulton se emri i përdorur për të postuar pakot me pjesë armësh është i rremë dhe i përket një personi të moshuar në Durrës. Emër i remë dyshohet të jetë dhe adresa dhe emri i personit pritës në Britani.

Gjatë marjes në pyetje në ambjentet e policisë së Tiranës, 32-vjeçari Çullhai nuk ka pranuar në asnjë moment të kishte dijeni për praninë e armëve automatike brenda në kuti.

“Po jam unë personi që jam paraqitur në pikën postare. Tre kutitë mi ka dhënë një person tjetër, duke ma kërkuar si nder që ti dërgoja unë. Por realisht nuk kam pasur asnjë dijeni se brenda në këto kuti do të kishte armë” – mësohet të jetë shprehur përpara grupit të hetimit Saimir Çullhai.

Nga dëshmia e Çullhait, policia ka zbuluar dhe emrin e personit tjetër të dyshuar si organizator i këtij trafiku.

Ai është shtetasi me inicialet N.F 47 vjeç nga qyteti i Durrësit. Prej 24 orësh ai është shpallur në kërkim policor.

1 komente në “Armët me postë në Rinas, dërguesi tregon porosinë: Jam përdorur, nuk kisha dijeni”

  1. Kellira says:

    Kini kujdes o njerez!
    Pyetja e pare qe te bejne kur te kontrollojne bagazhin eshte:
    Vete e ke bere gati bagazhin?! apo nje pako objekt kontrolli
    dhe pastaj vazhdon procedura sipas rastit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje