Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri Christian Panucci nuk zbuloi detaje në lidhje me formacionin, por mund të kuptohet lehtë se ndryshimet do të jenë të pakta.
Me rikthimin e Armando Sadikut në sulm, Llullaku ulet në stol, ose kalon në të majtë dhe në stol do të jetë Grezda. Kjo është një nga dilemat e trajnerit kuqezi, i cili ka edhe “kartën” Hyka për lojtarin, që do të mbështesë Sadikun nga e majta, pasi në të djathtë është Roshi.
Dilema tjetër është në mesfushë, ku duket se ka një balotazh mes Kukelit dhe Bashës, me të parin më të favorizuar, sepse në ndeshjen e fundit luajti pak minuta dhe ka më shumë energji, përveçse mbron më shumë. Memushaj dhe Abrashi plotësojnë mesfushën.
Mbrojtja dhe porta nuk ndryshojnë nga ndeshja e fundit me Lihtejshtejnin, ku Shqipëria fitoi 2-0.