Diego Simeone Rinovon kontratën me Atletiko Madridin

5 Shtator 2017, 17:23Sport TEMA

Trajneri argjentinas do të qëndrojë te “Colchoneros”, sepse tashmë është zyratre. Diego Simeone do të jetë me Atletico Madrid deri në vitin 2020.

Simeone ka rinovuar kontratëm edhe për dy sezone të tjera dhe do të jetë në klubin spanjoll deri më 30 qershor 2020.

Me Atletico Simeone ka fituar një Europa League (2011-2012), një Superkupë të Europës (2012), një Kupë të Spanjës (2012-2013), një kampionat (2013-2014), një Superkupë të Spanjës (2014). Lajmi është publikuar në tweeter, në faqen zyrtare të Atletico.

Ky është viti i 6-të i Simeones te Atletico dhe është i dyti, pas Venger, nga trajnerët më jetëgjatë ende në aktivitet.

Shuhen kështu ëndrrat e skuadrave të mëdha europiane si Inter dhe Chelsea, që e kishin vënë në shënjestër Simeonen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje