Merkel kërkon ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE

4 Shtator 2017, 09:38Bota TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se dëshiron t’iu japë fund bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian.

Në një debat televizv me rivalin politik, Martin Schulz, Merkel tha se “është e qartë se Turqia nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së”.

Ajo tha se do të bisedojë me liderët e tjerë europianë për të vendosur nëse mund t’iu jepet fund bisedimeve të anëtarësimit.

“Nuk e shoh Turqinë anëtare; nuk kam besuar kurrë se kjo mund të ndodhë”, tha Merkel.

Tensionet midis Berlinit dhe Ankarasë kanë nisur të përkeqësohen pasi Gjermania ka kritikuar fuqishëm presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për shtypjen e disidentëve, pas përpjekjes për grushtshtet kundër qeverisë së tij, vitin e kaluar.

Së paku 12 shtetas gjermanë po ashtu janë në paraburgim në Turqi, nën akuza politike.

1 komente në “Merkel kërkon ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE”

  1. F.K says:

    Utopite e merkelit gati te gjitha ne deshtim ,e para turqia ne be ,mulikulturalizmi ,welkomen refugee ,integrimi i pa integrueshem i popujve afrikane dhe nga lindja e mesme ,dhe e fundit ajo qe i ve kapak ,hedhja per te katerten here e kandidatures per kancelliere etj etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje