Përshëndetje nga Holanda, vendi ku shqiptarët nuk janë vetëm të inkriminuar

30 Gusht 2017, 15:40Politika TEMA

Nga Ardian Lekaj

Megjithëse i larguar për më shumë se çerek shekulli, ndjek nga afër zhvillimet politike dhe ekonomike të Shqipërisë sime. Si optimist, jam i sigurt se Shqipëria sot është më mirë se dje, dhe se nesër do të bëhet më mirë se sot.

Në karrierën time kam pasur fatin e madh të vizitoj mbi 60 shtete dhe të bashkëpunoj me nacionalitete nga më të ndryshmet. Nga njëra anë kam parë nga afër bukurira, buzëqeshje, mrekullira, gëzime, pasurira, kurse nga tjetra kam parë në sy fukarallëkun, trishtimin, pisllëkun, vuajtjet, mizerjen. Kudo ku kam qenë, më kanë pyetur nga vija. U kam thënë se jam shqiptar. Kanë qenë të shumtë ata që më kanë pyetur “si është Shqipëria?”. Që të jemi realistë e ta shohim të vërtetën në sy, duhet të themi se sot Shqipëria karakterizohet nga një treg i brendshëm i vogël, nga burime të limituara, nga një largim i vazhdueshëm i popullsisë, nga lëvizja pa kriter e popullsisë, nga programe të paqarta zhvillimi; që i mungojnë mënyrat inovative të investimeve, fokusimi në projekte, asistenca teknike, që i mungojnë politikat rajonale dhe menaxhimi i tyre.

Megjithatë unë jam sërish optimist, sepse kam parë iniciativa interesante nga qeveria. Pyetja kryesore që kjo e fundit duhet t’i shtrojë vetes, është si të realizojë një zhvillim të shpejtë e të qëndrueshëm të ekonomisë. Por një pyetjeje të tillë nuk është e lehtë t’i japësh përgjigje, pa bërë më parë një analizë të thellë të procesit dhe nevojave që ke. Po ju sjell një shembull nga partnerët tanë singaporezë, të cilët janë shumë krenarë e me të drejtë. Pesëdhjetë vite të shkuara, Singapori qe një vend i pazhvilluar me një GDP më të ulët se US$ 320. Sot është shteti me zhvillimin më të lartë të ekonomisë, me një GDP US$ 60000. Për një vend që pothuajse nuk ka asnjë burim natyror, mund të thuash se është e paimagjinueshme. Një vend pa eksperiencë industriale dhe vetëm 3 milionë banorë! Por si e arritën ata një rezultat të tillë? Duke iu bashkuar globalizimit botëror, tregut të lirë kapitalist, shkollimit dhe një politike të përpiktë pragmatike. Për të joshur investitorët, Singaporit iu desh të krijonte një situatë të sigurt pa korrupsion, taksa të ulëta dhe të pavarura nga sindikatat. Dhe vetëm 7 vite pas realizimit të kësaj, një e katërta e kompanive ishin investitorë nga Amerika dhe Japonia. Filluan investimet në infrastrukturë dhe shkollimi teknik i të rinjve. Sot Singapori është shteti më i madh për transshipment, një vend turistik që ka të zhvilluar sidomos turizmin mjekësor e kulinar e që pret mbi 10 milionë turistë në vit.

Është shembull që të mbush me entuziazëm e të bën të ëndërrosh për Shqipërinë. Lexoj nëpër artikuj të ndryshëm të shtypit, se investitorët nuk janë të interesuar për Shqipërinë. Kjo është më se e vërtetë. Më tregoni ju lutem një slogan në botë, që të nxit të dish më shumë për Shqipërinë dhe mundësitë ekonomike që ka. Të vetmet slogane që kam gjetur vetëm dy vitet e fundit, i përkasin turizmit dhe asnjë fushe tjetër, ekonomisë fjala bie, për të cilën po flasim. Slogani duhet të jetë autentik, ku të shpjegohen me pak fjalë përparësitë e Shqipërisë në rajon. Ai duhet të ndërtojë besim, të jetë autoritar, të ngjallë respekt, të krijojë dëshirën e mirë për të ardhur dhe ndërtuar një marrëdhënie me këtë vend, pra të nxisë kuriozitetin. Imagjinoni të lexoni në Rotterdam, Antwerpen, Singapore, Shanghai apo kudoqoftë: “Të gjitha rrugët për në Ballkan kalojnë përmes Portit të Durrësit”.

Por gjërat nuk ndryshojnë sot me nesër. Fillimisht duhet ndërtuar një strategji e thjeshtë, pastaj, nëse dikush interesohet për Shqipërinë, duhen krijuar rrethanat dhe atmosfera e duhur, për të përdorur më pas mekanizmat e marketingut.

Vjet isha i ftuar si panelist në Samitin e Diasporës. Një iniciativë vërtet interesante për të grumbulluar burime shqiptare kudo ndodhen në botë. Besoj se do jetë bërë ndonjë inventarizim i ideve të hedhura aty, të cilat gjykoj se do ta ndihmojnë sadopak qeverinë në planet e saj të mëtejshme. Fitorja e qershorit, e ngarkon në fakt zotin Rama dhe skuadrën e tij me detyrën e vështirë të realizimit të një pjese të qenësishme të nevojave të popullit shqiptar, po edhe ëndrrave, pse jo. Faktorët kryesorë që do të ndikonin në një zhvillim sa më të shpejtë të Shqipërisë, janë faktori makroekonomik, situata dhe klima e biznesit në vend, mundësitë e zhvillimit dhe faktorët historikë. Faktori kryesor makroekonomik është roli që do të luajë qeveria, dhe elementet kryesore ku duhet investuar seriozisht nga politika, janë politikat financiare, niveli i shkollimit, kreditimi i kompanive private, zvogëlimi i “tregut të zi” (mospagimit të detyrimeve të ndryshme), dhe sistemi legal. Këta faktorë tregojnë se ekziston një kërkesë dhe për sa ekziston kërkesa, do ketë pashmangshmërisht edhe ofertë. Ka ardhur momenti që ofertat që do të vijnë nga qeveria, të jenë të bazuara mbi një studim dhe analizë rrënjësore. Njerëzit janë të lodhur nga punët pa bereqet dhe duan të shohin dritë në fund të tunelit. Ka ardhur koha të lihen mënjanë grindjet apo përçarjet e të bashkëpunohet për të ardhmen e gjeneratës tjetër. Holandezët janë mjeshtra të kompromisit mes partive apo grupimeve të ndryshme. Të mësosh apo të imitosh në funksion të një qëllimi të mirë nuk është turp.

Ndoshta ju lodha me këtë monolog, por unë nuk kam turp që jam shqiptar dhe as u largohem apo fshihem problemeve social-ekonomike që ka sot ky vend. Vizat mes Shqipërisë dhe Holandës nuk besoj se do të rikthehen. Personalisht, kam komunikim të ngushtë me Ambasadën Holandeze në Tiranë dhe me qeveritarë të ndryshëm holandezë apo belgë, dhe mund të them se imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar shumë. Nënteksti i artikullit të gazetës holadeze “De Telegraaf”, që u botua të shtunën e shkuar në lidhje me vizat e shqiptarëve, ishte një opinion që mund të ketë policia apo disa qytete të ndryshme. Qytetet si Amsterdami apo Rotterdami, kanë probleme të ndryshme sociale dhe një nga nacionalitet e përfshira janë edhe shqiptarët. Por këto janë probleme që holandezët duhet t’i zgjidhin vetë, kurse në Shqipëri ka ardhur momenti që dekretet e qeverisë të jenë edhe më të qarta se librat e gatimit. Çdo individ duhet t’i kuptojë dhe të jetë i bindur se e ardhmja është aty, se Shqipëria dhe shqiptarët kanë të ardhme. E që të binden duhet të shohin e t’i prekin me dorën e tyre rezultatet.

***Drejton dy Breakbulk, terminalet kryesore në Portin e Antwerpenit, Belgjikë.

14 komente në “Përshëndetje nga Holanda, vendi ku shqiptarët nuk janë vetëm të inkriminuar”

  1. Genci says:

    Shkrim shume I mire, nje mendim i thjeshte pa sharje, akuza dhe ofendime apo e kunderta pa lavderime koti apo qoka qeveritare, plotesisht dakort, bravo!

  2. xhemal says:

    shkrim i mrekullushem ,sa shqipetare te tille ka ,shume shume bashkimi,dija bashkepunimi vullneti e dashuria mund te sjellin progres ,edhe une besoj se shqiperia po ecen ne rruge te mire ,por duhet shume pune ,dhe sakrifica

  3. lloqelloqe says:

    na hoqet petllen me ket kompleksin qe keni me vrapu me tregu raste normale apo edhe suksesi kur permendet emri per keq.
    Nji cun me dipllom dhe nje cum me pistolete ne shoqeri nuk jane si shenja plus minus ne arithmetike qe -1+1= 0
    Nje cun me pistolete eshte paaftesia e shoqerise si e tere dhe nese ne kemi shume jo vetem me pistoleta por me kallashnikove, motoskafe, avione droge etj etj etj president hajdut me prove, ish president kriminel, kryeminister harbut e hajdut – nuk ka cuna te bukur me suksese ne hollande e ne amerike qe e fshehin faktin qe shoeria shqitare eshe e KRIMINALIZUAR ne KULTUREN E SAJ .
    Edukatorja eshte korruptive, mesuasja eshte korruptive, pedagogja eshte korruptive, shefi ne pune eshte korruptiv, punetori eshte hileqar, gjykatesi, polici, mjeku, avokati, prokurori, ministri, kryeministri, komshiu, fshatari, qytetari te gjithe jane korruptive. Pse ju vjen kur bota ne shtepine e saj merr masa e ben detyrat e shpise per te mbrojtur veten. Ju vritet sedra ju pse hollanda do te mbroje veten? Psikopat e te korruptuar jo vetem te korruptuar… vite drite larg normalitetit cdo dite shfaqen simptoma te llahtarshme deformimi kolektiv.

    1. Kellira says:

      Ke te drejte zogu -1+1 nuk bojn Zero.
      Po te lexosh ne historine e Hollandes se sa kane vra dhe se sa kane pre per nja 4-5 shekuj neper bote lemerisesh. T’hiken petlla! Keto tonat duken si filma me kartona.
      S’po flas per sa kane shfrytzu me “delikatese” dhe “pa korrupsion” neper koloni se nuk ka te mbarume. Lexo se cfare i bon edhe hebrenjve.
      Pa le per ate gjykaten e Hages. Lexo pak per incidentin e Korfuzit se si dolen anglezet te demtuar.
      Ose lexo per hollandezet ne Srebrenice se si lane serbet te shfarosnin nje qytet.
      Ku ka varferi ka krim, korrupsion dhe ketu nuk ka cudi. Po na cuditen hollandezet me krimin dhe korrupsionin!!!
      Ka vende me te korruptuara se ish-vendet koloniale?!
      Ne sigurisht do shkojme ne ate drejtim por edhe shume moral nga keta nuk eshte se duhet me prit se keta jane me parimin “Bej si them une dhe mos bej si bej une”.

      1. Ilaç2 says:

        Po ç’lidhje ka gjykata e hages me Hollanden, more api s t u durua pa nxjerre sheshit injorancen tende: gjykata e Hages nuk eshte e Hollandes, koqe, po e OKB-se. Eshte institucion nderkombetar. Nuk varet as nga Hollanda e as nga ty!

        1. Kellira says:

          Po FMN dhe Banka Boterore c’lidhje kane me Ameriken?! Di ta shpjegosh?
          Germo pak me thelle ne kohe dhe ne lidhjet mes kombeve qe udheheqin boten, mbreterive

      2. lloqelloqe says:

        Nuk ke kuptu asgje shpendi!
        Ne shtepine e tij cdo njeri ben ligjet e veta. Pse merzitet mileti shqiptar kur ai ne shtepine e tij ben detyrat e shtepise? Kete doja te thoja, por ne shqiperi eshte rritur nje brez qe nuk funksionon me kuptimin e fjales por me emocionin qe i krijohet nga tema.
        SHOQERIA SHQIPTATRE ESHTE E KRIMINALIZUAR DERI NE PALCE> ESHTE OK TE JESH MASHTRUS BILES JE I ZOTI!
        Shoqerite e tjera mundohen te mbrohen dhe kaq. Sa per historine e hollandes dhe balancen qe pupulli holandez ka me boten: keto jane edhe njehere si puna e arithmetikes per ca shqiptare, por cdo shoqeri (jo etni apo popull) japin llogari vetem per shoqerine qe kane ndertuar. Pupujt dhe etnite jane gje tjeter por sa ta kuptosh ti do ca kohe se je akoma ne rendin e shpendeve ne trungun e zhvillimit.
        E di qe ske ci bo hic k’ti muhabeti: se edhe ti e kupton qe nga keto qe thashe une nuk i kupton te gjitha keshtu qe i fut nji te nxefme nji pergjigje heroike ku bo mut gjith boten dhe TAK – FAK fiton ?
        hajde sh’net e byth t’forta

        1. Kellira says:

          Jo mer jovertebror se duhet te japin llogari edhe per shoqerite qe kane shkaterruar.
          Nuk mund ta lejne kaq kollaj jashte oborrit te tyre mutin e kesaj bote qe kane “ndertuar”.

    2. timo says:

      I mirë për invetare por sidoqoftë pseudonimin e ke loqe. Madje dy herë loqe loqe. tung.

      1. lloqelloqe says:

        timo aq te ka ngel truni per lojna fjalesh. Ke zhvillim ne shprehje aq sa kalamajt e klases se 3-te qe i hedhin bar njeri tjetrit dhe i thone – iiii te lash me bar. Nese e kuptove cfare thash me lart normalisht ske cfare te shtosh. Po nuk e kuptove OK vazhdo me traplliqe….
        Sa per info se qeke provincial e nuk paske fjalor; as standart e as zhargon. Lloqe = fjale/thashetheme
        nese per ty Lloqe = loqe hmmmm cte them gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi. Te paska shku menja po ste ndihmoj dot…

  4. Albamich says:

    Nuk te lejne , tepsia e ministrit dhe e deputetit, qe keta shqiptare te suksesem qe kontribojne neper bote te vijne dhe te marrin ne duart e tyre drejtimin e shqiperise, sepse ketu i duan te dyja duart tek dy tepsite edhe tek revania edhe tek bakllavaja?????ktu duan te jene edhe ministra edhe deputet ??????, ca bohet keshtu me kte vend te bekuar, vetem eksperimente dhe asnje pune jo kon konkrete…..????

  5. Albamich says:

    Nuk te lejne , tepsia e ministrit dhe e deputetit, qe keta shqiptare te suksesem qe kontribojne neper bote te vijne dhe te marrin ne duart e tyre drejtimin e shqiperise, sepse ketu i duan te dyja duart tek dy tepsite edhe tek revania edhe tek bakllavaja?????ktu duan te kene dy post ene te nje ten kohe ene ministra edhe deputet ??????, ca bohet keshtu me kte vend te bekuar, vetem eksperimente dhe asnje pune jo kon konkrete…..????

  6. Iris says:

    Rruga eshte e qarte, per ate qe ka pergatitjen e duhur.
    Falemi nderit Ardian!

  7. kasëmi says:

    Nga dëshira e mirë besoj, zoti Ardian dhe duke respektuar mendimet e tua, jam i detyruar t’ju kujtoj se keni harruar “një hollësi” në krahasimin që bëni me Singaporin: Që Shqipëria banohet nga shqipot, që nuk kanë zbritur akoma nga pemët dhe nga ana tjetër, janë “kombi më lashtë dhe më i kulturuar” në Ballkan…(?!) dhe fajin për gjendjen e prapambetjen e tyre e kanë të huajt dhe sidomos fqinjët e këqinj dhe…askush tjetër…(???!!!) Grerëza, nuk bëhet kurrë bletë, zoti Lekaj…dhe fatkeqësisht “ëndrra” juaj, mbetet thjesht ëndërr dhe ishalla qofsha i gabuar…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje