Një rreth i mbyllur njerëzish në ndërtesën që quhet Akademia e Shkencave, kanë bërë sot nervoz kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili është zotuar zyrtarisht, se do t’u ndërpresë atyre fondet për kërkimin shkencor dhe do t’ua kalojë katedrave të Universiteteve që kanë aftësi ta bëjnë këtë. Shkaku duket se janë zgjedhjet fasadë në krye të saj.
Problemi që unë kam me këtë gjest, nuk është se Rama po bën gjënë e gabuar. Ai po bën gjënë e duhur, por me një arsye të gabuar.
Arsyeja e gabuar janë nervozizmi i tij nga zgjedhjet farsë në Akademi. Larg qoftë, sikur ata t’i bënin zgjedhjet në rregull, ai do të ishte i gatshëm të vazhdonte të paguante kot tridhjetë akademikë që nuk prodhojnë asgjë, për shkak të këtij titulli, edhe pse shumë prej tyre kanë plot vlera personale.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë, ose më mire të them lavdia e saj, prej vitit 1972 ka pas kuptim brenda një sistemi ideologjik, i cili e mbështeste Akademinë e Shkencave si një instrument shtetëror, por edhe ideologjik, për t’i ardhur në ndihmë një shteti dhe ekonomie të centralizuar. Është e vërtetë se shumë arritje të mëdha të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, janë bërë nga personalitete të larta të kësaj Akademie, si Eqerem Çabej, Aleks Buda, Shaban Demiraj etj, por mënyra si funksiononte Akademia ishte e bazuar tek një sistem sovjetik.
Në një shoqëri të lirë dhe konkurruese, roli i Akademisë së Shkencave duhej ridimensionuar patjetër, pasi SHBA është një vend i madh që nuk ka Akademi Shkencash, por ka mijëra shkencëtarë, kurse ne jemi një vend i vogël që kemi Akademi, por nuk kemi shkencëtarë.
Fatkeqësisht, nga një anë konservatorizmi i së majtës shqiptare i viteve 90-të, e cila kishte nostalgji për lavdinë relae të ish- akademikëve të dikurshëm, dhe nga ana tjetër, banaliteti i së djathtës së Berishës, që zëvendësoi akademikët që e meritonin respektin për punën e tyre, me akademikë që gëzonin respektin e Berishës, e futën këtë debat në një rrugë pa krye, ku ne prej vitit 1994 prishim e ndreqim Akademinë, e cila nga ana e saj ka vdekur me kohë.
Akademia e Shkencave kishte kuptim, pasi ajo kishte nën varësinë e saj dhjetra institute shkencore, që nga ai i gjuhësisë, letërsisë, historisë, shkencave natyrore, atyre teknike etj. Revistat shkencore të tyre kanë qenë serioze dhe të referueshme nga botimet akademike botërore. Aty janë sprovuar shkencëtarët shqiptarë dhe punët e tyre, dhe po aty është krijuar relievi i besueshëm i shkencës shqiptare. Sot ka akademikë që paraqesin si punë shkencore artikuj gazetash apo CD debatesh në emisione.
Në vitin 2007, Berisha i hoqi këto institute nga varësia e Akademisë dhe i atashoi pranë Universiteteve publike, përmes një vendimi qeverie. Prej atëhere, roli i Akademisë është honorifik. Ajo ka në përbërje të saj një këshill botimesh, i cili vendos se kë libër do mbështesë financiarisht Akademia. Keqkatandisja e saj ka arritur deri në atë pikë, sa për të siguruar të ardhura japin sallën me qira dhe për banalitete të tipit, promovimi i librit të jetës së “Kaubojsit.”
Shqipëria ka aktualisht 30 akademikë, nga të cilët dhjetë të përjetshëm, që përfitojnë si të tillë 50 mijë lekë të reja në muaj.
Këta të tridhjetë kanë gjetur rehat me dy emra, që njërin e bëjnë kryetar e tjetrin sekretar, pastaj ndryshojnë vendet.
Që të jemi seriozë, është më e ndershme të themi se nuk kemi Akademi dhe ndoshta nuk duhet të kemi në këto kushte, përderisa nuk kemi produkt shkencor aty. Kemi disa ish- akademikë dhe disa rishtarë që paguhen si akademikë.
Vendi i vërtetë i shkencëtarëve janë institutet e kërkimit, dhe për ata, qeveria duhet të paguajë.
Kur them se veprimi i Edi Ramës është i drejtë, por për arsye të gabuar, kam parasysh pikërisht konceptin e tij dhe të shumë të tjerëve rreth mënyrës si paguhet produkti shkencor nga qeveria.
Qeveria duhet të ndajë një fond të saj për kërkime shkencore dhe ajo duhet t’ia paguajë ato, atyre që ja bëjnë këtë gjë. Nëse dikush nga Akademia e Shkencave e bën, mund t’ia paguajë atij. Nëse e bën dikush nga një katedër e Universitetit shtetëror të Tiranës, mund të paguajë atë. Mund të paguajë dhe një universitet privat nëse e bën ai, bile dhe një të huaj, nëse vendi ka interes për një produkt shkencor me interes kombëtar. E rëndësishme është që qeveria të paguajë për kërkimet shkencore, por të paguajë kundrejt një pune të vërtetë, jo kudrejt një detyre për të qenë shkencëtar. Kjo që ne duhet të paguajmë një Akademi apo disa institute, se e kemi caktuar vetë që ata po të përpiqen, mund t’ia dalin të bëjnë ndonjë punë, është mentalitet sovjetik. Shkencëtarët nuk i cakton qeveria, por tregu.
Në tregun tonë të shkencës këto 25 vjet, Akademia e Shkencave ka shkëlqyer me mungesën e saj, edhe për faj të qeverive dhe kapjes së shtetit nga batakçinjtë. Përfytyroni që gjithë oponencat shkencore për masakrën e hidrocentraleve që janë dhënë në zonat më turistike të Shqipërisë, i kanë dhënë oponentë privatë anonimë, nga ata që kanë siguruar liçensa “ekspertësh” dhe që me qetësi të madhe ta kthejnë Shqipërinë në varrezë. Opinionet për ndërtimet pa kriter dhe sigurinë ndërtimore, i kanë dhënë po “ekspertë” dhe ende nuk kemi ndonjë studim shkencor se çfarë i kemi bërë territorit apo sigurisë së qytetarëve nga industria e ndërtimit.
Gjuhësia shqiptare për 25 vjet nuk ka bërë asnjë hap serioz para, për të futur në fjalor fjalë të reja, për të adoptuar forma të nevojshme të gegnishtes dhe dialekteve të Kosovës, tani që shoqëria shqiptare është bërë e hapur dhe komunikuese. Të vetmet debate i kemi vetëm nga disa injorantë, që flasin me zhargone katundesh, duke u tallur me gjuhën e njehësuar.
Shkencat gjeologjike dhe minerare të Shqipërisë, që kanë qenë një bazë e vërtetë për industrinë e vetme që kemi sot, atë të naftës dhe kromit, e kanë dorëzuar produktin e tyre në një industri që sot drejtohet ose nga ish- shoferë të minierave, që janë bërë të fortë, ose nga ish- studentë amatorë që janë bërë “ekspertë”. Akademia e Shkencave nuk ka prodhuar asgjë të vlefshme, as produkt shkencor dhe as debat shkencor, për gjithçka ka kaluar Shqipëria në tranzicion. E njëjta gjë mund të thuhet për sektorin energjitik, për historinë, folklorin etj.
Me pak fjalë, Akademia e Shkencave që kemi pasur deri më 1990 është vetëshkrirë këto 25 vjet. Vendin e saj duhet ta kishte zënë ndërkohë një treg i konsoliduar shkencëtarësh, atashuar pranë katedrave dhe instituteve të pavarura shkencore, që të jetonin me shitjen e punëve të tyre. Harvardi është nga Universitetet më të shtrenjta në botë, sa i përket tarifës së një studenti që studion aty, por e vërteta është se të ardhurat nga studentët zënë rreth dhjetë për qind të buxhetit të tij. Harvardi, Cambridge, Oksofrd, Columbia, UCL etj, i nxjerrin paratë e tyre nga kërkimet shkencore që shesin. Universitet tona, më keq se Akademia, i nxjerrin paratë nga tarifat e studentëve dhe grantet e qeverisë. Kryeministri Edi Rama duhet ta adoptojë këtë koncept për tregun e shkencës shqiptare dhe ai duhet të paguajë çdo punë shkencore që i vlen shtetit dhe qeverisë shqiptare, pavarsisht se ku është akredituar.
Irakli Koçollari, fjala vjen, ka në duar arkivën personale të Ali Pashë Tepelenës, dhe për vite të tëra ropatet të transkiptojë nga një gjuhë e përzier me gërma greke, kuptim shqip dhe terminolgji turke, një thesar historik, me forcat e tij dhe pasionin që do ta marrë dikur me vete, pasi nuk do gjejmë më njeri tjetër, të arrijë të kuptojë atë arshivë. Më lehtë i kisha dhënë pesëfishin e fondeve të Akademisë një projekti të tillë, se sa pensionet sociale të tridhjetë akademikëve.
Kjo që Rama quan Akademi dhe bën sikur nxehet me të, është një tufë ish- akademikësh dhe disa rishtarë që po përpiqen të kapin atë 500 mijë lekëshin e muajit. Disa prej tyre kanë vërtetë vlera, por janë jashtë tregut. Të tjerët nuk asnjë vlerë, por kanë krijuar tregun e sendeve pa vlerë në Akdemi dhe mbijetojnë.
Për këtë arsye, nuk ka kuptim të bëhet debat se kë zgjedhin ata, dhe pastaj t’u thuash nuk u jap më para.
Para nuk ka pse u jep për parim, nëse ata nuk prodhojnë asgjë. Për ish- punën e tyre le t’u japë pensione. Sa për faktin që ata kanë banalizuar dhe zgjedhjet brenda tyre, tregon se nuk janë as akademikë, as të nderuar, dhe as seriozë. Por për këtë, kryeministri nuk ka pse bëhet nervoz. Thjesht dhe mund t’i injorojë, dhe të reformojë realisht tregun e shkencës në Shqipëri. Një qeveri mbahet mend sa para jep për shkencën e vërtetë dhe blerjen e punëve të saj, dhe jo sa pensionistë ka mbajtur me pensione speciale. Kjo e dyta është detyrë e një zyre të veçantë në Ministri të Financave. I llogarisin ata pensionet sociale. Kryeministri duhet të llogarisë të mirat që mund t’i vijnë kombit nga projekte shkencore të vërteta dhe t’i paguajë ato, pamvarësisht ku prodhohen.
O Z. Mero puna eshte se Henri Ciliu po pret gojehaq me kullufit njato fonde. E din ti Mero kush ja boni strukturimin qeverise re? Henrya cak fak. 700 Doktoratura ne vit pjell UET n vit. Pra ay eshte Akademi ben shkence jo llafe.
Akademine si e katandisi Saliu edhte ti bec nje mutte madh. Nuk ngjallet mo. Mero reziku i vertet ezhte hojena Henry. Ujkuujku thone po cakalli ben kerdin3.
I mrekullueshem. Keshilltaret e Rames duhet ta kene bibel kete opinion te Mero Bazes.
Shqiperia eshte vendi i cudirave , Z.Dalipaj qe studionte albanologji e futen ne burg ,se kudershtoi tezat e Eqerem Cabejit . Cfare shkence te besh ne kete vend ??????
Z.Mero!
Shkrimi i me siperm i pare nen driten e ekonomise se tregut eshte i sakte.Mendimi shkencor ne te gjiha sferat e ekonomise,jetes shoqerore,historise ,gjuhesise,fushes se energjitikes,gjeologjise,e te tjera,ka vlere tregu,ka vlere honorifike kombetare.
S’jam ne gjendje te them e te argumentoj sakte qe ne kushtet e ekonomise se tregut,ne specifikat e nje demokracie te vrullsheme Shqiptarce,te egzistoje a jo Akademia e Shkencave.
Di te them se sa me e politizuar te jete kjo Akademi,aq me larg eshte karshi mendimit shkencor.
Di te them se A.Sh eshte nje nga shtyllat e identitetit kombetar,njehere pernjehere qofte vetem per studimet shkencore ghuhesore,historike.
Nuk na the e pe Edi Rama nuk pranon zgjedhjen e kryetarit te Akademie nga vet Akademia por kerkon te vendoe atje Veglen qoore te tij? Rama eshte kopje e keqe e Enver Hoxhes qe fuste te paaftit dhe Servilet ne cdo vend te rendeihem te htetit vetem e vetem qe ata te ihin Benike ndaj tij,edhe Rama po ben te njejtin gje.Pera I perket Intitucioneve kerkimore qeBeriha e propozoj qyh me 2008 ti jepen Univeriteteve dhe PS e Rame por edhe ti Mero e kunderhtuat tani na dilni dhe beni po ate qe Beriha kerkonte te bente.Edi Rama ehte puhtue I te gjitha intitucioneve te shtetit shqiptar qe te mbreteroj ne kete pushtet tamam kopje e keqe Enveriste dhe per asnje qellim tjeter pozitiv apo te dobishem.
Mentar! E ke gabim.Enver Hoxha i dha shume prioritet dhe u kujdes shume per akademin e shkencave.Ne ate kohe A.SH-ve punonte shume dhe produkti ishte i madhe ne te gjitha drejtimet.Nqs nuk t’a do qejfi ty te thuash, se, kete akademi e prishi Sali Berisha,pasi vuri militantet e pd-ke.Nje nga ata ishte nje Beqir Meta,qe donte t’a bente hero Berishen,duke e futur si nje figure te madhe ne librat shkollore.Berisha donte te ngrint kultin e tij,dhe pagoi ose i vuri ne vende e poste te mira disa pseodoakademik.Eshte e vertet,se Berisha ishte ai qe i shperndau keto ne universitete,por qellimi i tij ishte te ngrinte sa me larte figuren e tij.
Logjika jote Mero pret si ” tehu i një shpate spanjolle” .
Z. Mero,
je i sakte. Por nuk ke pse ja ul tonin shkrimit me komente negative per kryeministrin.
Qofte edhe e gabuar indicia, nese arsyetimi qendron – mbeshtetet kryeministrin. Sepse langot e pazarti si Andi Bullshiti vetem keto komente negative lexojne, [pastaj perhapin mjegullen e dyshimit kudo.
Prandaj, detyra jote z. Mero eshte te perqendrohesh tek thelbi – detajet i rregolliojme rruges, sepse Shqiperi nuk ka klohe te humbase. Nuk ka as luksin qe te kete edhe thelbin, edhe detajet.
Mero, na cudite(!) si ore Akademia e Shkencave qenka mentalitet sovjetik?! Problemi eshte qe Akademia ose duhet te riorganizohet duke i dhene kompetenca ose te shkrihet fare. Nuk eshte ceshtje 50,000 lekeshi. Zgjedhjet ne te duhen bere sepse akademiket edhe plaken, semuren, etj. Shkenca nuk konsiston vetem ne germimin e historise(arkiven per Ali Pashen) por perfshin tere fushat duke filluar qe nga teknollogjia deri tek bujqesia, duhet t’i sherbeje zhvillimit te vendit. Per me teper projektet e saj duhet te konsultohen me akademiket. Por kur Qeveria nuk ka asgje cfare te konsultohet?!
Mero si ka mundesi qe ben analiza te shkelqyera ne cdo fushe. Bravo.
AKADEMIA E SHKENCAVE – EDHE VARRMIHËSE, EDHE E VDEKUR…
Është evidente se Akademia e quajtur e Shkencave, ata që bëjnë teatër apo estradë apo edhe ata që bëjnë oponentin, seriozin, si Fuga, Milo, Tarifa, Çili etj. janë në të njëjtin kohë edhe të vdekur, edhe varrmihës. Shqipëri! Shqipëri!
Mero. Ne ceshtje te vecanta je i sakte, por gabon ne princip, e cila eshte shprehur qe ne titull. Nese do te ishte ceshtje tregu, nuk do te kishte fare debat. Qrveria, si nje regullator investon ne fusha te cila nuk ka produktivitet/prodhimtari te prekshme. Fjala vjen gjuha, shkencat abanologjike, folklori etj per te cilat tregu nuk ka interes te vecante. Kenaqesia shpirterore jo domosdoshmerisht eshte e lidhur me tregun dhe fitimin. Leshtu qe qeveria, ministria e arsimit, akademia dhe grupet e interesit duhet te gjejne menyrat e bashkepunimit me qellim forcimin e akademise dhe mendimit shkencor dhe jo te heqin dhe gurin e fundit te ngrehines qe ka mbetur nga e ashtuquajtura akademi. Dhe shteti te mos beje vetem kerkuesin por te shikoje nga vetja sesi e kantandisi nder vite Akademine dhe mendimi. Shkencor duke i hequr institutet dhe marre godinat per ti kthyer ne leje pallatesh.
Z.Mero
Asnje Shkolle apo Universitet ne Shqiperi nuk ka me kuptim. Jane kthyer te gjitha ne dyqane ku shitet dhe blihet diploma. Ne keto 27 vjet Arsimi dhe shkolla jane shkateruar perfundimisht. Cuditem akoma perse shqiptaret vazhdojne te dergojne femijet e tyre neper keto shkolla duke paguar dhe euro/dollare. Me sa duket nuk duan femije te arsimuar por “bylmeza” qe te futen ne politike dhe ne pushtet ose neper gjykata. Rasti i arsimimit ne Shqiperi nuk krahasohet as me Afriken. Edhe gjuha shqipe qe mesohej e sakte me perpara neper shkolla sot nuk mesohet neper shkolla por neper rruge dhe s’ka zot ta kuptoje se cfare shqipe eshte. etj etj etj Eshte e kote te lodhesh me kete lloj mileti e klase politikanesh. E mjera Shqiperi ku eshte katandisur
Kryeministri duhet t’ju jape rrogen,por stimulimi per ti paguar si shkencetar, te lidhet me produktin shkencor qe do shesin.
Shkencetar ,qe paguen si mesues nga Nikolla, nuk besoj se do kemi !
Zevendesimi qofte dhe me “Fugen” eshte i nxituar,mungojne programe zhvillimi.
Nuk besoj se Akademise se Shkencave i eshte kerkuar ndonje projekt nga shteti !!!!
Më qartë dhe më saktë nuk k a si thuhet.Një analizë e përsosur mbi gjendjen e amullt ku lundron prej vitesh ASH.Çështjet e ngritura për zgjidhje nga autori i Artikullit janë më se evidente.Ky shkrim është kaq konstruktiv,kaq realist sa do të ishte mëkat të mos merrej në konsideratë nga Qeveria(Kryeministri),grupi i akademikëve që kërkojnë reformim,opinioni i gjere shkencor universitar etj,sepse është një platormë metodologjike që shërben si udhëheqje për veprim konkret.Midis çështjeve të ngritura po përmend vetëm ballafaqimin e produktit shkencor me tregun në këta njëzet vjetët e fundit.Anëtarët e Akademisë qofshin të titulluar ”shkencëtarë” mjaft vegjetuan,spekulluan,përvetësuan pensione,rroga të ardhura monetare nga improduktiviteteti i tyre.Mjaft u ushqyen me taksat tona si parazitë të paprekshëm Ka ardhur koha e selektivitit të detyrueshëm për secilin.Të deklarohen konkretisht se me ç’produkt të vlefshëm shkencor e kanë shtyrë përpara ekonominë shqiptare ,përmirësimin gjuhësor ,historinë dhe parahistorinë e popullit tonë e tj.Sëdyti,shkenca shqiptare etimologjike aktuale vuan nga konservatorizmi,paftësia për një rikonceptim pozicional ndaj një seri çështjesh gjuhësore duke mos i hapur rrugë kurrësesi shkencëtarëve të rinj të ashtuquajtur ”anonimë’ ,të cilët kryekëput mbajnë këndvështrime të tjera në raport me” shkencën” etimologjike të prof.EÇabeit dhe një mori autorësh të vendit dhe të huaj.Përse këta zëra që kanë dalë dhe zbulohen nga interneti si bie fjala autori i librit ”Gjuha kozmike”(Agron Dalipaj) mbulohen me heshtje prej ASH në vend të organizohen ballafaqime,diskutime ,promovime ose në të kundërtën të kundërshtohen me fakte shkencërisht?Zërat e rinj,arrijtjet e reja,zbulimet,rektifikimet gjithmonë janë penguar nga konservatorët siç po ndodh me etimologun e ri,të talentuar dhe serioz Agron Dalipaj.