Nga diplomat falso, tek studentët falso

3 Shtator 2017, 20:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një vit më parë Shqipëria ishte e pushtuar nga një valë histerie kundër reformës në arsim dhe mënyrës se si studentët pranoheshin në Universitetet publike. Nëse rihapni lajmet e fillim shtatorit të vitit të kaluar do të shikoni interviste “prekëse” studentësh me dhjeta që nuk merrnin dot shkollë dhe akuza për klientelizëm .

Një vit më pas nuk po përsëritet më kjo skenë. Vetë rektori i Universitetit të Tiranës dhe aktorë të tjerë publikë të arsimit, jo familjarë me qeverinë, po e trajtojnë regjistrimin si një proces normal.

Sot është dita të bëhet një refleksion pikërisht për betejat fallco të opozitës me reformat e mëdha dhe betejat reale që ka nevojë reforma për arsim. Beteja fallco kundër reformës në arsim u pasua me emërimin si ministre teknike të një modeli zyrtareje histerike që jo vetëm nuk ka lidhje me arsimin, por as me zyrat e shtetit.

Tani pas dy vitesh të reformës në arsim, shqiptarët mund të krahasojnë epokën e universiteteve kioska dhe rrumpallën e Universiteteve publike dhe fillimin e një rregulli dhe sistemi vlerash në pranimet në Universitetet publike si dhe një rankim shumë më të drejtë dhe profesional nga agjensi të huaja të universiteteve private.

Pra në një farë mënyre, dy vjet pas reformës në arsim, ai po hyn në treg, po teston vetëveten, po rankohet dhe po provon që sistemi funksionon.

Por ajo që bie në sy ende si problem i madh, është se shumica e studentëve rendin pas degëve të lehta dhe pa shumë impenjim, dhe mbi të gjitha pa treg pune,  ndërkohë që Universitetet profesionale dhe shkollat e larta profesionale, janë më pak të kërkuara.

Pra ajo që është e qartë, është se ne kemi ende një brez të tërë studentësh që duan ta konsumojnë shkuarjen në universitet si një kohë e bukur, pa një objektiv të qartë për jetë. Stërmbushja e degëve të tilla si punë sociale apo sociologji me studentë, apo degë të tjera të sferave shoqërore, që nuk kanë perspektivë pune, përveçse jetën akademike, ndonjë sukses profesional, ose hedhjen poshtë të diplomës, tregon se arsimi në Shqipëri nuk është ende një objektiv për t’u kualifikuar, por si një detyrim për t’u bërë.

Në këtë aspekt reforma duhet të thellohet për të favorizuar shkollat e larta profesinale, ato që prodhojnë specialistë të elektrikut, elektronikës, elektromekanikës, mekanikës, IT, Internetit etj, për ta kthyer universitetin në një target për edukim real.

E di që shumë vetë bëjnë humor me batutën e Edi Ramës, “punë ka plot, por nuk ka profesionistë” por ata që kanë biznes dhe nevojë për njerëz të kualifikuar, e ndjejnë më shumë se kushdo këtë mangësi.Dhe kjo mangësi vjen nga fakti se Universitetet tona nuk nxjerrin studentë të edukuar profesionalisht, por njerëz me diploma që kur i merr në punë dinë po aq sa shoferi i kompanisë nga zanati.

Në këtë aspekt duhet parë ndoshta dhe stimulimi financiar për ata që shkojnë drejt arsimit profesional dhe ulje të kuotave për pranimet në degë për të cilat ekonomia dhe shoqëria shqiptare thuajse ka mbiprodhim diplomash.

Disa mekanizma rregulluese nga qeveria për ta orientuar arsimin si nevojë për edukim, do ishte suksesi i vërtet i reformës në arsim, e cila lindi nga nevoja për të mbyllur kombinatet e diplomave, dhe duhet të përfundojnë në “punishte” që prodhojnë specialistë të vërtetë.

Kuotat anormale të Universiteve publike, të cilët kanë ofertë për këdo që do të shkojë në shkollë, pasi mbarojnë shkollat e mesme, është gabim. Ajo jo vetëm që dëmton konkurrencën, por dëmton dhe orientimin e studentëve drejt degëve që i nevojiten vërtet tregut të punës dhe mban në lojë studentët që mendojë ti marrin dhe tre vjet para prindërve për të pirë kafe në Tiranë.

Biles nëse duhet bërë diçka në këtë aspekt duhet bërë me kuotat e Universiteteve publike, ku fakultete si Inxhinieria, Agronomia, Gjeologji Miniera etj, duhet të stimulohen edhe me bursa. Universiteti publik, nuk duhet konceptuar vetëm si një “qokë” për çdo dëshirë për arsim, por dhe si një mekanizëm rregullator i tregut në dorë të qeverisë.

Shkollat e Larta profesionale, të çertifikuara si cilësore dhe të rankuara mirë, duhet të stimulohen jo vetëm përmes stumujve për operatorët e tregut që kontraktojnë studentë të tyre, por dhe për t’u lehtësuar financiarisht studentët ndjekjen e këtyre shkollave. Shqipëria sot quan specialist në shumë fusha, emigrantët e kthyer nga Greqia dhe Italia që kanë mësuar si bëhen instalimet elektrike, si bëhen ato hidraulike, si gatuhet, si montohen kondicionerë, si punohet me gipse, etj, dhe në fakt të gjithë të bëjnë në finale, me dhimbje koke nga cilësia. Por këtë janë specialistë që këtu duhet ti prodhonte shkolla e mesme, kur të kishte specialistë të lartë të aftë. Ne jemi katandisur që nuk ka kush t’i mësojë as specialistët e mesëm.

Për këtë shkak duhet parë mundësia që thellimi i reformës arsimore përmes korrigjimit të kuotave dhe stimulimit financiar, të imponojë zhvillimin e arsimit profesional, i cili i gjen tregut të punës, specialistë dhe jo si ky sistem, që u gjen njerëzve me diploma, punë shteti dhe të tjerët ngrohen në diell. Pasi përveç diplomës, nuk kanë asgjë tjetër në kokë. Beteja kundër diplomave falso, duhet të thellohet edhe drejt studentëve falso.

24 komente në “Nga diplomat falso, tek studentët falso”

  1. DRENICA E KUQE says:

    Mero djali!
    Do mund te thuhej edhe ndryshe: Nga politikane falso, tek akademike falso!…

    DRENICA E KUQE

  2. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

    Nje nder analizat me te mira. Respekte Mero. Nese shteti nuk ka profesioniste do te ket kriminele dhe rrumpalla berishiane do te vazhdoj. O tani o kurre se vjen koalicioni I tepsis pas 4 vitesh

  3. Lloji says:

    Tek TemA jasht temes:
    E lexova te njejtin editorial te M.Baze tek ajo gazeta ‘tjeter’ dhe ishte plot gabime drejtshkrimore, me beri shum pershtypje dhe u futa direkt tek TemA dhe si zakonisht Mero nuk zhgenjen…asnje gabim!
    Nuk mund te flasish per arsimin kur nuk din te pakten te kopjosh “drejt”!!

  4. Albi_I says:

    Nuk mund te pritet me shume se nje artikull idiot nga nje njeri qe mban reklamen e UET ne faqe te pare te gazetes se tij. Ti mer Mero Morri as nuk ja ke idene arsimit e jo me reformes se arsimit dhe se kush ishte dhe eshte problemi me te.

    1. I drejti says:

      Dashke rumpallhanen e Sali shpellarit ti more derdimen. Apo do juristet 6-mujor te plepave.

      1. Albi_I says:

        As ti nuk ja ke idene se per cfare flet. Reforma e arsimit qe mbron ky derdimeni nuk ka te beje fare me mbylljen e universiteteve private. Ajo u be shume kohe perpara e mund te behej kurdo here pa asnje reforme ligjore po thjesht me aplikim te ligjit ekzistues.

        Reforma ne arsim ishte thjesht menyre per te detyruar me ligj kalimin e fondeve publike dhe studenteve te universitetet private, ku UET ishte perfituesi kryesor. Unversitetet kioska, plepat 6mujor, e budalliqe te tilla nuk kane te bejne fare me reformen aq kontroverse.

        Dhe PD-ja e para dy viteve tregoi qe eshte po aq e kapur sa PS-ja, as qe beri lufte per ta kundershtuar ligjin.

    2. Alba says:

      o Alb palloshi po ideja jote ku ishte se nuk e pame gjekundi.

      1. Lloji says:

        PD-istat si puna e Albit nuk kane ide ndryshe thjeshte kundershtojne, kane ate shpirtin e kundershtimit ne gen, sikur dhe bota te permbyset nuk ja mbush dot mendjen se ne vend te trurit ka beton prandaj Partia Derrave (PD) eshte e pagdhendur, pa vizion, dhe plot trundryshkur si puna e Alb-carit..
        Esht te tmerrshme ta mendosh se kush na ka qevesisur ne dore te kujt ka qene Shqipetari i ndershem!!

        1. Albi_I says:

          PD-ja ishte aleatja me e madhe e PS-se, nuk merrej me ligjin po me mosfunksionimin e sistemit elektronik. PD-ja kishte frike te permendte emrin e Cilit dhe UET se ka interesat e saj aty.

          Ideja qe PD-ja eshte nje opozite e eger deri ne ekstrem eshte nje mit qe nuk perkon me realitetin. PD-ja ka frike te flase per problemet e verteta pasi eshte e blera nga po te njejtit njerez qe kane blere qeverine, sic eshte rasti i Cilit per arsimin e larte.

    3. Faro Bythka says:

      Jo or ti kjo duket nji ore larg qe nuk eshte sponsorizu nga Henri Cili (alias Naim Cilolli)

  5. spartaku says:

    Bravo zoti Mero! Eshte e vertete,se diplomat falso jane kudo,dhe nga ryshfeti,e korupsioni u bene me diplom universiteti edhe ekskavatoristet,buldozjeristet pa tetvjeçare.Te na “rroje” Saliu,qe na beri me diploma.Arsimi profesional,sote ka mare nje rendesi te dores se pare,dhe shume mire.

  6. bregdetari says:

    Duhet ngritur “steka” o zoteri.
    Keshtu eliminohen vetvetiu studentet fallco.
    Ne kete kuptim do te klasifikoheshin sipas vlerave dhe do te seleksionoheshin ata qe si kane merituar edhe diplomat e marra kur lulezonin mender Universitetet.
    Reforma arsimore e forte dhe vazhdimesia e saj ,se ka ende per te bere do ta nxjerre kete vend nga varferia asgje tjeter me shume se kjo reforme nuk eshte me e rendesishme se kjo reforme…!

  7. Prind says:

    Pervec kesaj, dicka duhet te permiresohet tek formula e llogaritjes se pikeve. Psh, notat e provimeve te shtetit duhet te kishin nje peshe te konsiderueshme ne formule, jo te bashkuara ne totalin e notave te tre viteve. Niveli i testeve te provimeve te permiresohet, duke sjelle rritje graduale te veshtiresise nga pyetja ne pyetje , me qellim percaktimin e pergatitjes reale te nxenesit. Kjo do te mund te minimizoje diskriminimin qe po u behet nxenesve te Tiranes, te cilet mund te jene shume me te pergatitur se nxenesit qe vine nga shkolla te tjera me koeficient te ulet rankimi dhe listohen shume poshte rretheve , ne te gjitha programet per shkak te kesaj formule.Dihet si funksionon ne qytete te vogla, ku mesues eshte mami, babi, halla, tezja, etj etj. Nuk perjashtoj ekzistencen e disa elementeve te shkelqyer nga rrethet, por kaq masive nuk eshte e besueshme. Provimet e shtetit korigjohen nga mesues te shkollave te tjera, testet jane me kode jo me emra, ndaj ato duhet te kene peshe te ndjeshme ne formule. Me ndjeshmeri qytetare e ngre kete problem , pasi e kam ndjekur me vemendje kete proces dhe mendoj se dicka nuk shkon tek formula. Shume elemente te tjere te procesit, po zhvillohen per mrekulli.
    ps. Femija im arriti ta kape programin e deshiruar, por mezi pres rezultatet ne fund te vitit te pare, qe te provoj bindjen time mbi renditjen e te gjithe atyre qe ishin listuar perpara.

    1. Individual says:

      Urime dhe suksese fëmijës tuaj në degën e preferuar! Është përqendrimi tek vlerat e vetvetes dhe përmirësimi individual që kanë sjellë zhvillimin e shoqërive perëndimore, të cilave aq u jemi pranë nga intelekti, por larg nga shfrytëzimi i tij.
      Rezultatet më të mira ose jo të kolegëve të renditur më lart në listën e pranimit nuk tregojnë asgjë me vlerë për ju ose fëmijën tuaj dhe karrierën e saj/tij akademike.

  8. xhemal says:

    nje analize realiste e me konkluzione .kete here Jam me meron por shume here nuk kuptohet here i trembur e here shume trim sidomos muajt e fundit .ne lexuesit shpresojme e duam nje gazetari te vertete larg genjeshtrave e analizave servile te pushteteve.me afer njerezeve qe punojne e jetojne me dinjitet

  9. Dike Mullai says:

    Eshte nje shqetesim i drejte , qe trajtohet ne Editorial . Ne periudhen e “Diktatures” shtrohej problemi qe specialiste te kualifikuar, por pa arsimin perkates, te stimuloheshin per t’a fituar ate Arsim. Ne vitet ’57 – ’62 per profilet Teknik Minierash, Ndertimi, Mekanik, Elektrik u pranuan specialiste te kualifikuar, qe ne dy vite te merrnin Arsimin e Mesem, duke fituar nje page mujore prej 560 l.r. , qe perballohej nga Ministria perkatese. Per ata specialiste qe delnin me rezultate te larta, ne vitet ’60 – ’65 vazhduan studimet ne Fakultetet Perkatese por me nje page mujore prej 630 l.r. edhe per keta i perballonte Ministria Perkatese.

  10. Kellira says:

    Bjerini shkurt, lepini cfare keni peshtyre keto 25 vjet dhe kthehuni tek planifikimi i para ’90 se nuk ishte kot. Keshtu per qejf te kryetarit te komitetit por ishte konform nevojave te ekonomise. Shkollat e mesme profesionale nuk ishin rastesisht pjesa me e rendesishme e sistemit te edukimit. Sot u bene te gjithe jurista.

  11. Maloku says:

    Kjo qe thoni ju, more Mero, eshte shume shume e drejte. Por, me gjithe qellimin me te mire, duhen disa dekada qe ky difekt te reduktohet, qindra vite qe te korrigjohet komplet. Pse, do thoni juve. Sepse studentat nuk ka kush ti mesoje. Qe nga shkolla fillore kur nje femije merr esukimin e pare, ne shkollen fillore dhe te mesme mungojne profesionistat e mirefillte gje qe percillet ne mungesa gjigande ne formimin e nxenesve vite me vone. Te mos flasim pastaj per edukimin ne shkencat egzakte ne edukimin para-universitar qe eshte cope cope cope. Duhet reforme, por si shume gjera ne Shqiperi, nuk ke nga ti kapesh se te mbesin ne dore.

  12. Gerti says:

    Problemi eshte se universitet shqiptare jane te gjitha universitete karagjoze.Aty studentet marrin diploma,nuk pergatiten.Merrni nje student,pasi eshte diplomuar,bejini nje test per degen qe ka mbaruar,dhe 90%,do skandalizoheni.Nuk meson asnjeri(po heqim maksimumi 10%,qe realisht ka deshire dhe perpiqet) dhe kur diplomohen jane dru komplet,p.sh mund te pyesni nje student qe eshte diplomuar per gjuhe te huaj,dhe gjalle ne bote se di te beje nje leter,ta shkruaje,jane skandaloze,lere pastaj per ato qe diplomohen per dege shkencore.Edhe universiteti shteteror ne kete rang eshte,si puna e Kristalit jane te gjithe.Çfare mund te presesh nga nje shtet,qe vendos si mesatare noten 6 per te hyre ne universitet.Me mire ta benin mesataren 4, per pranim,ose te kene mbaru 8-vjeçaren.

  13. dana says:

    Bravo Mero, super analize.

  14. Lemoni says:

    Mero
    Me thuaj nje vend ne bote qe studentent dali te ditur ne profesion e tyre?

    Unversiteti dhe realiteti( histori e vertet)
    Nje hotel kerkonte nendrejtor…u paraqit nje student qe kishte mbaruar studimet perkatse.
    Pas intervistes,drejtori i thote qe e fitoj postin.
    I lumtur “djali” qe do fillonte pune per ate qe kishte studjuar dhe se perpjekjet e priderve nuk kishin vatur dem…njoftoje priderit dhe shoket.
    Te nesmen paraqitet tek zyra e drejtorit tere lumturi dhe endrra…
    Miremengjes drejtor…
    Miremengjes zoteri…
    Drejtori driket i hedh nje perparse perpara tavolines e i thote: pune te mbare!
    Me falni ceshte kjo?
    Eshte perparsja per te lare pjatat e guzhines…i thote drejtori.
    Ga ky vend do fillosh…e do mesosh se cfare nevoja ka nje hotel dhe se si menaxhoet ai!

  15. mirel says:

    Per cfare profesione flet ky? Ketu industria eshte varrosur te koncesionet.
    Ne krye te shtetit jane ata filologet e degeve te anglishtes dhe piktures, per tr cilat Mero thote qe jane shkolla koti.
    Sa te ekzistoje krimi sistematik i shitjes se pasurise kombetare neper koncesione, dhe po te vazhdohet dhe me krijimin e Agjensise private per menaxhimin dhe studimin e pasurive minerare qe nxjerr nga loja profesoret dhe inxhinieret e Gjeologjikut atehere kjo lloj propagande e Meros nuk eshte gje tjeter vecse nje vrime ne uje per te mbushur faqet e gazetes me nje teme per sezonin e ri Shkollor.
    Meqe ra fjala, kur fillon viti i Ri shkollor nepet Universitete- sipas Reformes?

  16. Genci says:

    Bravo Mero jam plotesisht dakort me analizen e bere, gjithashtu mbeshtes dhe komentuesin “Prindi”, duhet nje formule me e mire persa I perket Universiteteve …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje