Nga Mero Baze
Janë ende dhe shtatë kilometra rrugë e paasfaltuar. Dhe ajo duket sikur do të të kujtojë ndryshimin që po bëhet. 25 km në jugperëndim të Tepelenës, rruga hyn në grykën e Bënçës dhe të mban të burgosur me sytë nga kanionet dhe honet e thepisura mbi një mijë metra të thellë deri në Progonat.
Fshati simbol i Kurveleshit tani po ringjallet nga vizitorët e shtuar për shkak të rrugës që po bëhet, por dhe për shkak të vemendjes së madhe që po merr, sidomos në shtypin ndërkombëtar, modeli i turizmit malor në jug të vendit.
Suksesi i veriut me Thethin, Valbonën dhe zonat ende të paprekura të Vermoshit, duket se po hap një kapitull të ri në jug të vendit, me një favor më të madh, për shkak të afërsisë me detin Jon.
Rruga nga Progonati në Nivicë, në një rafshnaltë rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, është magjepse. Kanionet e Skraparit, aq shumë të populluara, për meritë të një grupi të pasionuar pas raftingut të lumenjëve, ngjajnë si shkallë shtëpie, para këtyre humnerave, ndërsa burimet e pastra të ujërave mbajnë gjallë fundet e honeve të frikshme të alpeve të jugut.
Majat, njëra prej të cilave shkon tek 2400 metra, janë ndryshe nga veriu, shumë më të prekshme dhe me faqe më pak të pjerrëta, por më të zhveshura.
Në Nivicë, një projekt i cili është guri i parë kilometrik për zhvillimin e turizmit malor në jug të vendit, po rindërtohet qendra e fshatit me një ndërtesë guri që do të shërbejë si qendër multifunksionale, një hostel i vogël, restaurimi i një xhamie të shekullit 17, piketimin e disa kishave të vjetra në periferi të fshatit për t’u shënuar si atraksione turistike, një kala e vjetër me themele ilire, një vend i shenjtë në pjesën veriore të fshatit, dhe në fund kanionet, që janë një arsye e fortë dhe e përhershme për të shkuar atje.
Por e gjitha kjo është ende një ëndërr. Fshati është ende i papërgatitur për këtë zhvillim të ri. Shumë vetë kanë mëdyshjet e tyre se si kjo do të bëhet realitet, të tjerë janë të paqartë se si do t’ia dalin të presin vizitorë, sidomos të huaj, që mund të vijnë aty. Auron Tare nuk ka lënë media botërore e student që nga Spanja e deri në Çeki, që kanë interes për turizmin malor, pa ua çuar në fshat, dhe kjo u duket paksa dehëse.
Kurveleshi, i cili ka tempuj paganë, pastaj rrënjë të vjetra ortodoke, pastaj dyndje katolike të shekullit të 15 pas vdekjes së Skënderbeut, dhe më pas një dominim të fesë myslimane, pa besimtarë fantikë, është i vetmi komunitet që të bën konfuz ta kuptosh njeriun prej emrit, se çfarë feje është. Aty gjen njerëz me emër ortokos e mbiemër mysliman, dhe e kundërta. Pastaj kur e pyet, kupton se ai është bektashi. Gjen shumicën e toponimeve me emra kishash, por në qendër të fshatit një xhami që ka qenë dhe kishë. Gjen emra katolikësh të kthyer në mbiemra, e deri tek fise që gjysmën e tyre e kanë në Himarë, siç është Bollano. Është në një farë mënyre “mishela” përfaqësuese e bashkëjetesës së Kurveleshit me Rivierën shqiptare. Është faqja pas malit kur je në det.
Projekti synon të marrë turistët e bregdetit në Borsh, t’i ngjisë përmes rugës së Çorraj, ose Fterrës në Kuç, i cili është ballkoni më i madh natyror i Lumit të Vlorës, pastaj përmes një rruge 9 km në Gusmar, në mes të rrugës mes Nivicës dhe Progonatit. Me gjithësej 25 km rrugë, një turist mund të ngjitet nga plazhi i Borshit apo Qeparoit në një rafshnaltë me ndoshta kanionet më të mëdha të Ballkanit, për kilometër katrorë.
Prej aty, për 25 km të tjera, që janë thuajse në përfundim, ata mund të përfundojnë në Luginën e Vjosës në grykën e Këlcyrës për rafting dhe projekti do t’u mundësojë vazhdimin e turizmit malor në Luginën e Zagorisë, duke hyrë përmes rrugës së Peshtanit, për t’u lidhur natyrshëm me Zagorinë e anës greke, ku ky turizëm është tashmë elitar.
Por karemi i gjithë këtij megaprojekti, i cili tashmë ka marrë një mbështetje në parim edhe nga Banka Botërore, mbetet Nivica. Zanafilla e projektit duhet të ketë sukses aty. Së paku në disa pika kyçe të këtij projekti, nga Nivica deri në Sheper të Zagorisë, duhen stimuluar banorët të kthejnë disa dhoma në bujtina dhe të fokusohen fortë tek tradita e kulinarisë vendore, duke mos u kufizuar tek mishi i pjekur dhe salca e kosit, që ta ofrojnë si karamele në çdo shtëpi.
Nga mënyra se si Nivica do t’ia dalë të bëhet bindëse dhe efiçente, jo vetëm si projekt urbanistik, apo shteg turistik, por si projekt funksional, varet në të vërtetë fati i të vetmit turizëm elitar që mund të sjellë të huajtë e magjepsur pas bregdetit jugor në “alpet” e tij, po aq të bukura, por të panjohura deri më sot.
Shkoni në Nivicë dhe do të kuptoni se si një nga zonat më intelegjente të Shqipërisë, që gjithë jetën kanë shitur delet për të çuar fëmijët në shkollë në perëndim, që në vitet tridhjetë, sot po përpiqen të kthejnë zonën e tyre, në një vend ku jetohet me turizmin malor. Dhe i kanë të gjitha shanset, historinë e pasur, heronjtë me shumicë, lumenjtë e magjishëm malorë, bimët medicinale e kurative, mishin më të shijshëm të vendit, njerëzit e zgjuar deri në bezdi, dhe do të bindeni se keni zbuluar “Kanionin e Madh” të Shqipërisë.
Rrofsh o Mero djali per fotot se jane vende ku ka shume mall. Vende magjike dhe rruga do jete nje mrekulli qe te kene mundesi turiste e pleq qe kane mall dhe nostalgji per Nivice, Rexhin, Gusmarin e ashper e plot sterre etj.
Po fotografinë 4 ç’e deshe o Mero,që turistët të marin çadra dhe të mos shkojnë nëpër shtëpia ?
Idea e shkrimit eshte shume e mire, por realizimi i nje projekti te tille nuk ka vetem rruget qe jane vetem çeshtje financimi dhe projektesh, turizmi ne keto zona do te kerkoje qe ne rradhe te pare te kete nj prodhim te mjaftueshem jo vetem blektoral por edhe bujqesor qe tashme eshte krejtesisht i munguar.
Per referimet historike te zones se Kurveleshit, Mero je i pasakte, mos i ngatero emrat, mbiemrat , toponimet apo perkatesine fetare me “dydjet katolike” te shekullit te 15. Po ti referohesh Prof. Xhufit e gjithe zona nga Vjosa e deri ne Preveze ne vitet deri ne pushtimin osman ka qene nen kujdesin e Papes ashtu siç jane edhe sot arbereshet pamvaresisht se jane te ritit ortodoks. Prandaj jane ruajtur ne trajten e vjeter edhe emrat , mbiemrat apo emrat e kishave njelloj si ne zonat e banuara me Katolike. Po te lexosh librin e Beg Mustes per Hormoven e shikon se edhe ne Hormove emrat dhe mbiemrat e banoreve ishin ne kete forme, me siguri po te kerkosh edhe Ti te te perkthejne Regjistrat Osmane te shekullit 15, 16 ,edhe per fshetin tend keshtu do te jene dhe jo vetem se jini afer me Hormoven, por keshtu jane edhe sot nje pjese ne Zagori, Lunxheri apo ne Himare dhe Delvine. As nuk mund te mendohet se ne gjithe keto troje ka pasur dyndje nga veriu.
Faleminderit Mero !
Ky artikull meriton nje Oskar sepse ke shkruar per nje realitet qe pak shqiptare e njohin .
Kur i shikon ato male te duket sikur je ne Kolorado por edhe me bukur .Rruga kur del nga Benca e deri afer Lekdushit ishte pak e veshtire por pamjet qe shikoje ishin mahnitese .
Besoj se me rrugen e shtruar do te vijne edhe banoret qe shtepite i kane mbyllur .
Per aresye familjare duhet te rrinim dy nete dhe shume mbreselenese ishte qe disa banore na thane ka plot shtepi ,na merri celsat ,flini sa nete te doni pa pagese Mero . Mali i Kendervices ishte akoma me bore me nje bukuri perrallash . Nje bravo te madhe Auronit qe jo vetem e promovon por edhe per projektet e zhvillimit te kesaj krahine me njerez aq shume bujar por edhe te mencur .
Sa dhen e dhi ka shitur yt ate per te te skolluar o Mero i Baze apo shiti vetem cjeper e qener qe ti te merrje anen e Sali bishes qe shkateruat kete vend e sot qe e keni shurrosur kerkoni te na i shisni per parfum!S’je nga ajo ane ti o Mero e leri nazet se s’te kane lezet!Veshtro erri koke ulur se ke pas shpine njolla qe s’i takojjne atij vendi!Ndaj rriji mutit mbi te e mos leviz se ndryshe d qelbesh tere krahinen!
Pse Nivica? Per mua ne Kurveleshin e Siperm shquhet Progonati dhe Gurra e Progonatit, shkelqen me gurgullimen e vet.
SHUM SHKRIM I BUKUR NGA PERSHKRIMI. PAK DDA SHUM I KAM BREDHUR DHE VETE SHUM VENDE. DUKE HYPUR NE GOLIK DHE ZBRITUR NE FSHATIN KODER DUKE PERSHKUA HORMOVEN LABOVEN E ZHABES DHE DUKE DALE LART NE GRYKEN E CAJUPIT DUKE ZBRITUR POSHTE NE FSHATRA E ZAGORISE DERI NE DHEMBEL. DHE NGA E DJATHTA KU ESHTE DHE UJI I BRATIT NJE UJE BURIMI I MREKULLUSHEM KUR DEL LART DUKET NJE PAMJE MAHNITESE ME FSHATRAT. VENDE ME TE VERTETE SHUM SHUM TE BUKURA PER TURIZMIN SHQIPTARE QE JO SHUM VETE I DINE E SA ESA TE TJERA AKOMA TE PA SHKELURA.
E shkatrruan kurveleshin 27 vjet i detyruan njerzit te marrin arratine,tani po e ndertojn per turista,pse sthon e ndertojem per vete,komunitet ska me kan ngel fshatrat me 10 shtepi,pa uje ,rrug ,shkolla, spitale,energji si kanile ,merua shkroj nga tirana jo nga kurveleshi,le te vij te jetoj atu merua se do ja shohim bythen e mizes se sa burr eshte me vuajtjet e ketij populli,auroni tallet me leket e shtetit si te gjith hajdutet,e pra esht koha e maskarenjve,sepse çdo kurveleshas kishte shtepit e tyre por sisteni i degradoi fare qe i detyroj ta braktisin vatanin per te mbijetuar.
Gurra,komenti yt e mund editorialin e Meros,,,per mua.
I besoj cdo fjale qe thua,,duket se te del nga shpirti dhe njohja me rrenje e realitetit;dhe si e tille eshte e vertete.
Respekt ,Gurra.
Bravo Mero.shkrim i sakte dhe i duhur.jan vende te mrekullueshme por te braktisura.
Banoret e Kurveleshit jane ortodokse dhe ne vitet 1700 u kthyene dhune ne muslimane, por bektashinj. Po je vete sunit, mos fol per te tjeret.
Turizem malor my ass..
Ju po shkaterroni Jugun me hidrocentralet ne Vjose, dhe Merua kerkon te na coje ne Nivice.
Qelbesire e Ramutit dhe Ahmutit.
Turizem malor my ass. .
Ju po shkaterroni Jugun me hidrocentralet mbi Vjose dhe Mero kerkon te na coje ne Nivice.
Qelbesire e Ramutit dhe Ahmutit.
Te gjith ju qe fisni ju vjen keq apo jo pse prisni na qeverria kaq koh ne kurbet vini doren ne xhep ivestoni per vendlindjen tuaj rregulloni spitalin rrugen beni gjera te mira per vendin leni fjalet e shumta se jan fukarallek
Diçka po behet. E vertete!
Por e keqia eshte ajo qe nuk duhet dhe maskohet pas ” kontributit patriotik” te kryehajdutit Auron Tare. Marifetçi i papare. Agjencia e Bregdetit qe ai menaxhon eshte nje shpk shteterore ku ai fiton miliona. Eshte nje kombinues dhe aksioner ne cdo projekt me qeveritaret, UNESCO, dhe bankat financuese.
Mjafton te germoni pak ne cdo projekt ku ka futur hundet Auron Tare dhe keni per te pare mega-skandale. Minister mbi minister, i perkedheluri i Edi Rames.