“Shtegu i lig, të merr dyfekun”

5 Shtator 2017, 20:32Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Vendimi i Behxhet Pacollit për t’iu bashkuar “komandantëve” dhe për të tradhëtuar koalicionin me Vetëvendosjen dhe LDK, do t’i japë Kosovës një qeveri të re dhe një panoramë të vjetër të qeverisjes. Qeveria e re, e cila dominohet nga 5 ministra të Pacollit, prej 4 deputetëve që ka gjithësej, është një zgjidhje joentuziaste për Kosovën, pasi në vend të prodhojë një politikë të re, po riciklon gjithë problemet e vjetra të Kosovës, që nga ato që kanë shoqëruar ish- komandantët, e deri tek ato që kanë shoqëruar tipa si Behxhet Pacolli, të cilët kanë marrë avionin nga Moska në Beograd, e pastaj në Prishtinë, për të ndalur bombardimin e Serbisë nga NATO dhe për të bërë paqe me Milosheviçin.

Shkak për këtë u bë me sa duket vëllai i Milosheviçit, i cili ishte ndërkohë ambasador i Serbisë në Moskë, ku Pacolli ishte përfshirë në një tender korruptiv për rindërtimin e parlamentit rus, të hetuar ndërkombëtarisht për ryshfete ndaj vajzës së Jelcinit.

Pacolli nuk ka dëshirë të jetë shqiptar i keq, por ka dëshirë të jetë i pasur, dhe si i tillë është bërë në Lindjen e korruptuar. Korrupsioni të mban peng dhe të mban peng dhe kur ke të bësh me çështje më të mëdha se paraja, siç është fjala vjen, qëndrimi ndaj kombit tënd.

Ai nuk do kishte ardhur me qejf me avion nga Moska në Kosovë, sikur të mos ishin në mes paratë e Kremlinit dhe tenderi i tij problematik me vajzën e Jelcinit. Ai po ashtu nuk do ishte kaq pro oriental dhe pro liderëve të korruptuar të ish- republikave të Kaukazit, sidomos asaj të Kazakistanit, sikur dhe aty të mos ishte përdorur si biznesmen oborri.

Dhe në këtë rast, ai ka vepruar si tregtar. Kur e pa që dy blloqet politike, nuk po mundnin të formonin dot qeverinë, ai bëri pazar, shiti aleatët e tij dhe shkoi “dhëndër” tek pala tjetër, duke marrë paraprakisht një pajë të majme.

Qeveria e re është tashmë në dorë të Behxhet Pacollit dhe pakicës serbe, ndërsa tre çështjet e mëdha të saj, të cilat duhet të çlirojnë Kosovën në Bruksel, janë çështja e kufirit me Malin e Zi, bisedimet me Serbinë, dhe beteja kundër korrupsionit.

E vetmja parti legjitime brenda këtij koalicioni është PDK, pasi ajo i ka pasur në projekt këto pika. Ajo ka qenë pro ratifikimit të kufirit me Malin e Zi, por Haradinaj u betua se do derdhej gjak po të prekeshin livadhet, që në mënyrë të diskutueshme humbasin prej territorit të Kosovës. PDK po ashtu ishte pro bisedimeve që nisi Hashim Thaçi me Vuçiçin, por Haradinaj dhe “Nisma” i kanë kundërshtuar ato si shitje të Kosovës. Beteja e tretë, ajo kundër korrupsionit, besoj se do vërë në siklet çdo njeri që do ta zërë në gojë me këtë qeveri.

Pyetja themelore që ka ky koalicion tani, është se çfarë e bashkon atë?

Programi jo, se për objektivat kryesore të Kosovës kanë qëndrime të ndryshme. Qëndrimet politike jo, pasi kanë qenë në koalicione të ndryshme parazgjedhore.

“Atdhedashuria” ngjan si fjalë cinike nëse varesh nga “LISTA” serbe dhe Pacolli.

Korrupsioni duket i vetmi motiv që mund ta shtyjë para këtë shumicë të re, por mund të kthejë mbrapa Kosovën.

Opozita e re e Kosovës do të jetë për herë të parë një parti nacionaliste antieshtablishment si “Vetëvendosja” dhe një parti tradicionale pro-europiane si LDK. Dhe ky është i vetmi lajm i mirë, pasi shpresat do të jenë më shumë tek opozita se sa tek qeveria. Qeveria do të humbasë shumë kohë dhe energji për gjetur gjuhën me serbët dhe Pacollin. “Shtegu i lig, të merr dyfekun”, thotë një fjalë e urtë popullore shqiptare. Komandantët nuk kanë më “dyfekë” praktikisht. Por dhe ndoshta nuk u duhet, që kur kanë mësuar çfarë janë paratë.

12 komente në ““Shtegu i lig, të merr dyfekun””

  1. Kombi says:

    KOMANDANTET DYFEKUN JA DORZUAN PACOLLIT . HARAJDINAJ DONTE TE BEHEJ ME CDO KUSHT KRYEMINISTER, TASHME DYFEKU NUK I DUHET ME . PACOLLI ESHTE PRO SERBISE , HAPUR FARE DHE SHIKON VETEM INTERESAT E TIJA . GJOJA QE KY DO TA RREGULLOJE KOSOVEN .
    . GALLATA VAZHDON ,NE ATE SHTET TE MBUSHUR ME INJORANT DHE HAJNA .

  2. Dielli mbi Korab says:

    E tille eshte politika ne gjith boten,qysh kur u zgjodh Trumpi President i SHBA mos prit qe ne Kosove te kemi politikan me dinjitet.
    Bexheti eshte i pasur dhe kjo gje mund tja haje kryet tani me njiket koalicion ,ose mund ta beje nje lloj mini Trupm te Kosoves.

  3. Genti, Tirane. says:

    Sakte e ke, nuk e tejkakojn dot veten. Do largohen akoma me shum nga zgjidhja e ceshtjeve kombetare. Ju ka ngel vec me bo exchange euro-rubla-dinar.

  4. Arber Iliri says:

    O Mero duke hedhur pas kraheve akuzat e korupsionit per Pacollin, mendoj se ai ka bere me te miren dhe kjo i sherben Kosoves, paragjykimet se si do te sillet qeveria me ministra nga te Pacollit nuk jane te bazuara.I uroj qeverise se re kosovare suksese.

    1. Shigjetari says:

      Pese ministra (dy nga te cilet shume te rendesishem) nga kater deputete flet shume per pazarin e rende ne kurriz te Kosoves.

  5. PANO HALLKO says:

    B R A V O!

  6. wow says:

    Kriminelit te vetvendosjes mire ja ka bare, ai kurre nuk duhet te marre pjese ne tepsi, eshte vertet terrorist

  7. Zymbylja says:

    Simbas kokes dhe festja. Nuk meritonin me mire
    Pak a shume me kujton ishullin e Xhamajkes ku “komandantet”, piratet e Karaibeve zune ishullin ku benin qejf me parate e piratuara dhe moren zezake per t’ ju sherbyer.

  8. fejza says:

    B. Pacolli i quajtur nga serbet pacov( miu shume i madh) e beri ate qe beri tere jeten e ti, matrapazllekun me gjithecka te mundur e sidomos me fatin e kombit te vet. Ata qe e njohin mire nuk jane befasuar aspak. “Nderhyrjen e ti diplomatike” gjate bombardimit te NATOs shqiptaret kurr nuk ja falin as qe e harrojne. Per nostalgjine e ti dhe parardhesive te ti per serbet dhe “konceptin” e zgjedhjes se qeshtjes se Kosoves mund te lexoni gjeresisht ne intervisten eksklusive te ti me 4 jan.2006 ne NEDELJNI TELEGRAF te Beogradit :
    FATI I REGJIONIT ESHTE NE DUART E BEOGRADIT
    ” KOSOVA NUK MUNDET PA SERBINE”

  9. ililr kombi says:

    po ato firmat qe siguroi Behgjeti duke paguar sa qimet e kokes lloj lloj popujsh??…apo i harruat ato?!… hajde Mero hajde.. nga Moska ne Beograd thote… se po i plas Natos per vellezerit e X dhe suvatimet e Dumes..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje