Milinkovic: Fitojmë Superkupën me lojë të bukur

5 Shtator 2017, 16:50Sport TEMA

Kukësi kërkon të nisë sezonin aty ku e mbylli vjet, me një tjetër trofe. Kampionët në fuqi do të luajnë në Selman Stërmasi përballë Tiranës në sfidën që vlen Superkupën e Shqipërisë. Verilindorët kanë ndryshuar shumë krahasuar me edicionin e kaluar, janë larguar shumë futbollistë si dhe trajneri Ernest Gjoka, për tu zëvendësuar me ish trajnerin e Luftëtarit Mladen Milinkovic. Pikërisht ky i fundit është shfaqur për mediat për herë të parë që nga prezantimi, duke shpallur objektivin në ndeshjen e parë sezonale.

“Është ndeshje e rëndësishme për të dyja ekipet. E respektojmë Tiranën për historine e saj por shkojmë në këtë sfidë për të fituar superkupën. Dua nga lojtarët të luajne mirë dhe të marin rezultatin që dëshirojmë. Është një ndeshje me përgjegjësi por i kam thënë futbollistëve që të bëjnë lojën e tyre.

Ne kemi objektiva madhore këtë vit. Sigurisht që presioni ndonjëherë bën mirë, të mban të karikuar. Në filozofinë time dëshiroj që lojtarët të kenë presion pozitiv dhe jo negativ, dhe të japin më të mirën në fushën e lojës.”

Ashtu si edicionin e kaluar është vendosur që Superkupa të zhvillohet në Selman Stërmasi, që është shtëpia e Tiranës. Ky fakt shihet si një avantazh për bardheblutë, që këtë edicion do të luajnë në kategorinë e parë. Megjithatë ky nuk është një tregues i forcës reale midis ekipeve. Milinkovic kërkon kujdes nga ekipi që të mos nënvlerësojë kudnërshtarin që në futbollin shqiptar ka bërë historinë me trofetë e fituar.

“Duhet të tregohemi të kujdesshëm pasi nuk është dicka e mirë që një ekip vjen nga kategoria e parë të laujë një finale të tillë, sidomos kur bëhet fjalë për Tiranën, ekipin me më shumë trofe në Shqipëri. Për më tepër që luhet në Selman Stërmasi që është shtëpia e Tiranës dhe janë superior në këtë aspekt.”

Një nga objektivat e Kukësit këtë sezon është që të dhurojë lojë të bukur. Shumë futbollistë janë larguar nga skuadra ndërkohë që pritet edhe ndryshimi i skemës taktike. 49 vjecari serb bën analizën e merkatos së zhvilluar duke treguar se të gjithë janë gati të zbresin në fushë, me një dilemë të vetme në kokën e tij.

“Ne kemi marë lojtarët në pozicionet ku kishim mungesa për arsye largimesh, pra ndryshimet janë në mesfushë dhe në sulm. Të gjithë janë gati dhe presim vetëm Musollin të kthehet nga grumbullimi me Kosovën. Për të do të vendosim paraditen e ndeshjes.

 Ndryshimi i skemës nuk është i rëndësishëm, per mua ka rëndësi të luajmë shpejt me topin në kontroll. Kemi lojtarë që mund të luajne në këtë mënyrë. Ndoshta duhen dy apo tre ndeshje sa të harmonizohet ekipi. Besoj që jemi në formë dhe do marim fitoren.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje