Shqipëria U-21 fiton 3-2 në Islandë. Kuqezinjtë e vegjël mposhtën Islandën U-21 në një takim me shumë emocione, përmbysje dhe grintë nga të dyja skuadrat.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi u gjend në disavantazh në minutën e 45-të të pjesës së parë, kur Islanda U-21 shënoi me Andresson,
Por, vetëm dy minuta më pas ishte Kristal Abazaj që barazoi pas asisit të Dyrmishajt.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë gjetën golin e avantazhit dhe sërish ishte Abazaj që realizoi. Sulmuesi i Luftëtarit u shërbye edhe këtë herë nga Dyrmishaj dhe çoi shifrat në 2-1 në minutën e 67-të.
Islanda U-21 u kundërpërgjigj me Einarsson që barazoi në minutën e 71-të.
Por Shqipëria U-21 nuk e la me kaq, pasi kërkoi golin e fitores dhe e gjeti atë në minutën e 75-të me Durmishaj që realizoi nga një pozicion i prirët brenda zonës kundërshtare.
3-2 për Shpresat e Shqipërisë dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit.
Me këtë trepikësh, skuadra e Alban Bushit mban vendin e dytë me 4 pikë në tri ndeshje, ndonëse mbetet për t’u parë ecuria e skuadrave të tjera të Grupit 2 ku ndodhet Shqipëria U-21, pasi Spanja U-21 ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, Islanda U-21 e Sllovakia U-21 kanë luajtur nga një secila dhe Irlanda e Veriut U-21 ka zhvilluar dy takime.